Probiotikët sot mund të gjenden pothuajse në çdo vend. Mund ti gjeni në bear granola, jogurt, drithëra dhe shtesa të tjera ushqimore. Probiotikët janë baktere ‘ të mira’ për të cilat besohet se kanë efekt pozitiv për shëndetin e përgjithshëm , veçanërisht për sistemin e tretjes. Probiotikët janë baktere të ngjashme me ato të cilat gjenden normalisht në sistemin digjestiv dhe luftojnë me bakteret të cilat ishkaktojnë dëm organizmit. Ato në vetvete nuk përbëjnë një ilaç, megjithatë përbëjnë një benefit për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.
Benefitet e probiotikëve
Bakteret e mira janë të nevojshme për ruajtjen e ekuilibrit dhe të shëndetit të përgjithshëm. Prandaj gjatë pirjes së antibiotikëve, ku përveç baktereve të dëmshme shkatërrohen edhe bakteret e mira, pirja e probiotikëve është thelbësore për të rirregulluar raportin e baktereve të mira. Në rast se fëmija juaj ka virus në stomak, diarre apo ndonjë infeksion tjetër, pirja e probiotikëve ndihmon në lehtësimin e simptomave. Krijimi i florës normale të zorrëve është roli kryesor i probiotikëve. Pirja e probiotikëve mund të ndihmojë edhe gjatë kapsllëkut, shfaqjes së urthit, diarresë dhe fryerjes. Disa studime kanë treguar se ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e gojës edhe gjatë ekzemës.
Kushte të tjera gjatë të cilave rekomandohet përdorimi i probiotikëve janë:
– Sindromi i irritimit të fshikëzës së urinës
– Inflamacion i fshikëzës së urinës
– Diarre e shkaktuar nga antibiotikët
– Diarre infektive
– Sëmundja kron
Është e rëndësishme për të theksuar se probiotikët nuk janë ilaç kryesor për trajtimin e sëmundjes, por duhet të merren si mbështetje e terapisë.
A janë të sigurt probiotikët?
Shumica e probiotikëve përmbajnë Lactobacillus, Bifidobacterium dhe Saccharomyce ose kombinim të të tre baktereve. Përqëndrimi i saktë i probiotikëve të nevojshëm për të vepruar nuk është provuar dhe nuk ekziston përqëndrim ideal. Prandaj para se të vendosni që ti jepni probiotik fëmijës tuaj, ose të merrni për vete, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj për të përcaktuar dozën.