Si ti lehtësoni simptomat e migrenës

Migrena është një nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës, dallohet përsa i përket pulsimit intenziv të kokës i cili zakonisht është më i fortë në njërën anë të kokës. Dhimbja është aq e fortë saqë mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme të cilat zgjasin më tepër 3-4 orë ose për disa ditë nëse nuk trajtohet.  Studimet tregojnë se çdo ditë rritet numri i personave që vuajnë nga dhimbja e kokës për shkak të migrenës, mund të themi se mbi 20% e njerëzve përballen me këtë problem.  Dhimbjet migrenoze të kokës janë shumë më të shpeshta tek gratë, ndërsa tek meshkujt dominon një lloj tjetër, dhimbje koke vaskulare e njohur si dhimbje koke ‘klaster’ e cila ka simptoma të ngjashme me migrenën.

Migrena është një nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës, dallohet përsa i përket pulsimit intenziv të kokës i cili zakonisht është më i fortë në njërën anë të kokës. Dhimbja është aq e fortë saqë mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme të cilat zgjasin më tepër 3-4 orë ose për disa ditë nëse nuk trajtohet.  Studimet tregojnë se çdo ditë rritet numri i personave që vuajnë nga dhimbja e kokës për shkak të migrenës, mund të themi se mbi 20% e njerëzve përballen me këtë problem.  Dhimbjet migrenoze të kokës janë shumë më të shpeshta tek gratë, ndërsa tek meshkujt dominon një lloj tjetër, dhimbje koke vaskulare e njohur si dhimbje koke ‘klaster’ e cila ka simptoma të ngjashme me migrenën.

 

Simptomat

Dhimbje e mundimshme e cila shfaqet vetëm në njërën anë të kokës, pranë ballit dhe syve. Migrena mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj dritës, tingujve, aromave ose të keni vështirësi dhe të përziera madje edhe gjatë aktiviteteve të vogla siç është ngjitja e shkallëve. Shumë persona kanë probleme të cilat kanë të bëjnë me të përziera dhe të vjella.  Dhimbja mund të jetë aq e fortë saqë duhet patjetër ti ndërprisni aktivitetet e përditshme dhe të mungoni në punë.

Migrena me aura

Rreth 20% e njerëzve të cilët vuajnë nga migrena kanë njoftim paraprak, aura rreth 20 minuta deri në 1 orë para fillimit të dhimbjes.  Simptomat janë shfaqja e shkëndijave para syve, pika të zeza para syve në atë anë ky do të shfaqet dhimbja, ose shtrëngim apo mpirje e fytyrës.

Shenjat paralajmëruese

Tek disa persona para fillimit të migrenës mund të shfaqen ndryshime të gjendjes së humorit. Ata mund të bëhen nervozë, të irrituar ose mund të bien në depresion. Ndërsa të tjerë mund të bëhen të ndjeshëm. Shenja të tjera paralajmëruese përfshijnë lodhje, hapje të shpeshtë të gojës, tension të muskujve. Zakonisht këto simptoma janë tregues për pasimin e dhimbjes migrenoze, por jo rrallë ndodh që këta persona të zgjohen me dhimbje koke (zakonisht në fundjavë nëse flenë më gjatë).

Ushqimi

Personat të cilët vuajnë nga migrena, shpesh thonë se disa lloje të caktuara të ushqimeve ndihmojnë në aktivizimin e dhimbjes së kokës.  Shkak për aktivizimin e dhimbjes mund të jetë vera e kuqe, djathi, çokollata, mishi dhe salca e sojës.

Shmangni  stimujt e dritës

Migrena mund të nisë edhe nga stimujt e fortë të dritës.  Ju pengojnë dritat e forta, hapja dhe mbyllja disa herë  e dritës, bora, reflaktimi i ujit apo ekrani televiziv. Prandaj, mbani rregullisht syze dielli, dhe shmangni stimujt e fortë të dritës.

Ushqimi i rregullt dhe gjumi

Është shumë e rëndësishme që personat të cilët vuajnë nga migrena të kenë ushqim dhe gjumë të rregullt. Niveli i ulët i sheqerit dhe kapërcimi i vakteve mund ta aktivizojnë  migrenën. Përveç kësaj duhet të konsumoni dhe ujë në mënyrë që të mos dehidratoheni.

Ushtrime për relaksim

Stresi emocional dhe ankthi shkaktojnë migrenë. Edhe pse është e pamundur që të stresi të shmanget plotësisht, ushtrimet e relaksimit mund t’ju ndihmojnë që të përballeni me të. Merrni frymë ngadalë dhe nxirreni atë përsëri ngadalë, mbusheni të gjithë kapacitetin e mushkërive tuaja, stërvituni dhe gjeni mënyrën më të përshtatshme për relaksim. Disa persona, thjeshtë relaksohen duke ecur ose duke dëgjuar muzikë çlodhëse dhe relaksuese.

Ndryshimet hormonale

Në shumë raste migrena lidhet me ciklin menstrual të grave. Dhimbjet migrenoze shfaqen disa ditë para ose gjatë periudhës së menstruacioneve dhe kur bëhet fjalë për uljen e estrogjenit.  Disa gra, mund të përfitojnë nga ilaçe anti-inflamatore të cilat i marrin para se të fillojë dhimbja e kokës, ose në rast se marin terapi hormonale.  

Kafeina – ndihmon apo pengon?

Kafeina mund të ndikojë pozitivisht mbi dhimbjen tuaj të kokës, por vetëm nëse e përdorni atë në masë të matur. Personat të cilët vuajnë nga migrena mund të pijnë një ose dy kafe në ditë pa asnjë problem. Megjithatë, nëse konsumoni shumë kafeinë, mund t’ju shkaktojë gjithashtu dhimbje koke.

Mbani shënim

Kur keni migrenë, shkruani se çfarë keni ngrënë kohët e fundit, si keni fjetur mbrëmjen e kaluar, nëse keni patur një ditë të stresuar dhe si është moti jashtë. Ndjekja e këtyre faktorëve, do t’ju ndihmojë të identifikoni shkaqet e migrenës.

 

Shpërndaj