Prostata është pjesë e sistemit riprodhues të mashkullit. Nëse në rini dhe në moshën e pjekurisë ajo është pjesë e seksualitetit të mashkullit, në vitet më të kaluara të jetës ajo bëhet problem i pashmangshëm shëndetësor, pothuaj për çdo mashkull. Pikërisht për shkak të kësaj, kujdesi i mashkullit për këtë gjëndër të vogël në formë të gështenjës, e vendosur nën fshikëzën e urinës, roli i të cilës është të tajitë “lëng” të kthjellët nga lëngu faror gjatë ejakulimit, është i arsyeshëm. N pyetjet më shpesh të parashtruara për problemin me prostatën e rritur biseduam me prof. dr. Ljupço Lekovski, kirurg urolog në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.
Çfarë është prostata e zmadhuar?
Prostata e zmadhuar është gjendje që është lidhur me plakjen e mashkullit. Shkaqet për këtë gjendje, e cila quhet edhe hiperplazion bënin, nuk janë sqaruar deri në fund edhe krahas efektit të njohur të hormonit gjinor mashkullor – testosteroni i prostatës, por me siguri dihet se nuk paraqet kancer dhe nuk sjell deri te kanceri. Më shumë se gjysma e meshkujve të moshës mbi 60 vjet ballafaqohen me këtë problem.
Cilat janë simptomat e prostatës së zmadhuar?
Simptoma e rëndomtë e prostatës së zmadhuar është problemi me urinimin, Meshkujt të cilët e kanë këtë problem kanë urinim të shpeshtë disa herë gjatë natës. Kjo është pasojë e asaj se prostata e zmadhuar bën presion në kanalin e urinës e cila kalon nëpër atë. Si rezultat i kësaj fshikëza e urinës i forcon kontraksionet që ta hedhë urinën bile edhe në momente kur në atë ka pak urinë. Probleme tjera që paraqiten si pasojë e prostatës së zmadhuar janë: kur urinoni mund t’ju nevojitet më shumë kohë deri sa të filloni me zbrazjen, gjegjësisht currila e parë e urinës vjen me vonesë; currila mund të jetë më e dobët nga e zakonshmja; në fund, edhe pse e dini se keni përfunduar me zbrazjen, mund të keni ndjenjë se ju ka mbetur sasi e caktuar e urinës në fshikëzën e urinës; me kalimin e kohës prostata e zamdhuar mund të sjellë deri te pamundësia që të urinoni. Kjo gjendje është rezultat i bllokimit të tërësishëm të uretrës nga ana e prostatës së zmadhuar ose inflamacion i fshikëzës së urinës dhe seriozisht mund t’i dëmtojë veshkat. Siç plaken, meshkujt janë më shumë të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje. Prostata vazhdimisht zmadhohet gjatë gjithë jetës të meshkujve dhe nuk tregon kurrfarë simptomash deri në moshën 40 vjeçe. Te 90% të popullatës mashkullore, simptomat e para të prostatës së zmadhuar paraqiten pas moshës 40 vjeçe. Shkaqet nuk janë të njohura. Supozohet se hormonet siç janë testosteroni, dihidratestos-teroni (DHT) dhe estrogjeni mund të luajnë rol të madh.
LASERI MË MODERNE NË TRAJTIMIN E PROSTATËS SË ZMADHUAR
GREEN LIGHT paraqet trajtimin më modern me laser i prostatës së zmadhuar te meshkujt. Gjatë trajtimit me rreze të laserit shpejt dhe saktë e mënjanojnë tepricën e indit nga prostata, me çka lirohet kanali kryesor urinar dhe kthehet qarkullimi natyral i urinës. I gjithë trajtimi është i sigurt, efikas dhe i thjeshtë, pa rrezik nga dëmtimi i indeve fqinje dhe enëve të gjakut. Pacienti menjëherë i ndjen rezultatet, si urinim i lehtësuar, për dallim nga trajtimi me procedurat tjera minimale invazive në mjekimin e hiperplazionit bënin të prostatës. Përparësitë e trajtimit me laser në krahasim me intervenimet klasike kirurgjike janë: pa prerje kirurgjike dhe pa gjakderdhje; vetëm 30% të pacientëve pas intervenimit kanë nevojë nga katateri; lirimi i simptomave ditën e njëjtë; pa rrezik nga di funksioni erektal dhe impotenca pas operative. I gjithë intervenimi realizohet në atë mënyrë që mjeku e futë cistoskopin përmes uretrës së prostatës, në afërsi në obstruksionit. Me pulsim të dritës ngrohet indi fqinj dhe avullon. Trajtimi zgjat derisa nuk lirohet kanali kryesor urinar. Në disa raste vendoset kateter i përkohshëm, i cili do ta mundësojë zbrazjen e fshikëzës së urinës. I gjithë intervenimi zgjat rreth një orë. Dy ditë pas intervenimit pacienti dërgohet në mjekim shtëpiak, ndërsa pas tre ditëve u kthehet aktiviteteve të përditshme.