SI FUNKSIONON TERAPIA E OZONIT DHE PËR TË CILAT SËMUNDJE NDIHMON?

Ozonoterapia është një metodë e re jo tradicionale për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht në rastet kur metodat tradicionale janë të pafuqishme. Hulumtimet tregojnë se efekti i ozonit është i mrekullueshëm dhe një efekt pozitiv vërehet menjëherë pas seancës së parë. Ky lloj trajtimi kryhet përmes aplikimit të ozonoterapisë në mënyrë intravenoze. Nga pacienti merret gjak nga vena në sasi prej 50 deri në 150 ml dhe në të injektohet një përzierje ozoni dhe oksigjeni. Më tej, të gjithë përbërësit përzihen butësisht, kështu që kjo përbërje aplikohet në mënyrë intravenoze tek pacienti.

KUR PËRDORET?

Ky lloj i terapisë mund të përdorët për përforcimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore dhe përforcim të mbrojtjes së organizmit. I ndihmon performancat mendore dhe fizike, ndihmon në largimin e lodhjes. Procedura mund të kombinohet me trajtim me barna ose teknika të tjera fizike. Terapia e ozonit mund të përdoret në këto indikime për trajtim:

  • Angiopati
  • Aterosklerozë
  • Diabet
  • Hepatit me origjinë të ndryshme
  • Ulkusa të jashtme (plagë si pasojë e sëmundjes së venave)
  • Gangrenë diabetike
  • Çrregullime në qarkullimin arterial dhe venoz
  • Goditje në tru
  • Çrregullime në qarkullimin cerebral
  • Osetomielit
  • Sëmundje të ndryshme ngjitëse
  • Gjendje të imunodeficienës
  • Sëmundje alergjike
  • Sëmundje inflamatore të traktit respirator
  • Ulcera afatgjate dhe plagë
  • Sëmundje inflamatore të traktit të sipërm respirator

Përveç kësaj, kjo procedurë rekomandohet edhe për aktivizimin e proceseve metabolike, përforcimin e imunitetit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe rrjedhjes limfatike, përshpejtimin e proceseve të rigjenerimit të indeve, tërheqjen e toksinave, të rritet vitaliteti, kthimin e kapacitetet të punës, normalizimin e sistemit endokrin. Terapia e ozonit në mënyrë intravenoze promovon sintezën e substancave biologjike aktive dhe i përshpejton proceseve metabolioke të plazmës dhe membranave qelizore, zmadhimin e oksigjenit që çon në aktivizimin e eritrociteve.

Qasja sistemike kontribuon në përmirësimin e furnizimit të gjakut në indet si dhe për përmirësimin e proceseve metabolike në organet e prekura. Ozoni ka përmbajtje antibakterale ( është mjeti më i fuqishëm nga të gjitha mjetet e përdorura për mbrojtje baktericide), vepron kundër viruseve dhe kërpudhave. Përmirëson oksigjenimin e indeve, d.m.th ngopjen me oksigjen, shtyp inflamacionin e indeve. Kur përdoret në përqendrime të larta (3000-4000 mg) – funksionon si terapi imunosupresive, dhe kur përdoret në përqendrime të ulëta (300-400 mg) – rrit rezistencën e indeve lokale dhe të gjithë organizmit.

Si kryhet kjo procedurë?

Terapia intravenoze fillon me një konsultë me një mjek. Në fazën fillestare, specialisti përcakton disponueshmërinë e indikacioneve dhe kundërindikacioneve për përdorimin e ozonit si autokimioterapi. Sasia mesatare e oksigjenit aktiv për një procedurë është 200-400 ml. Vendoset një linjë intravenoze dhe koha nga marrja e mostrave të gjakut deri në aplikimin e gjakut të ozonuar zgjat 15-30 minuta. Para aplikimit të ozonit, pacientit këshillohet të marrë një vakt të lehtë dhe nuk duhet të pijë duhan 30 minuta para dhe pas procedurës. Pas përfundimit të aplikimit të ozonit, duhet të pushoni për 30 minuta. Terapia e ozonit nuk ndikon në përqendrimin dhe vëmendjen, kështu që ju mund të kryeni aktivitetet e përditshme. Për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme, rekomandohet një trajtim prej 6 deri në tetë (8) autokimioterapi me ozon, për gjendjet kronike rekomandohet katërmbëdhjetë (14) autokimioterapi. Autokimioterapia me ozon kryhet çdo të dytën ditë, dhe kohëzgjatja e një seance është 30 minuta. Procedura eliminon dhimbjen, mundëson shërimin e shpejtë dhe rigjenerimin e indeve të shëndetshme.

Kur nuk duhet të kryeni ozonoterapi?

Kundërindikimet për autokimioterapinë janë forma aktive e tuberkulozit, onkologjia, shtatzënia dhe ushqyerja me gji, insuficienca kardiovaskulare dhe renale, psikozat akute, epilepsia dhe sulmet akute të zemrës. Kundërindikimet e përkohshme janë cikli menstrual, sëmundjet akute infektive me temperaturë, intoksikim alkoolik.

 

Shpërndaj