Zorrët tuaja komunikojnë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ja çfarë do të thotë: zorrët tona japin sinjale për çdo gjë, duke filluar nga sëmundjet deri tek stresi. Çelësi për këtë është se duhet të dini se në çfarë duhet të bëni kujdes dhe se çfarë kuptimi kanë këto sinjale.
Nuk ekziston diçka e tillë si ‘kjo është normale’
Njerëzit janë të ndryshëm. Kështu edhe jashtëqitja e tyre është e ndryshme. Madhësia, forma dhe konsistenca e feçes ndryshon nga personi në person. Në vend që të kërkoni se çfarë është ‘normale’ bëni kujdes tek ndryshimet. Më parë shkonit më shpesh në tualet, ndërsa tani keni problem? Më parë jashtëqitja ishte më e trashë, ndërsa tani është më hollë? Nëse përjetoni ndryshime të dukshme të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Gjaku është shenjë paralajmëruese
Nëse vëreni gjak disaherë gjatë jashtëqitjes, kontaktoni menjëherë doktorin. Gjaku mund të jetë shenjë e polipsit ose e kancerit kolorektal. Gjithashtu, arsye për këtë mund të jetë dhe gjendjet jo të rrezikshme siç janë hemoroidet apo plasaritjet anale. Në çdo rast, detyrimisht duhet të kyeni kontroll tek mjeku. Nëse vëreni gjak gjatë jashtëqitjes, kushtoni vëmendje simptomave të tjera si: humbja e peshës së trupit, ethe apo të dridhura.
Ndonjëherë madhësia shkakton shqetësim
Nëse më parë kishit jashtëqitje në formë më të madhe të feces, dhe tani ajo është e hollë por e vështirë për të dalë jashtë, konsultohuni me mjekun. Tek disa lloje të karcinomit në zorrën e trashë, kanali hollohet bashkë me të edhe jashtëqitja. Por jashtëqitja e hollë, nuk do të thotë se keni karcinom. Por nëse kjo gjendje zgjat më tepër kohë, dhe të shkuarit në tualet është më e vështirë, mjeku juaj mund t’ju kryej një test kolonoskopik.
Konsistenca është e rëndësishme
Ndonjëherë të gjithëve na ndodh të kemi diarre. Jashtëqitja e hollë e cila shfaqet gjatë një kohe të shkurtër, mund të shkaktohet nga një helmim I lehtë I ushqimit ose infeksion. Por, nëse jeni mësuar gjithmonë të keni jashtëqitje të trashë, ndërsa tani gjatë gjithë kohës keni diarre, kjo mund të jetë shenjë e acarimit të zorrës së trashë ose kolit ulcerative, veçanërisht nëse keni simptoma të dhimbjes së barkut, gjak dhe humbje të peshës.
Ndoshta është stres
Trupi juaj reagon ndaj ngjarjeve që ndodhin rreth jush. Ndikimi I stresit dhe I çështjeve të pazgjidhura mund të reagojë dhe në jashtëqitjen tuaj. Jashtëqitja juaj mund të jetë tregues I gjërave për të cilat ju nuk keni dijeni. Nëse të shkuarit në tualet ka pësuar një ndryshim drastik në lidhje me atë çfarë ju jeni mësuar të keni zakonisht, ndërkohë që faktori I shkaqeve mjekësore është I përjashtuar, atëherë me siguri stresi është shkaktari I vetëm I këtij ndryshimi në jetën tuaj të përditshme. Kushtojini vëmendje asaj çfarë jashtëqitja juaj tregon. Mund të shfaqen shenja paralajmëruese nga ato të shkaktuara nga stresi deri tek kushtet mjekësore.