Frymëmarrja e duhur mundëson kalimin e sasisë optimale të oksigjenit nëpër gjak deri tek çdo qelizë duke e ushqyer në këtë menyrë trupin siç duhet.
Në kushtet e jetës moderne dhe të ekspozimit ndaj stresit të përditshëm dhe ndotjes, një numër i madh i njerëzve nuk marrin frymë siç duhet. Kur frymëmarrja është e cekët, në këtë pasojat i vuajnë trupi dhe truri, të cilët në fakt mbeten të ‘uritur’. Me frymëmarrje të cekët rritet sasia e ajrit të ndenjur në pjesët e poshtme të mushkërive, duke bërë të pamundur procesin e largimit të toksinave nga trupi (me frymëmarrje trupi lëshon rreth 70% të toksinave të përgjithshme). Nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky proces ngadalësohet dhe kjo bën të mundur zhvillimin e shumë sëmundjeve.
Duhet të mësojmë si të marrim frymë siç duhet, në mënyrë që të jemi më të shëndetshëm.
Efektet e dobishme të frymëmarrjes së duhur kanë një vlerë të pakrahasueshme: rritje të furnizimit të gjakut me oksigjen, rritje të eliminimit të toksinave në trup, forcimin e sistemit imunitar, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e qarkullimit. Frymëmarrja e duhur përshpejton procesin e shërimit të organizmit, qetëson sistemin e përgjithshëm nervor, redukton stresin dhe ndikon në mënyrë të dobishme në shëndetin mendor dhe emocional.
Frymëmarrja e thellë përshpejton shërimin e lëndimeve dhe sëmundjeve, veçanërisht ndihmon në sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes si SPOK, astma dhe bronshiti.