Laseri Q-Switch Nd:YAG ofron zgjidhje efikase dhe afatgjata në trajtimin për heqjen e pigmentimeve të padëshiruara, melazmës, njollave të moshës dhe tatuazheve. Me këtë teknologji realizohen gjithashtu trajtime që stimulojnë rigjenerimin dhe ripërtëritjen e lëkurës, të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Dr. Vesna Pljakoska, specialiste në dermatovenerologji, shpjegon se kjo teknologji e avancuar dërgon impulse drite me intensitet të lartë dhe saktësi të lartë drejtpërdrejt në zonat e targetuara, duke mundësuar rezultate të shkëlqyera me rrezik minimal dhe siguri maksimale për pacientët.
“Laseri Q-Switch stimulon prodhimin e kolagjenit, çka ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës, ngushtimin e poreve, reduktimin e rrudhave dhe shenjave të akneve. Gjithashtu, ai përmirëson tonin e lëkurës dhe i rikthen shkëlqimin natyral,” shpjegon Dr. Pljakoska.
Laseri Q-Switch, si një nga teknologjitë më të reja laserike në Center of Perfection, vepron shumë më shpejt se laserët tradicionalë duke shkurtuar ndjeshëm kohëzgjatjen e procedurës për heqjen e tatuazheve. Falë aftësisë së tij unike për të dërguar energji në pulse ultra të shkurtra dhe të kontrolluara, ky laser targeton pigmentin në lëkurë pa dëmtuar indet përreth.
“Terapia me laser është standardi i artë për heqjen e tatuazheve. Impulset e energjisë së lartë depërtojnë thellë në lëkurë, deri në 2–3 mm, duke targetuar dhe shkatërruar pigmentin dhe ngjyrën e tatuazhit. Pas shpërbërjes së pigmentit, sistemi imunologjik natyror i trupit i eliminon gradualisht këto fragmente,” shpjegon Dr. Pljakoska.
Në varësi të natyrës së problemit, e cila përcaktohet përmes ekzaminimit klinik nga specialisti i dermatovenerologjisë, përcaktohet edhe numri i trajtimeve të nevojshme. Në shumicën e rasteve mjaftojnë 1 deri në 2 trajtime, por për heqjen e tatuazheve me laserin Q-Switch mund të nevojiten 6 ose më shumë sesione. Rekomandohet që trajtimet të kryhen me intervale të përshtatshme kohore, për të mundësuar rigjenerimin e plotë të lëkurës. Duhet theksuar gjithashtu se ky trajtim është i sigurt dhe nuk lë shenja në lëkurë.