Impotenca

Rënia e dëshirës seksuale

Statistikat tregojnë se 5 deri në 20% e meshkujve në botë, kanë një formë të rëndë të mosfunksionimit erektil, paaftësi për të krijuar dhe mbajtur erektim të mjaftueshëm për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg urolog në Spitalin klinik ‘ Acibadem Sistina’ shpjegon se cilat janë shkaqet dhe simptomat më të zakoshme dhe më të shpeshta dhe si trajtohet mosfunksionimi erektil.

Rënia e dëshirës seksuale

Statistikat tregojnë se 5 deri në 20% e meshkujve në botë, kanë një formë të rëndë të mosfunksionimit erektil, paaftësi për të krijuar dhe mbajtur erektim të mjaftueshëm për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg urolog në Spitalin klinik ‘ Acibadem Sistina’ shpjegon se cilat janë shkaqet dhe simptomat më të zakoshme dhe më të shpeshta dhe si trajtohet mosfunksionimi erektil.

Mosha

Mosfunksionimi erektil tek meshkujt, mund të shfaqet në çdo moshë. Tek adoleshentët shfaqet për shkak të frikës dështimit gjatë marrëdhënies seksuale apo shtatzënisë, ndërsa tek meshkujt më të rritur, zakonisht ndodh për shkak të ndonjë sëmundje apo nga efektet negative të disa ilaçeve. Është shqetësues fakti se gjithnjë e më i madh është numri i meshkujve të cilët vuajnë nga mosfunksionimi erektil. Faktorët e rrezikshëm janë aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, shtimi i peshës trupore, pirja e duhanit dhe kolesteroli i lartë.
Sëmundjet kronike
Mosfunksionimi erektil është i lidhur ngushtë me sëmundjet kronike, veçanërisht me diabetin. Rreth 75% e meshkujve të cilët vuajnë nga diabeti, gjithashtu vuajnë edhe nga mosfunksionimi erektil. Sëmundje të tjera të cilat mund të çojnë në impotencë janë sëmundjet kardiovaskulare, ateroskleroza, sëmundjet e veshkave dhe skleroza multiple (e shumëfishtë, të cilat mund të pengojnë rrjedhën e gjakut apo të impulseve nervore, deri tek trupat shpellore (erektile) të penisit.

Ilaçet

Ilaçet për presionin e lartë të gjakut, të sëmundjeve të zemrës, dhe ilaçet kundra depresionit mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil. Nëse vëreni diçka të tillë, menjëherë konsultohuni me doktorin tuaj.
Depresioni
Depresioni është një nga shkaqet e impotencës mashkullore. Pakënaqësia dhe ndjenjat negative mund të transmetohen edhe në shtrat. Marrja e ilaçeve antidepresivë gjithashtu çon në mosfunksionimin erektil. Ndonjëherë për shkak të mosfunksionimit erektil pacientët mund të sëmuren nga depresioni.

Simptomat e mosfunksionimit erektil

Simptomat më të zakonshme janë: ereksione të cilat janë tepër të buta ose të shkurtra për marrëdhënien seksuale, si dhe paaftësia për të arritur apo për të mbajtur erektimin.

Diagnoza

Diagnoza gjendet me anë të marrjes së historisë mjekësore të pacientit i cili ka probleme seksuale, me anë të përcaktimit të faktorëve të rrezikut, vlerësimit të statusit psikosocial, kontrollit dhe zbulimit të deformimeve të penisit, sëmundjes së prostatës, mungesës hormonale dhe kontrollit neurologjik. Është e nevojshme dhe matja e nivelit të sheqerit në gjak, nivelit të yndyrës në gjak, si dhe përcaktimi i hormoneve seksuale mashkullore – testosteroni, për të cilat rezultate të sakta merren vetëm nëse gjaku merret në mëngjes. Ndonjëherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm edhe konsultimi me kardiologun. Diagnostikimi i posaçëm për mosfunksionimin erektil përfshin: testimet e ereksioneve gjatë fjetjes, diagnoza e statusit të enëve të gjakut, psikodiagnoza e specializuar.

Trajtimi i mosfunksionimit erektil

Terapia përbëhet nga ilaçe nga grupi PDE-5 inhibitorë (nuk shkaktojnë ereksion në vetvete dhe është i nevojshëm stimulimi seksual për të arritur efektin).Përveç inhibitorëve, trajtohet edhe me vakume të krijuara për ereksion, terapi psikosociale, injeksione (me prostaglandina) drejtpërdrejtë në penis.

Protezat penile – një zgjidhje e përhershme e mosfunksionimit erektil, vetëm në ‘Acibadem Sistina’

Protezat penile përdoren si opsioni i fundit i trajtimit të mosfunksionimit erektil, për arritjen dhe ruajtjen e ngurtësimit e penisit duke mundësuar kështu funksionimin seksual normal. Treguesi kryesor për montimin e protezës penile është humbja e përhershme e ereksionit. Ekzistojnë dy lloje të protezës penile: proteza gjysëm të forta (semirigid0) dhe proteza inflatable (inflatibilne). Pas vendosjes së protezës penile, 90% e pacientëve të operuar kanë një marrëdhënie seksuale normale.

Shpërndaj