Një ditë para se të shkoni në kontroll, merrni një letër me vete dhe shkruani si më poshtë:
– Simptomat tuaja, duke përfshirë edhe shenjat të cilat nuk lidhen me kancerin e gjirit.
– Informacione personale, stresi më i madh që keni përjetuar apo ndryshime të mëdha të jetës të cilat ju kanë ndodhur kohët e fundit.
– Historinë familjare. Shkruani nëse në familjen tuaj keni ndonjë rast me karcinom dhe cila është lidhja juaj familjare me këtë person, llojin e kancerit dhe moshën kur është diagnostikuar.
– Lista e vitaminave apo shtesat e ushqimit të cilat i merrni.
– Merrni me vete fotografimet lidhur me diagnozën e kancerit të gjirit.
– Është mirë që të merrni me vete shoqërues, shoqëruesi gjithashtu do të mbaj mend të gjitha gjërat që do t’ju thotë doktori nëse ju nuk do të mund t’i kujtoni.