Me pranverën zgjohen edhe alergjitë

Me ardhjen e pranverës, mjekët përsëri alarmojnë për epideminë e gripit alergjik. Një pjesë e përbërë e kësaj epidemie alergjike është edhe riniti alergjik që është sëmundja alergjike më e shpeshtë në hundë. Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në Spitalin klinik "Acibadem Sistina" na shpjegoi se çfarë është riniti alergjik dhe si të kurohet kjo sëmundje nga e cila vuajnë 25% e popullsisë në botë, përsa i përket adoleshentëve deri në 40% e popullsisë.

Me ardhjen e pranverës, mjekët përsëri alarmojnë për epideminë e gripit alergjik. Një pjesë e përbërë e kësaj epidemie alergjike është edhe riniti alergjik që është sëmundja alergjike më e shpeshtë në hundë. Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” na shpjegoi se çfarë është riniti alergjik dhe si të kurohet kjo sëmundje nga e cila vuajnë 25% e popullsisë në botë, përsa i përket adoleshentëve deri në 40% e popullsisë.

 Alergjenet, substancat të cilat shkaktojnë alergji

Nëqoftëse trupi ynë reagon dhunshëm ndaj substancave  të cilat në fakt nuk janë të dëmshme për ne, themi se kemi alergji. Nëse ky reaksion alergjik ndodh në hundë, atëherë themi se kemi rinit alergjik. Substancat të cilat shkaktojnë reaksione alergjike quhen alergjene.  Nëse këto gjenden në ajër, atëherë quhen aeroalergjene. Zakonisht, aeroalergjenet janë polenet e barit, të pemëve, pluhuri shtëpiak (parazitë të cilët jetojnë në to), myku dhe epiteli nga kafshët tona shtëpiake.

Simptomat e rinitit alergjik

Nëse keni rinit alergjik filloni të teshtini, fillon t’ju bllokohet hunda, dhe kjo shkakton kruarje intensive me lëvizje të dorës poshtë dhe lartë. Pulmologët këtë gjendje e quajnë përshëndetje alergjike. Përveç kësaj, mund të kolliteni dhe të keni zvogëlim të ndjenjës së nuhatjes. Nëse jani alergjikë ndaj ndonjë poleni, atëherë ju do të keni rinit alergjik të përkohshëm. Përveç hundës, manifestohet edhe me simptoma të syve si skuqje, kruarje, përlotje, ndonjëherë edhe dhimbje si dhe irritim sezonal të veshit të mesëm. 

Analiza të gjakut dhe të lëkurës për gjetjen e diagnozës

Riniti alergjik duhet të dëshmohet. Kjo bëhet me ndihmën e kryerjes së testeve të lëkurës për aeroalergji, të cilat janë të thjeshta , të shpejta dhe relativisht të sigurta, si metoda për identifikimin e shkakut të shfaqjes së riniti alergjik. Nëse këto teste nuk mund të kryhen, atëherë mund të kryhen teste alergologjike në gjak me metetodën RAST ose ELISA. Por as testet pozitive të lëkurës dhe të gjakut nuk e japin diagnozën përfundimtare, atë duhet ta japë alergologu.

Testet alergjike pozitive dhe negative

Testet negative të lëkurës dhe të gjakut, jo gjithmonë mund të tregojnë mungesë të alergjisë, pasi mund të kemi alergji lokale, e cila mund të jetë karakteristike vetëm për rajonin tonë. Për të qenë akoma më komplekse, mund të jeni alergjik ndaj polenit, i cili nga fundi i botës mund të vij tek ne me anë të erës. Për shembull, polenin e pishës era mund ta sjellë tek ne për një kohë të shkurtër madje edhe nga 2280 km.

Bëni kujdes me pikat që hidhni në hundë

Kur të vendoset diagnoza e rinitit alergjik,  dhe kur të përcaktohet pesha e tij, atëherë përcaktohet edhe terapia. Qëllimi i terapisë është për të parandaluar ose reduktuar simptomat. Pacientët përdorin edhe pika në hundë (Decongestants), të cilat nuk janë ilaçe për alergji, prandaj duhet të tregojmë kujdes dhe nuk duhet ti përdorim ato më shumë se 3 ditë. Me kalimin e kohës mund të shkaktohet një tip i veçantë i rinitit, i cili quhet rinit mjekësor. Tek ky lloj i rinitit, përdorimi i pikave për hundë, në vend që të ndihmojë në çbllokimin e hundës, e bllokojnë atë më tepër, gjë kjo,  e cila bën të nevojshme përdorimin më të shpeshtë të tyre.

Vaksina kundër alergjisë

Ilaçet të cilat përdoren për trajtimin e rinitit alergjik, ndikojnë vetëm ndaj simptomave, dhe jo në rrjedhën natyrore të sëmundjes. Atë mund ta bëjë vetëm imunoterapia, ose siç e quajnë pacientët vaksina kundër alergjisë. Ajo ndikon në reduktimin apo zhdukjen e alergjisë për një periudhë të caktuar. Por , vetëm ndaj atyre alergjive për të cilat është aplikuar. Imunoterapia nuk mund t’jua ndryshojë sistemin mbrojtës të sëmundjeve të tjera, sikurse dhe vaksina kundër tuberkulozit. Kjo terapi, pavarësisht se keni rinit alergjik , ndalon marrjen e astmës bronkiale gjatë gjithë periudhës së jetës tuaj. 

Shpërndaj