Acidet yndyrore e pangopura janë bazë për shëndetin e zemrës dhe të gjithë sistemit kardiovaskular. Ndihmojnë në zvogëlimin e holesterolit të keq, e përmirësojnë funksionin e trurit, e zvogëlojnë rrezikun nga ngurtësimi i gjakut. Pasi që organizimi nuk mund t’i krijojë vetë, nevojitet t’i merrni përmes ushqimit. Lexoni se cili ushqim në përbërjen e vet përmban yndyra të “mira”, të cilat veprojnë pozitivisht për shëndeti tuaj.
Peshku
Peshku si salmoni, skumbri, harenga, trofta, serdeni, tona janë burim i shkëlqyeshëm i omega 3 acideve yndyrore. Këto yndyra të “mira” e mbrojnë shëndetin e zemrës suaj, ndërsa ndikojnë pozitivisht edhe në punën e trurit. Vendosni peshkun në menynë tuaj dy herë në javë.
Avokado
Duke iu falënderuar yndyrave të shëndetshme, avokadoja është super ushqim për ju dhe familjen tuaj. Vepron pozitivisht në punën e zemrës dhe i lehtëson simptomat e oste artritit. Edhe një arsye pse duhet të hani avokado është fakti se kur e konsumoni bashkë me ushqimin tjetër, i ndihmon organizmit që më mirë t’i absorbojë dhe t’i shfrytëzojë përbërësit ushqyes.
Farat
Farat e kungullit, lulediellit, susamit janë burim i shkëlqyeshëm i yndyrave të “mira”, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e holesterolit. Prandaj këshilla jonë që sot, shprehinë e grimcimit të patateve të skuqura ta zëvendëson me fara, të cilat sipas përbërjes së vet vlejnë për miq të vërtetë të shëndetit tuaj.
Frutat me farë
Burimi i pasur i vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore të pangopura i bëjnë frutat me fara ushqim numër një për shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Përmbajnë edhe Larginin – substancë që ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit të mureve të artereve dhe e zvogëlon rrezikun nga ngurtësimi i gjakut. Por, keni parasysh se këto fruta janë po ashtu edhe me mjaft kalori, prandaj nuk guxoni t’i konsumoni në sasi të mëdha në bazë ditore.
Vaji i ullirit
Përdoreni për gati dhe për sallatat tuaja. Vaji i ullirit është i pasur me omega 3 acide yndyrore, të cilat i nevojiten organizimit tuaj. Kini kujdes me përdorimin e vajrave tjera, provoni me atë që ta zvogëloni sasinë e dyfishtë të vajit të rekomanduar në recetë.
Perimet
Organizmi vet nuk und të krijoj omega 3 acide yndyrore. Ndihmoni në atë mënyrë që çdo ditë të konsumoni perime në ushqimin tuaj. Krahas yndyrave të shëndetshme, perimet përmbajnë edhe fije bimore të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Vezët
Vezët janë mjaft të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. Lloje të caktuara të vezëve përmbajnë shumë më shumë omega 3 acide yndyrore – këtë informatë mund ta lexoni në paketim.