Prostata një gjendër e vogël – një problem i madh

Prostata është pjesë e sistemit riprodhues të mashkullit, prandaj shqetësimi për këtë gjendër të vogël me formë gështenje e vendosur nën fshikëz, roli i të cilës është të sekretoj lëng të kthjellët, i cili është pjesë e farës së lëngshme të spermës gjatë erektimit, është i justifikuar. Për pyetjen më të shpeshtë në lidhje me problemin e rritjes së prostatës, biseduam me Prof. Dr. Ljupço Lekovski, kirurg urolog në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Prostata është pjesë e sistemit riprodhues të mashkullit, prandaj shqetësimi për këtë gjendër të vogël me formë gështenje e vendosur nën fshikëz, roli i të cilës është të sekretoj lëng të kthjellët, i cili është pjesë e farës së lëngshme të spermës gjatë erektimit, është i justifikuar. Për pyetjen më të shpeshtë në lidhje me problemin e rritjes së prostatës, biseduam me Prof. Dr. Ljupço Lekovski, kirurg urolog në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Çfarë është rritja e prostatës dhe kush mund të preket nga kjo sëmundje?

Rritja e prostatës është një gjendje e cila lidhet me plakjen e mashkullit. Më shumë se gjysma e meshkujve mbi moshën 60 vjeçare, përballen me këtë problem. Zakonisht prostata nuk tregon asnjë simptomë deri në moshën 40 vjeçare. Shkaqet nuk janë të njohura. Supozohet se një rol të madh mund të luajnë hormonet siç janë testosteroni, dihidratestosteroni (DHT) dhe estrogjeni.

Cilat janë simptomat e prostatës së zmadhuar?

Një ndër simtomat më të njohura në lidhje me zmadhimin e prostatës është problemi me urinimin. Meshkujt të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, urinojnë disa herë gjatë natës. Kjo ndodh si pasojë se rritja e prostatës shtyp kanalin urinar i cili kalon nëpërmjet saj. Probleme të tjera të cilat shfaqen si pasojë e zmadhimit të prostatës janë: fillimi i urinimit shfaqet me vonesë, fillimi i urinës mund të jetë më i dobët se zakonisht, ndjenja e nevojës për të urinuar akoma megjithatë nuk mund të urinoni. Vështirësitë gjatë urinimit, infeksionet e ndryshme, dëmtimi i veshkave apo i fshikëzës së urinës, mund të ndikojnë në mënyrë serioze në cilësinë e jetës së mashkullit. Në raste të tilla mund të ndihmojnë ilaçet, por ndonjëherë mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjike.

Cilat janë mënyrat e trajtimit apo shërimit të prostatës së zmadhuar?

Për trajtimin e prostatës së zmadhuar ekzistojnë disa opsione. Fillimisht ndryshimi i mënyrës së jetesës, ilaçet ose intervenimet kirurgjike. Kur ilaçet nuk mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes, përdoren procedura të ndryshme. Teknikat më të zakonshme janë largimi trasuretral me gjilpërë (TUNA), i njohur si largimi radiofrekuentiv i mikrovalëve trasuretrale (TUMT). Trajtimi kirurgjik më i njohur është heqja trasuretrale e prostatës ose TURP, e cila kryhet me anestezi rajonale ose të përgjithshme. Operacioni kryhet me anë të instrumentave të cilët vendosen përmes uretrës (kanalit urinar), me ndihmën e të cilëve mënjanohet tumori ose pjesa e rritur e prostatës. Intervenimi është minimalisht invaziv, nuk ka prerje, duke reduktuar në këtë mënyrë qëndrimin në spital dhe kohën e shërimit të pacientit.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës

Pacientët të cilët vuajnë nga zmadhimi i prostatës, këshillohen të reduktojnë pirjjen e alkoolit dhe kafesë, të reduktojnë konsumimin e lëngjeve gjatë mbasdites dhe të shmangen krejtësisht para fjetjes. Gjithashtu nuk duhet t’a mbajnë urinën nëse ndjejnë se kanë nevojë të shkojnë në tualet, të praktikojnë urinim e dyfishtë psh: pasi të kenë urinuar një herë, të presin pak dhe të provojnë të urinojnë përsëri.

A është rritja e prostatës kancer?

Simptomat e rritjes së prostatës janë shumë të ngjashme me simptomat që shfaq kanceri i prostatës. Por për fat të mirë, rritja e prostatës është shumë më e shpeshtë se shfaqja e kancerit të prostatës, nëse jeni të prekur nga rritja e prostatës kjo nuk do të thotë se keni rrezik të prekeni nga kanceri i prostatës.

A mund të ndikojë rritja e prostatës në cilësinë e jetës seksuale?

Meshkujt me simptoma më serioze të rritjes së prostatës mund të kenë pengesa në jetën e tyre seksuale. Disa nga ilaçet për shërimin e rritjes së prostatës kanë ndikim negativ mbi erektimin dhe ejakulimin. Sot ekzistojnë opsione të ndryshme për trajtimin e kësaj gjendje dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të vizitoni doktorin menjëherë pasi t’i keni vënë re simptomat e para.

Shpërndaj