Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka lidhur marrëveshje dhe bashkëpunon me bankën më të madhe të licencuar të spermës, CRYOS nga Danimarka, një bankë me mbi 30 vjet ekzistencë dhe me bazën më të madhe të donorëve të spermës në botë. Kjo bankë e njohur ofron material donor në më shumë se 100 vende në botë, duke garantuar standarde globale të cilësisë dhe sigurisë.
Në lidhje me publikimet e fundit për një donator danez që mban një mutacion gjenetik të lidhur me rritjen e rrezikut për kancer dhe me spermën e të cilit janë konceptuar rreth njëqind fëmijë, banka CRYOS dërgoi një njoftim te Spitali Klinik “Acibadem Sistina” duke na informuar se ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë donator, i cili vjen nga një bankë tjetër. Ata theksojnë se procesi i tyre i aprovimit të donorëve është strikt dhe përfshin një kontroll të detajuar të historisë familjare në tre breza, me qëllim minimizimin e rrezikut të sëmundjeve dominuese trashëgimore.
Duke siguruar standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë, ne i informojmë pacientët nga Departamenti i IVF-it se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron opsione të sigurta dhe të besueshme në procesin e planifikimit familjar, duke përdorur teknologji dhe protokolle që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mjekësinë riprodhuese.


