Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Si të arrijmë një buzëqeshje të përsosur?

Dëshironi ta pranoni ose jo, me kalimin e viteve, dhëmbët tuaj përveç se e ndryshojnë pamjen, e ndryshojnë edhe ngjyrën. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të pajtoheni me realitetin, ta pranoni si të tillë dhe vazhdimisht ta fshihni buzëqeshjen tuaj. Shumë pak njerëz kanë dhëmbë të bardhë si margaritarë. Por, me zhvillimin e stomatologjisë buzëqeshja e bukur sot është e kapshme për secilin. Ja një pjesë prej procedurave stomatologjike, me të cilat do të keni buzëqeshje prej ëndrrave:

Dëshironi ta pranoni ose jo, me kalimin e viteve, dhëmbët tuaj përveç se e ndryshojnë pamjen, e ndryshojnë edhe ngjyrën. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të pajtoheni me realitetin, ta pranoni si të tillë dhe vazhdimisht ta fshihni buzëqeshjen tuaj. Shumë pak njerëz kanë dhëmbë të bardhë si margaritarë. Por, me zhvillimin e stomatologjisë buzëqeshja e bukur sot është e kapshme për secilin. Ja një pjesë prej procedurave stomatologjike, me të cilat do të keni buzëqeshje prej ëndrrave:

Dental wellness për buzëqeshje të bukur dhe frymë të freskët

Që ta ktheni buzëqeshjen e shkëlqyeshme rekomandohet programi i ri dental uellnes (dental wellness).  Fjala është për pastrimin e gurëve të dhëmbit, lëmimi i indeve të dhëmbëve, shkëlqimi, masazh i gingave me pasta të specializuara vitaminoze, zbardhja dhe lyerja me shtresë mbrojtëse. Për buzëqeshje të bardhë së pari bëhet kontroll dental të gjendjes së dhëmbëve, indeve të buta, detektohet ekzistimi i pllakut dental dhe gurit, por edhe inflamacione të mishrave nëse ekzistojnë. Pastaj, i qasemi pastrimit të gurit të dhëmbëve me ultra zë – procedurë e cila është e padhembshme, por nëse pacienti është i frikësuar mund të realizohet edhe me anestezion. Faza e ardhshme është lëmimi i dhëmbëve, me të cilën hiqen pigmentimet nikotine dhe kafeina të fituara me konsumimin e kafes dhe cigareve. Pastaj vazhdohet me shkëlqimin mekanik të dhëmbëve me patë të granuluar, e cila i heq shtresat e buta dhe me shkëlqimin e saj fitohet shkëlqim i lartë. Me zhelin në bazë të acidit hialuron bëhet masazh i këndshëm i gingave. Në fund, dhëmbët lyhen me shtresë të pastës mbrojtëse në bazë të kalcium fosfatit për zvogëlimin e ndjeshmërisë, por mbron edhe prej kariesit. 

Zbardhja e dhëmbëve

Zbardhja e dhëmbëve është procedura më e njohur në stomatologji, e cila mund ta ndryshojë shumë pamjen e njerëzve. Procedura për zbardhjen e dhëmbëve është procedurë e shpejtë dhe shumë e thjesht, për të cilën ju nevojiten vetëm 50 minuta. Fillohet me caktimin e nuancave të dhëmbëve, e pastaj me furçë pa pastë hiqen shtresat e buta te dhëmbët. Gingat mbrohen me mjet të ndritshëm të polimerizuar. Pastaj, dhëmbët thahen dhe lyhen me shtresën e parë prej 40% hidrogjen peroksid, i cili qëndron ashtu 20 minuta. Fshihet shtresa e parë dhe procedura përsëritet edhe një herë. Pas lyerjes së dytë bëhet masazh i gingave me zhel në bazë të acidit hialuron dhe lyhen dhëmbët me shtresë të pastës mbrojtëse në bazë të kalcium fosfatit për zvogëlimin e ndjeshmërisë, por mbron edhe prej kariesit.  Pas trajtimit pacienti ka dhëmbë më të bardhë për disa nuanca dhe buzëqeshje të shkëlqyer. Zbardhja e dhëmbëve pothuaj nuk ka efekte të padëshiruara, por kjo procedurë nuk rekomandohet te shtatzënat. Pasi që të fitoni buzëqeshje të re, të bardhë dhe që shkëlqen ju këshillojmë që të kujdeseni për atë. Nëse dëshironi që kjo të zgjat një kohë më të gjatë atëherë shmanguni cigareve, mos hani ushqim me pigment, reduktoni konsumimin e kafes, çajit dhe pijeve me gaz. Zbardhjen e ardhshme të dhëmbëve mund ta bëni pas një viti. Buzëqeshja e bukur sjell vetëbesim te ai që e ka, prandaj ndani buzëqeshje!

Kurora dhe ura jo të metalta

Duke iu falënderuar saktësisë dhe shpejtësisë së përpunimit, protetika stomatologjike merr hov të madh. Krahas përparësisë funksionale për kompensimin e dhëmbit të humbur, protetika stomatologjike luan rol të madh estetik edhe në përmirësimin e dhëmbëve ekzistues. Me ato mund të korrigjohen dhëmbët tuaj jo të përsosur si: dhëmbi i thyer ose i shtrembëruar ose nëse keni zbrazëtira mes dhëmbëve. Hit i fundit në stomatologji janë kurorat dhe urat jo të metalta, me të cilat përpunimi estetik është sjell deri te përsosja, ndërsa materiali ka bio – kompatibilitet të madh. Kurorat dhe urat jo të metalta janë me ngjyrë natyrale, fortësi të madhe dhe nuk krijojnë alergji, që jep rezultatet të përsosura nga aspekti i estetikës dhe funksionit. Përpunohen me teknologjinë më të re kompjuterike CAD-CAM. Kjo teknologji mundëson që pacienti në bashkëpunim me stomatologun ta krijojë buzëqeshjen e tij. E cakton madhësinë dhe pamjen e dhëmbit të ri. Vetë procedura e përpunimit është e shpejtë, dhe për disa minuta mundëson përpunim të saktë dhe cilësor të kurorave dhe urave.

Shpërndaj