Paketat kardiologjike ofrojnë një pasqyrë të faktorëve të rrezikut, një vlerësim të detajuar të gjendjes së zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe një prognozë për pacientin. Ato mundësojnë gjithashtu përcaktimin e llojit të trajtimit, nëse është i nevojshëm dhe planifikimin e dinamikës së kontrolleve të mëtejshme.
Sipas Dr. Shk. Zharko Hristovskit, kardiolog intervent, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut duhet të zbulohen dhe trajtohen me kohë, pasi komplikimet fatale më së shpeshti ndodhin papritur, si për shembull infarkti i miokardit ose disekcioni (çarja) i aortës. Për këtë arsye, sëmundja mund të arrijë në një fazë të avancuar, kur trajtimi me metoda të ndryshme nuk është më i mundur.
“Në bazë të kontrollit të detajuar klinik, analizave laboratorike dhe gjetjeve diagnostikues jepet një propozim për trajtimin e mëtejshëm, përkatësisht nëse duhet të kryhet ndonjë procedurë invazive apo pacienti do të trajtohet me terapi medikamentoze”, shpjegon Dr. Shk. Zharko Hristovski, kardiolog intervent.
Kontrolli i parë kardiologjik rekomandohet të bëhet rreth moshës 40-vjeçare (edhe pse mosha mund të ndryshojë), veçanërisht për personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara ose janë të ekspozuar ndaj stresit për një periudhë të gjatë kohore.
Vizitoni një kardiolog nëse:
- Ndjeni dhimbje ose shqetësime në gjoks (ngushtim, therje, rrahje të parregullta të zemrës apo “mjegullim” para syve)
- Keni histori familjare të sëmundjeve të zemrës ose sëmundjeve vaskulare
- Vuani nga sëmundje kardiovaskulare
- Keni tension të lartë të gjakut, diabet ose kolesterol të lartë
- Pini duhan, keni mbipeshë ose nuk jeni fizikisht aktiv
- Jeni burrë mbi 40 vjeç ose grua mbi 45 vjeç dhe dëshironi të filloni aktivitet fizik
Paketa kardiologjike Premium përfaqëson një kontroll gjithëpërfshirës të zemrës dhe enëve të gjakut i cili mundëson një vlerësim të detajuar dhe të sigurt të shëndetit kardiovaskular në një vend.
Në këtë paketë përfshihen shërbime si: ekzaminimi nga kardiologu, analiza e ritmit të zemrës me EKG, vlerësimi i strukturës dhe funksionit të zemrës me ekokardiografi, si dhe vlerësimi i punës së zemrës gjatë aktivitetit fizik përmes stres-testit.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që përcaktohet gjendja momentale e pacientit, por mundësohet edhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve të fshehura të zemrës, vlerësimi i rrezikut nga komplikimet serioze, si dhe marrja e udhëzimeve për trajtim të mëtejshëm dhe parandalim. Kështu, pacienti fiton një pasqyrë të detajuar dhe më shumë siguri për shëndetin e zemrës së tij.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron paketa promocionale kardiologjike që përfshijnë një sërë shërbimesh kardiologjike, me qëllim ofrimin e kujdesit gjithëpërfshirës për shëndetin e zemrës. Këto paketa mundësojnë kontroll të plotë kardiologjik dhe ekzaminime diagnostikuese bashkëkohore, të realizuara nga specialistë me përvojë dhe me pajisje mjekësore të teknologjisë më moderne.


