Stresi dhe depresioni janë një nga shkaqet e humbjes së potencës mashkullore

Pakënaqësia dhe ndjenja negative mund të përcillen edhe në shtrat. Këta paciantë marrin dhe antidepresivë të cilët gjithashtu janë shkak i mosfunksionimit erektil. Por procesi mund të jetë edhe i kundërt –për shkak të mosfunksionimit erektil pacientët mund të vuajnë nga depresioni.
Meshkujt ngadalë fillojnë të flasin për problemin dhe të kërkojnë zgjidhje. Unë, si urolog, i kurajoj të gjithë meshkujt të cilët përballen me problemin e mosfunksionimit erektil, të mos kenë turp dhe të mos e fshehin këtë problem, sepse ka zgjidhje për të.

Pakënaqësia dhe ndjenja negative mund të përcillen edhe në shtrat. Këta paciantë marrin dhe antidepresivë të cilët gjithashtu janë shkak i mosfunksionimit erektil. Por procesi mund të jetë edhe i kundërt –për shkak të mosfunksionimit erektil pacientët mund të vuajnë nga depresioni.
Meshkujt ngadalë fillojnë të flasin për problemin dhe të kërkojnë zgjidhje. Unë, si urolog, i kurajoj të gjithë meshkujt të cilët përballen me problemin e mosfunksionimit erektil, të mos kenë turp dhe të mos e fshehin këtë problem, sepse ka zgjidhje për të.

 Çfarë është në fakt mosfunksionimi erektil?

Mosfunksionimi erektil (impotenca) tek mashkulli përcaktohet si paaftësi për të krijuar dhe për të mbajtur erektim të mjaftueshëm gjatë marrëdhënies seksuale. Statistikat tregojnë se 5 deri në 20% e meshkujve në botë, kanë një formë të rëndë të mosfunksionimit erektil, paaftësi për të krijuar dhe mbajtur erektim të mjaftueshëm për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Cilat janë shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së mosfunksionimit erektil?

Mosfunksionimi erektil tek meshkujt, mund të shfaqet në çdo moshë. Tek adoleshentët shfaqet për shkak të frikës dështimit gjatë marrëdhënies seksuale apo shtatzënisë. Rreziku i mosfunksionimit erektil është më i madhe tek meshkujt më të rritur, ku zakonisht pasojat vijnë për shkak të shumë faktorëve apo sëmundjeve si diabeti, disbalancimi hormonal, sëmundjet vaskulare, depresioni, çrregullimi i sistemit nervor qëndror dhe periferik, mungesa e aktivitetit të mjaftueshëm fizik, shtimi i peshës trupore, pirja e duhanit dhe kolesteroli i lartë, të cilat qoftë më vete apo të kombinuara, kontribuojnë në shfaqjen e këtij problemi.Supozohet se rreth 70% e personave më të vjetër se 70 vjeç, kanë problem me potencën. Është shqetësues fakti se gjithnjë e më i madh është numri i meshkujve të moshës së mesme të cilët vuajnë nga mosfunksionimi erektil.

A ndikon stresi mbi mosfunksionimin erektil tek mashkulli?

Pakënaqësia dhe ndjenja negative mund të përcillen edhe në shtrat. Këta paciantë marrin dhe antidepresivë të cilët gjithashtu janë shkak i mosfunksionimit erektil. Por procesi mund të jetë edhe i kundërt –për shkak të mosfunksionimit erektilpacientët mund të vuajnë nga depresioni.

A ekziston lidhja ndërmjet mosfunksionimit erektil dhe gjendjeve të tjera mjekësore dhe sëmundjeve?

Mosfunksionimi erektil është i lidhur ngushtë me sëmundjet kronike, veçanërisht me diabetin. Rreth 75% e meshkujve të cilët vuajnë nga diabeti, gjithashtu vuajnë edhe nga mosfunksionimi erektil. Por nëse pacientët e kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, ky rrezik reduktohet. Sëmundje të tjera të cilat mund të çojnë në impotencë janë sëmundjet kardiovaskulare, ateroskleroza, sëmundjet e veshkave dhe skleroza multiple (e shumëfishtë, të cilat mund të pengojnë rrjedhën e gjakut apo të impulseve nervore, deri tek trupat shpellore (erektile) të penisit.

A lidhet mosfunksionimi erektil me plakjen?

Me plakjen ndryshon dhe statusi hormonal tek meshkujt, veçanërisht me zvogëlimin e nivelit të testosteronit në gjak. Përveç kësaj, rritet incidenca e sëmundjeve të enëve të gjakut (sëmundje të enëve të gjakut) e cila në vetvete , rezulton me shfaqjen e mosfunksionimit erektil.

Si trajtohet kjo gjendje dhe a mund të parandalohet?

Ka disa mënyra të trajtimit apo shërimit të mosfunksionimit erektil në varësi të shkaqeve të cilat e shkaktojnë atë. Terapia përbëhet nga ilaçe nga grupi PDE-5 inhibitorë (inhibitorë të enzimës 5 fosfodiesteraza). E përbashkët për të gjithë është se në vetvete nuk shkaktojnë erektim ,domethënë stimulimi seksual është i domosdoshëm për të arritur efektin e tyre.efektet anësore më të zakonshme të bllokuesve PDE-5 mund të jetë dhimbja e kokës, skuqja e fytyrës, marramendja, bllokimi i hundës. Rrallë shfaqen dhe dhimbje të muskujve. Mënyra të tjera për të trajtuar mosfunksionimin erektil janë vakume të bëra për erektim, terapia psikosociale, injeksione (me prostaglandinë) për injektim direkt në penis, ilaçe të cilat jepen në formë xheli në kanalin e urinës. Në rast se nuk arrihen rezultate edhe pas gjithë këtyre metodave për trajtim, zgjidhja e vetme dhe afatgjatë është ndërtimi i protezës penile.

Protezat penile përdoren si mjet i fundit i mosfunksionimit erektil, për mbajtjen dhe ruajtjen e ngurtësisë së penisit duke mundësuar marrëdhënie seksuale normale. Tregues kryesor për vendosjen e protezës penile, është humbja e përhershme e erektimit. Në thelb, ka dy lloje protezash penile: proteza gjysëm e ngurtë (semirigid) dhe proteza me fryerje (inflatable). Protezat penile gjysëm të ngurta, vendosen në trupat erektil, duke i dhënë pacientit një ngurtësi afatgjatë penile, të mjaftueshme për marrëdhënie seksuale. Pacienti në mënyrë manuale i jep formë penisit për të arritur pozicionin e penetrimit. Pas vendosjes së protezave , erektimi i dëshiruar arrihet në një mënyrë të thjeshtë, duke e shtypur pompën e vendosur në skrotumin e pacientit. Avantazhi i protezës gjysëm të ngurtë është thjeshtësia e instalimit dhe kostoja (çmimi)disa herë më e ulët, ndërsa avantazhi i protezave inflatable është arritja e erektimit në mënyrë të natyrshme, duke e rritur gjatësinë dhe volumin e penisit. 90% e pacientëve të operuar kanë marrëdhënie normale seksuale. Protezat penile mund të vendosen apo instalohen vetëm në ‘Acibadem Sistina’.

Përse mosfunksionimi erektil është një problem për të cilin heshtet?

Mosfunksionimi erektil për meshkujt shikohet si një turp dhe faj për dështimin e përmbushjes së asaj çfarë partneria pret nga mashkulli. Për shkak të përjetimit të mosfunksionimit erektil, meshkujt tërhiqen në vetvete dhe nuk dëshirojnë të flasin për problemin e tyre. Më duhet të theksoj se në vitet e fundit, kjo gjë ka ndryshuar, meshkujt kanë filluar ngadalë të flasin për problemin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje për të. Unë si urolog, i inkurajoj të gjithë meshkujt të cilët përballen me mosfunksionimin erektil, të mos kenë turp dhe të mos e fshehin problemin e tyre, pasi ka zgjidhje për të. Vetëm ‘Acibadem Sistina’mundëson një trajtim të plotë dhe bashkëkohorë të mosfunksionimit erektil.

Shpërndaj