Është shumë e vështirë që t’i nxitni meshkujt të shkojnë te mjeku. Këtu janë hulumtimet që e vërtetojnë të njëjtën. Sipas tyre, shumë rrallë ndonjë mashkull vendos të shkojë te mjeku, që ta kontrollojë shëndetin e tij. Meshkuj të dashur, mbani mend, vlera dhe kualiteti i kontrollit parandalues ka të bëjë me atë që t’i diagnostifikoni sëmundjet në kohë, si dhe t’ju ofrojë rekomandime për ndryshime të stilit të jetës, shprehive, mënyrën e të ushqyerit dhe t’ju rekomandojë shtigje për “menaxhim” më të suksesshëm me shëndetin tuaj. Mjekët nga “Acibadem Sistina” këshillojnë cilat kontroll medoemos duhet t’i bëjë çdo mashkull.
1. PSA në gjak dhe konsultime me urologun
Karcinoma e prostatës është një nga tumoret më të shpeshta te popullata mashkullore. Faktori i rrezikut kryesor është mosha. Rreziku është më i madh nëse një ose më shumë anëtarë në familje kanë karcinomë të prostatës. “Një nga kontrollet më të rëndësishme parandaluese që duhet të bëhen te çdo mashkull mbi moshën 50 vjeçare është kontrolli i prostatës, i cili përbëhet nga kontrolli eho dhe ai rektal i prostatës. Pjesë përbërëse nga kjo “pako mashkullore” është edhe caktimi i PSA në gjak. Ky është një lloj tumor marker, i cili mund të zbulojë prezencën e karcinomës në prostatë në fazë shumë të hershme. Te meshkujt me histori familjare për karcinomë të prostatës, si dhe te duhanpirësit, këto kontrolle duhet të fillojnë të realizohen në moshën 45 vjeçare” – sqaron prof. dr. Ljupço Lekovski, kirurg urolog.
2. Kolonoskopia
“Karcinoma e zorrë së trashë është shumë më e shpeshtë te meshkujt për dallim nga femrat. Ky kancer zhvillohet nga polipet-adenome, të cilat paraqiten në mukozën e zorrës së trashë. Ato mund të parandalohen nëse në kohë zbulohen me kolonoskopi dhe hiqen, para se të kalojnë në kancer. Kolonoskopia është kontrolli i vetëm gjatë së cilës me tubë fleksibile, ku është e vendosur kamerë, shihet brendia e zorrës së trashë dhe zbulohen polipet dhe karcinoma e zorrës së trashë. Nëse zbulohen ndryshime si polipet, të njëjtat hiqen në një akt gjatë kolonoskopisë. Çdo mashkull në moshë mes 50 dhe 60 vjet duhet të bljë kolonoskopi, si metodë e vetme në parandalimin dhe zbulimin në kohë të kësaj karcinome” – sqaron prof. dr. Vasko Vasilevski, gastroenterohepatolog.
3. Kontrolle interniste
Stresi, ushqimi dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik janë fajtorët kryesor për presionin e lartë të gjakut, niveli i rritur i yndyrave në gjak dhe paraqitja e diabetit. Karakteristike për të gjitha këto sëmundje është se paraqiten në heshtje, pa simptoma, por mund të jenë shkaqe për probleme serioze të zemrës dhe kardiovaskulare, si dhe probleme me veshkat. “Me kontrolle të rregullta rutinore te meshkujt e moshës mbi 30 vjet, të gjitha këto sëmundje thjesht mund të diagnostifikohen. Me terapi të rregullt dhe ndryshime të mënyrës së jetës mund të vendosen nën kontroll, para se të paraqiten pasoja serioze. “Një herë në vjet medoemos duhet të bëni analiza laboratorike të cilat mund t’ua shpëtojnë jetën” – sqaron dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog.
4. Dermoskopia
Forma më e rrezikshme e karcinomës së lëkurës është melanoma. Sipas statistikave, meshkujt kanë 2-3 herë rrezik më të lartë të zhvillojnë melanomë për dallim nga femrat në moshë të njëjtë. “Sipas praktikës ës deritanishme, melanomat te meshkujt zbulohen më vonë sepse për dallim nga femrat, ata nuk e vëzhgojnë trupin e tyre dhe nuk mund t’i vërejnë në kohë ndryshimet e lëkurës. Si parandalim nga karcinoma e lëkurës rekomandohen vetë kontrolle të rregullta të lëkurës. Meshkujt duhet të dinë se pas çdo ndryshimi që e vërejnë në trupin e tyre menjëherë duhet të paraqiten te dermatologu, ndërsa një herë në vjet, veçanërisht para verës, duhet të bëjnë dermatoskopi. Mjekimi i karcinomës së lëkurës është shumë efikase, për vetëm nëse zbulohet në kohë” – sqaron dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog.
5. Dopler i artereve karotide
Rekomandohet te meshkujt me presion të lart të gjakut, me histori familjare të ngarkuar me sëmundje kardio-vaskulare dhe te meshkujt me sëmundje sheqeri dhe/ose sëmundje të veshkave. “Gjithashtu, kontroll mjaft i rëndësishëm është edhe eho kontrolli i zemrës dhe kontrolli i artereve karotide. Gjatë kontrolli të artereve matet raporti i dy shtresave të brendshme dhe asaj të mesme të murit të artereve. Realizohet me qëllim që të caktohet prezenca e sëmundjes arterosklerotike të enëve të gjakut, të cilat janë të obliguara për bartjen e oksigjenit në gjak deri te truri. Dy arteret karotide gjenden në dy anët e qafës dhe gjaku i cili rrjedh nëpër ato pjesërisht ose tërësisht mund të pengohet nga shtresimet e yndyrave. Bllokimi i këtillë mund ta zvogëlojë furnizimin me gjak në tru dhe të shkaktojë sulm në tru. Prandaj, testi realizohet një herë në vjet te njerëzit mbi 50 vjet “ – sqaron dr. Daniella Projevska, kardiologe.