Trajtimi revolucionar 3.2.1 për problemet me poret e hapura

Çdokush ka pore të hapura në lëkurë me anë të të cilave lëkura merr frymë. Poret e hapura janë një problem i zakonshëm estetik përsa i përket fytyrës. Kjo dukuri është e kushtëzuar gjenetikisht, dhe nën ndikimin e gjeneve çdokush prej nesh trashëgon një lloj lëkure të caktuar. Tek personat me sëmundje të lëkurës, poret e hapura mund të shoqërohen edhe me disa deformime flluskash të caktuara në lëkurë. Më dominuese është pjesa e faqeve sepse poret në këtë pjesë të lëkurës janë më të hapura. 

Përse shfaqen?

Përveç faktorit gjenetik në shfaqjen e poreve të hapura, ndikojnë edhe faktorët e mjedisit. Kjo veçanërisht i referohet ngrohjes, e cila i zgjeron enët e gjakut dhe në të njejtën kohë i bën më të dukshme defektet në fytyrë. Trajtimet e papërshtatshme kozmetike dhe marrja e disa ilaçeve të caktuara mund t’i shtojnë poret e hapura dhe t’a reduktojnë vetëbesimin.

A mund të zhduken poret e zgjeruara përgjithmonë?

Nëse poret e hapura janë tepër të theksuara shkaktojnë një problem i cili ndikon në vetëbesimin e këtyre personave dhe duhet të trajtohen menjëherë. Trajtimi më i thjeshtë dhe më efikas është rigjenerimi i shtresës së sipërme të lëkurës dhe stimulimi i kolagjenit me lazerin e fuqishëm eCO2. Me veprimin e energjisë nga rrezet e lazerit i cili bën lëmimin sipërfaqësor të fytyrës, poret mbyllen krejtësisht. Kolagjeni i ri i mbusht çarjet të cilat shfaqen nga poret e hapura, lëmon lëkurën dhe i jes asaj volum. Vetëm nëse zgjidhni trajtimin e duhur do të keni lëkurë të butë dhe të bukur. Trajtim tjetër efektim për këtë problem praktikisht nuk ekziston.

Trajtimi revolucionar 3.2.1 për problemin e poreve të hapura

Kandidat për këtë trajtim mund të jenë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare, megjithëse një interes të madh për trajtimin e këtij problemi janë personat më të rritur sepse me kalimin e viteve lëkura dëmtohet më tepër dhe poret bëhen më të dukshme. Tre trajtimet janë standart i artë për trajtimin e poreve të hapura në fytyrë. Trajtimi 3.2.1 ka një afekt më të shpejtë dhe jep rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në mbylljen e zgjerimit të poreve. Niset me një terapi të lehtë me lazer dhe vepron në sipërfaqe të cekët në lëkurë, më pas çdo dy javë kryhet terapi më intensive. Trajtimet zgjasin rreth një orë, dhe pas trajtimit nuk duhet të përdorni pudër përgjatë dy ditësh, nuk duhet të kryeni solar për një muaj, dhe nuk duhet ë bëni piling.

Rezultate të dukshme për dy javë

Efektet e para të dukshme do t’i vëreni pas dy javësh, besohet se pas 6 muajsh nga trajtimi i fundit arrihen rezultatet më të mira nga trajtimi.

Shpërndaj