Më pak kripë, më shumë shëndet


Kripa është armik ‘I qetë’ I njeriut modern!  Rritja e përdorimit të kripës apo ‘ vdekjes së bardhë’ siç e quajnë disa, çdo ditë pa e kuptuar I dëmton veshkat tona, zemrën dhe enët  e gjakut. Vdekshmëria nga këto sëmundje rritet çdo ditë e më shumë.

Si ta ndaloni këtë ‘epidemi’ të kohës modern? Shumë thjeshtë – bëni kujdes çfarë hani. Shmangni ushqimet e kripura edhe pse mund të jenë tepër të shijshme!

sistina


Kripa është armik ‘I qetë’ I njeriut modern!  Rritja e përdorimit të kripës apo ‘ vdekjes së bardhë’ siç e quajnë disa, çdo ditë pa e kuptuar I dëmton veshkat tona, zemrën dhe enët  e gjakut. Vdekshmëria nga këto sëmundje rritet çdo ditë e më shumë.

Si ta ndaloni këtë ‘epidemi’ të kohës modern? Shumë thjeshtë – bëni kujdes çfarë hani. Shmangni ushqimet e kripura edhe pse mund të jenë tepër të shijshme!

Llogaritni përdorimin e kripës në përditshmërinë tuaj

Çdo ditë përfshini ‘matësin tuaj të kripës’ në ushqimin që do të konsumoni. Nëse matësi tregon se sot keni përdorur 2,400 mg, atëherë ju keni arritur marrjen maksimale të lejueshme të kripës. Përbërës I kripës është natriumi ( emri I tij është klorid sidium) dhe një gram kripë, ka rreth 40% sodium. Shumë lehtë mund të llogarisni sasinë e marrjen së kripës në ditë, ajo nuk duhet të kalojë më shumë se 6 gr, që do të thotë një lugë kafe kripë në ditë.

Por sit ë shpëtojmë nga varësia e kësaj vdekjeprurëse, kur 75% e kripës që ne marrim me anë të ushqimit ‘fshihet’ në produktet e gatshme apo gjysëm të gatshme që na ofron tregu? Ja disa shembuj nga jeta e përditshme: në një hamburger ka 7 gr kripë, (do të thotë se me konsumimin e një hamburger të vetëm keni marrë 7×400=2800 gr natrium, dhe me këtë e keni kaluar sasinë e lejueshme të marrjes së kripës në një ditë); një kg bukë përmban 5 gr kripë (ndoshta për këtë arsye buka është kaq e shijshme); 100 gr sallam përmban 3,6 gr kripë; 100 gr proshutë përmban 4,5 gr kripë; 100 gr salçiçe përmban 2 gr kripë, etj.

Vëzhgoni deklaratat e ushqimit

Tani ju duhet të llogaritni vetë sasinë e kripës që duhet të merrni gjatë ditës. Kur të bleni ushqime, vëzhgoni gjithmonë deklaratën e ushqyesve të caktuar të produktit (yndyrë, karbohidrate, protein, kolesterol, natrium). Vëreni se sa natrium do të marrë trupi juaj nga përdorimi I këtyre produkteve. Përfshini dhe këto produkte në matësin tuaj të përditshëm, pasi ato do të shtojnë sasinë  e kripës në dhe shumë shpejtë do ta arrini sasinë e rekomanduar të natriumit në trupin tuaj.

Zvogëloni sasinë e kripës, jetoni më gjatë

Duhet të theksohet se kategoria më e ‘rrezikuar’ e rritjes së sasisë në marrjen e kripës, janë personat të cilët kanë pësuar goditje në zemër, kanë problem me veshkat, tension të lartë të gjakut, dhe ata me cirrozë në mëlçi. Tek kjo kategori njerëzish, sasia e madhe e kripës mund të shkaktojë vdekjen. Për këtë arsye, për këta persona sipas rekomandimeve të fundit sasia e përdorimit të kripës është e kufizuar në 1500 mg sadium/ditë. Shpesh këta persona pyesin: A mund të përdor në gatim  kalium si zëvendësues të natriumit? Nga ky lloj I kripës I quajtur kripë kalium, këta persona të lartëpërmendur duhet të jenë tepër të kujdesshëm dhe nuk duhet ta përdorin pa miratimin e mjekut! Të dhënat e fundit mjekësore tregojnë se reduktimi I marrjes së kripës 3-4 gr në ditë, ulet deri në 25 % rreziku I vdekshmërisë kardiovaskulare. A nuk është kjo një nxitje e mjaftueshme për të filluar ‘përballjen’ tuaj me kripën? Këtë gjë duhet ta pranojnë dh eta zbatojnë edhe pjestarët e tjerë të familjes tuaj, kolegët, miqtë, shokët e shkollës ….  A ka ndonjë gjë më të mirë në mjekësi se parandalimi!

Disa këshilla për të reduktuar marrjen e kripës:

  • Përgatisni supë me pak kripë në shtëpi.
  • Përdorni në ushqim piper, hudhër, rigon, nenexhik, borzilok, trumzë apo erëza të tjera në vend të kripës.
  • Sallatës mos I hidhni kripë, por shtojini asaj limon ose uthull.
  • Nëse hani jashtë shtëpisë, porositni ushqim me pak kripë.

Largojeni kripën nga tavolina juaj!

  • Kur të blini ushqim, kushtojini  vëmendje përmbajtjes së kirpës (natrium)
  • Mos hani ushqim të shpejtë. Shmangni blerjen e ushqimeve të koservuara apo gjysëm të gatshëm
  • Përgatisni ushqim në shtëpi. Bëni supë me pak kripë.
  • Zvogëloni çdo ditë sasinë e përdorimit të kripës në ushqim. Për 8-12 javë do të kuptoni se nuk do të ndjeni nevojën për ushqim të kripur.

MBANI MEND! Lista e produkteve me pëmbajtje të lartë të kripës: supa e gatshme, patatinat, biskotat e kripura si dhe të gjitha produktet e këtij lloji, katchap, llojet e soseve dhe ato të cilat përdoren në sallata, produktet e sallamrave, produktet e mishit të thatë, perimet e konservuara, djathi kaçkavall dhe lloje të tjera të djathit, etj.

Shpërndaj