Sëmundjet inflamatore të gjirit

Sëmundjet inflamatore në gji (mastiti) shfaqen tek gratë në moshën nga 18 deri 50 vjeç. Nëse pacienti ka një absces (qelb), duhet të kullohet menjëherë në mënyrë kirurgjikale. Kur trajtimi me antibiotikë nuk ka efekt mbi infeksionin, është e nevojshme të bëhet një biopsi për të përjashtuar mundësinë nga shfaqja e karcinomës.

Inflamacion në gji 

Mastiti i laktacionit: 3-20% nga gratë në periudhën e laktacionit marrin mastitin e laktacionit, zakonisht në javën e parë pas lindjes. Plasaritja, plagët dhe qërimi i areolës me higjienë të dobët shkaktojnë shumëzimin e mikrobeve. Nëse nuk trajtohenme antibiotikë, 1/3 e këtyre rasteve mund të përfundojnë si mastit. Antibiotikët e ulin këtë normë për 5%. Ushqyerja me gji ose pompimi i qumështit të gjirit ul abscesin. Nëse inflamacioni nuk trajtohet në kohë, mund të ndodhë sepsa. Gratë që ushqejnë foshnjat me gji mund të marrin penicilinë por nëse kanë alergji ndaj penicilinës mund të marrin antibiotikë si cefalosporinë,  klaritromicin dhe eritromicin. Drenazha e abcesit mundëson vazhdimin e procesit të gjidhënies dhe ndihmon në uljen e inflamacionit. Nëse ndërpritet qumështi në gjinjtë, përkeqësohet gjendja me inflamacionin. Prandaj sasia e tepërt e qumështit në gjinjtë duhet të nxirret me dorë ose me pompë.

Mastiti periduktal

Mastiti periduktal (мastiti që ndodh pa procesi i ushqyerjes me gji): Ky inflamacion fillon në thithin dhe zhvillohet përreth kanaleve të qumështit. Më së shpeshti në 90% të rasteve shoqërohet me pirjen e duhanit dhe ndodh tek nënat e reja në moshën 35 vjeç. Pirja e duhanit mendohet se i dëmton kanalet retroareolare të qumështit dhe i bën të prirura ndaj inflamacionit. Fillimisht vërehet vetëm eritema në afërsinë e areolës si dhe ënjtja. Përdorimi i antibiotikëve mund t’i ulë këto simptoma. Nëse abscesi zbulohet me ultrazë është e nevojshme që të kullohet. Pas kullimit, kanalet retroareolare të qumështit mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale vetëm tek pacientët me absces të përsëritur për shkak të rrezikut të lartë nga shfaqja e qelbit. Tek diabetikët, pacientët me sëmundje kronike të veshkave, ato që marrin kimioterapi ose ato me një sistem imunitar represiv, mastiti periferik jolaktues mund të zhvillohet si një absces në pjesët e areolës. Në rastin e tillë, abscesi duhet të kullohet përsëri dhe pacienti duhet të marrë antibiotikë. Në varësi të moshës së pacientit dhe rezultateve të testit, nëse mjeku dyshon për karcinomë, është e nevojshme ta bëjë biopsinë e abscesit ose lezioneve të inflamuara. 

Mastiti granulomatoz: ka dy lloje, mastiti tuberkoloz dhe mastiti granolomatoz idiopatik lobular

Mastiti tuberkoloz më së shpeshti shfaqet në vendet në zhvillim tek pacinetët me imunitet të dobët (AIDS, insuficienca renale kronike etj.). Mastiti tuberkoz shfaqet si një fistula anastomike në lëkurën e gjirit, masa në gjinjtë, masa me sekret ose absces në sqetullat. Testet specifike për tuberkulozë zbatohen me marrjen e mostrave nga abscesi ose masa.  Testet gjenetike si edhe PVR testi më i ri (Reagimi i zinxhirit poliveraz) japin rezultate më të detajueshme. Nëse abscesi i gjinjve përsëritet edhe pas kulimit të tij dhe pas përdorimit të terapisë me antibiotikë, ekziston dyshimi për ekzistimin e tuberkulozes që nuk mund të diagnostikohet me test. Për këta pacientë duhet të përshkruhet terapi me barna dhe antibiotikë. Abscesi mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale në rast të shfaqjes së përsëritur të mastitit tuberkoloz përveç përdorimit të terapisë dhe kullimit.

Mastiti idiopatik lobular granulomatoz sfaqet tek pacientët në fillim të shtatzënisë. Mendohet se është rezultat i reagimit të madh të agentave regullative imunologjike të gjirit (autoimun dhe /ose infeksionit të mëparshëm ose traumë). Edhe në kuptimin klinik dhe radiologjik ( ultrazëri, mamografia, rezonanca magnetike), ky lloj i mastitit shpeshherë përzihet me karcinomë (veçanërisht karcinoma inflamatore e gjirit) ose me tuberkulozë. Këta pacientë vazhdimisht kanë abscese në gjinjtë edhe pse bëhet drenazhe dhe merret terapi me antibiotikë. Mostrat që merren nga abscesi ose nga indi janë negative në tuberkolozë. Ultrasonografia, mamografafia dhe rezonanca magnetike e gjinjve nuk mund ta dallojnë karcinomën. Indi i dyshimtë mund të dërgohet për ekzaminim në patologji për përkufizimin e diagnozës. Për periudhën e trajtimit, pacientët me masa të vogla mund të vazhdojnë me ekzaminimet. Këto llojet masash mund të zhduken vetëm pas marrjes së antibiotikëve dhe analgjetikëve. Në këtë periudhë nëse ka absces në bazë mund të kullohet dhe të dërgohet për analizë mikrobiologjike. Në rastet nëse masa nuk zhduket pas këtyre trajtimeve edhe pse kjo masë është e vogël mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale. Nëse masa është e madhe ose ekzistojnë disa masa, pacienti duhet të marrë imunosupresant si për shembull sterioide. Pacienti duhet t’i përdorë këto barna se paku 6 jabë, gjithsej 3-4 muaj. Për tri javë pacientët dhe të vijnë për kontrolle. Para përdorimit të barnave iminuosupresive mjeku duhet të jetë i sigurt se pacienti nuk ka tuberkulozë. Terapia kortizone ndihmon në trajtimin e këtyre masave dhe nëse ulet mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Nëse masa është e përhapur deri në gjinjtë, merret vetëm terapia kortizone. Në rast të reagimit pozitiv dhe uljes së masave, pacient bën kontrolle të rregullta. Nëse kortizoni nuk jep rezultate mund të përdoren barna të tjera të ngjashme imunosupresive.

Shpërndaj