Është koha për PAP test

Papanikolau (PAP) testi, është metodë e thjeshtë dhe pa dhimbje me anë të të cilit merret material nga qafa e mitrës dhe pjesës vaginale, e cila aplikohet në një xham citologjik, fiksohet dhe më pas ngjyroset. Me analizën mikroskopike të qelizave, mund të zbulohen inflamacione, shkaktari i tyre, qeliza beninje dhe malinje, si dhe ndryshime të tjera citologjike. Me zbulimin e qelizave jo normale në qafën e mitrës, mundësohet diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë të ndryshimeve premalinje, të cilat në të kundërt do të rrezikonin shëndetin dhe jetën e grave. Gjithçka në lidhje me PAP testin na shpjegoi Dr. Elizabeta Matevska-Atanasovska, gjinekologe obstetër në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Përse është e nevojshme dhe sa shpesh duhet të kryhet?

Papanikolau (PAP) testi, është metodë e thjeshtë dhe pa dhimbje me anë të të cilit merret material nga qafa e mitrës dhe pjesës vaginale, e cila aplikohet në një xham citologjik, fiksohet dhe më pas ngjyroset. Me analizën mikroskopike të qelizave, mund të zbulohen inflamacione, shkaktari i tyre, qeliza beninje dhe malinje, si dhe ndryshime të tjera citologjike. Me zbulimin e qelizave jo normale në qafën e mitrës, mundësohet diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë të ndryshimeve premalinje, të cilat në të kundërt do të rrezikonin shëndetin dhe jetën e grave. Gjithçka në lidhje me PAP testin na shpjegoi Dr. Elizabeta Matevska-Atanasovska, gjinekologe obstetër në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Përse është e nevojshme dhe sa shpesh duhet të kryhet?

Me anë të këtij testi mund të zbulohen shenjat e hershme të kancerit të qafën e mitrës, dhe nëse zbulohen në kohë trajtimi është më i thjeshtë dhe i mundshëm. Gjithashtu, zbulohen edhe infeksione të cilat shkaktojnë parehati tek femra, dhe ndonjëherë imitojnë ndryshime të qelizave të shkallës së parë. Pas trajtimit të infeksionit zakonisht kontrolli i PAP testit është në rregull. Është shumë e rëndësishme që të gjitha gratë të kryejnë PAP test si pjesë e ekzaminimit të tyre rutinë gjinekologjik. Frekuenca e kryerjes së testeve varet nga mosha dhe nga rezultatet e PAP testit të mëparshëm. Jekomandohet kryerja e PAP testit menjëherë pasi të keni filluar të bëheni aktivë seksualisht, dhe nëse nuk keni faktorë të rrezikshëm, është mirë që këtë test ta kryeni një herë në vit.

Si kryhet PAP testi?

Takimi me gjinekologun duhet të kryhet nga 10 deri në 20 ditë pas ditës së parë të ciklit. Të paktën dy ditë para kryerjes së kontrollit tek gjinekologu, nuk duhet të përdoren kremra vaginal, ilaçe, tampone, pudra dhe deordorantë si dhe nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Kontrolli është pa dhimbje, por për disa gra është një moment i pakëndshëm. Gjinekologu, me anë të një mjeti maja e të cilit është e mbështjellë me pambuk, i mbledh qelizat e shkëputura nga qafa e mitrës dhe i vendos në një mjet qelqi. Xhami vendoset në fiksues dhe në këtë mënyrë është i përgatitur për tu dërguar në laboratorin citopatologjik. Në spitalin ‘Acibadem Sistina’ rezultati është gati për 2-3 ditë.

Çfarë do të thotë PAP test pozitiv dhe a ekzistojnë gabime të mundshme?

Është i frikshëm fakti se PAP testi mund të tregojë rezultate të devijuara nga normalja. Kjo nuk do të thotë se pacienti ka karcinom në qafën e mitrës. Qelizat atipike janë ato të cilat devijojnë nga normalja dhe mund të jetë rezultat i procesit të inflamacionit, i statusit hormonal të gruas, sëmundjet sistematike ekzistuese, etj. Gjetja e qelizave atipike tregon se diçka po ndodh në pjesën e lëngshme të qafës së mitrës dhe se është e nevojshme kryerja e analizave të detajuara të cilat do ta pasqyrojë dilemën. Gabimet janë të mundshme nëse nuk ka qeliza të mjaftueshme në mbledhjen e qelizave në qafën e mitrës, nëse preparati nuk është përpunuar siç duhet, por edhe nga përvoja e gjinekologut i cili e ka kryer këtë procedurë si dhe citopatologu i cili e ka analizuar atë.

Çfarë ndodh nëse PAP testi është pozitiv?

Në një PAP test pozitiv (CIN 1, CIN 2, CIN3, CIS, ASC-US, AGUS) rekomandohen testet apo ekzaminimet e mëposhtme:
– Koloskopia
– Kiretazha endocervikale
– Biopsia e qafës së mitrës

Rezultati i PAP testit ka dalë ‘pozitiv i rremë’?!

PAP testi nuk do të thotë se është 100% i besueshëm. Mund të ketë rezultate pozitive të rreme si dhe rezultate negative të rreme. Kjo është një situatë shumë konfuze. Test pozitiv i rremë është nëse PAP testi është pozitiv, ndërkohë që pas kryerjes së biopsisë dhe kiretazhit është treguar se indi i qafës së mitrës është krejtësisht në rregull ose ka ndodhur ndonjë proces inflamator.
Fakti i rezultatit të PAP testit negativ të rremë është më shqetësues. Kjo do të thotë se qelizat shfaqen normale, ndërkohë që procesi in vërtetë nuk është i evidentuar. Kjo ndodh si rezultat i marrjes së materialit në mënyrë të parregullt nga ana e gjinekologut, ose për shkak të njohurive joadekuate të ndryshimeve nga ana e citopatologut. Për fat të mirë, edhe nëse ekziston ndonjë proces, gjatë PAP testit të ardhshëm, për 4-6 muaj do të mund të shihet problemi, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kohore procesi nuk është në gjendje të zhvillohet së tepërmi.

Shpërndaj