Disa këshilla të dobishme para se të udhëtoni

Pushimet verore

Për t’i shijuar pushimet verore, duhet të mendoni në shumë gjëra. Para se të niseni në rrugë, informohuni dhe merrni masa për çdo rrezik të mundshëm të shëndetit tuaj gjatë pushimeve. Gjithësesi, ‘ACIBADEM SISTINA’ ju jep disa këshilla të dobishme lidhur me këtë temë:

Pushimet verore

Për t’i shijuar pushimet verore, duhet të mendoni në shumë gjëra. Para se të niseni në rrugë, informohuni dhe merrni masa për çdo rrezik të mundshëm të shëndetit tuaj gjatë pushimeve. Gjithësesi, ‘ACIBADEM SISTINA’ ju jep disa këshilla të dobishme lidhur me këtë temë:

Para se të niseni në udhëtim, duhet të informoheni në lidhje me çdo rrezik të mundshëm të udhëtimit, dhe çfarë masash parandaluese duhet të merrni për të mbrojtur shëndetin tuaj. Sa herë që udhëtojmë diku, duhet të marrim parasysh se kemi ndryshuar mjedis, dhe meqënëse për organizmin kjo është diçka e re, dhe mund të duhet pak kohë që organizmi të adaptohet me mjedisin e ri, gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin të papritura të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin tonë. Kjo gjë vlen akoma më tepër në ditët e sotme, ku mundësia për të udhëtuar është më e madhe, madje dhe në vendet më të largëta të botës. Madje edhe nëse zgjedhim një nga vendet fqinjë, edhe atëherë mund të jemi të ndjeshëm ndaj ndonjë sëmundje. Për këtë arsye theksojmë që para se të niseni në udhëtim duhet të mendoni në shumë gjëra. Për ti minimizuar rreziqet, duhet të konsultoheni me epidemiolog, disa ditë para se të niseni në udhëtim. Çfarë vaksinimi apo çfarë ilaçesh parandaluese duhet të merrni para se të niseni, kjo varet nga destinacioni që ju keni zgjedhur, nga stina e vitit, nga kushtet e qëndrimit si dhe nga situata aktuale epidemiologjike.

Këshilla të përgjithshme

Nuk ka rëndësi se ku do të udhëtoni, merrni me vete sigurimin shëndetësor për të mbuluar shpenzimet në rast të ndonjë trajtimi të nevojshëm shëndetësor ( trajtim mjekësor në spital në rast të ndonjë situate të papritur). Kërkoni nga agjensia e udhëtimit organizimin e sigurimit shëndetësorë në varësi të destinacionit tuaj. Mos harroni të konsultoheni me epidemiolog se çfarë vaksinash duhet të merrni para se të nisenë në rrugë. Rreziqet e udhëtimeve janë më të mëdha tek fëmijët, gratë shtatzëna, të mëshuarit, personat me aftësi të kufizuara, dhe për ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Për këta udhëtarë, është e nevojshme këshilla e mjekut për gjëndjen e tyre shëndetësore, dhe do të ishte mirë, për çdo rast të merrnit me vete dhe një histori të shkurtër mjekësore të tyre. Nëse jeni duke ndjekur ndonjë terapi, përveç ilaçeve duhet të merrni me vete dhe raportin mjekësor të shtypur në mënyrë që të mund të lexohet dhe të kuptohet emri I ilaçit, doza dhe historia e shkurtër e sëmundjes. Të gjitha ilaçet të cilat do t’I merrni me vete, vendosini në vëndin më të afërt që të mund t’I gjeni sa më shpejtë në rast nevoje.

Bëni kujdes nga rrezet e diellit!

Bëni kujdes nga dielli. Shmangni rrezet e diellit nga ora 11-15, pasi ato janë rrezet më të forta dhe të dëmshme. Dielli ka një domethënie të madhe për jetën, pushoni dhe relaksohuni, por bëni kujdes që ai të mos ju dëmtojë. Djegijet nga dielli, jo vetëm që mund t’jua prishin gjendjen e humorit, por me kalimin e kohës ato akumulohen në trup, dhe mund të rrisë në masë të madhe rrezikun e kancerit në lëkurë. Zakonisht, fëmijët janë më pak të mbrojtur. Nëse udhëtoni në vende tropikale, merrni parasyshë këto gjëra:

Nëse destinacioni juaj është më afër ekuatorit, kjo do të thotë se dielli ka intensitet më të lartë dhe për këtë arsye është më I rrezikshëm. Rrezet e diellit reflektohen në ujë dhe në rërë, kjo rrit intensitetin e rrezatimit. Mbrojtja më e mirë, mbrojtja e trefishtë! Përdorni kremra për lëkurën tuaj me faktor mbrojtës të lartë ndaj UV, dhe rekomandohet aplikimi I tyre në lëkurë 1 orë para se të dilni në diell. Aplikoni kremin mbrojtës disa herë në ditë gjatë qëndrimit tuaj në diell. Mundohuni të mos reklamoheni gjatë ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht në orët e drekës. Pjeët më të ekspozuara të trupit (koka, supet dhe krahët), duhet t’I mbroni me veshje të përshtatshme. Veçanërisht duhet të kujdeseni që fëmijët e vegjël të mbajnë kapele, mëngë të gjata dhe sigurisht mbrojtës me faktor të lartë ndaj rrezeve UV.

Ujë, ushqim dhe seks!

Bëni kujdes çfarë uji pini. Dë të ishte mirë të pinit ujë në shishe. Përdorimi I alkoolit të jetë në masë të kufizuar, për shkak të mundësisë të dehidratimit, sidomos në klimë të nxehtë. Bëni kujdes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Përdorimi I kondomave latex, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe është masë efektive për mbrojtjen personale ( është më mirë që ato ti merrni me vete, pasi mund të mos I gjeni në vendin ku do të udhëtoni, apo cilësia e tyre të mos jetë e njëjtë).

Kërkoni informacion për kushtet shëndetësore në vendin ku do të udhëtoni.

Për shkak të klimës dhe të karakteristikave të tjera të çdo vendi, ekziston mundësia e rritjes së rrezikut të disa sëmundjeve infektive. Këto mund të bëjnë pjesë në grupin e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve, apo sëmundje të shkaktuara nga kontakti me kafshët apo insektet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, para se të udhëtoni në ndonjë vend, është e domosdoshme të vaksinoheni dhe të merrni vërtetim për këtë.

Çfarë duhet të përfshijë ndihma juaj e shpejtë?

– Për përdorimin personal, numrin e mjaftueshëm të ilaçeve të cilat mjeku I ka lëshuar për ju.
– Sprej – antiseptik për dizinfektimin e plagëve
– Fasho sterile për kompreso, fashë elastike, leucoplast
– Tablet kundra dhimbjeve si paracetamol dhe të tjera
– Pluhur me elektrolit për të rimarrë mineralet e humbura në rast se ju ndodh të keni diarre
– Mjetë për të lehtësuar simptomat në rast pickimi nga insektet
– Ilaçe të rekomanduara nga mjeku juaj në varësi të vendit ku do të udhëtoni

Masa paraprake gjatë kthimit

Për sigurinë tuaj, të familjes tuaj dhe të të gjithë vendit tuaj, është e nevojshme por gjithashtu kërkohet me ligj, që kur të ktheheni nga udhëtimi duhet të kryeni kontroll shëndetësor tek epidemiologët kompetentë. Nëse keni temperaturë, pas 3 muajsh deri në një vit nga kthimi I zonave endemike të malaries ( zonat tropikale dhe subtropikale), kontaktoni menjëherë mjekun tuaj!

 

 

 

Shpërndaj