Rrezet UV ju prekin edhe kur nuk ekspozoheni direkt në diell

Shumë prej nesh mendojnë se rrezet e diellit janë të dëmshme për lëkurën vetëm atëherë kur ekspozoheni ndaj diellit. Ekzistojnë tre lloje të rrezeve UV.  Rrezet UVA depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës, gjatë së cilës errësohet melaninit ekzistues (pigmentit). Rrezet UVB  janë shkaku kryesor i skuqjes dhe i djegies  së lëkurës ndaj diellit.  Rrezet UVB stimulojnë krijimin e melaninës  se re. Rrezet UVC nuk depërtojnë përtej shtresës së ozonit dhe nuk futen në atmosferë , kështu nuk kanë asnjë ndikim për shëndetin e lëkurës.

Rrezet UV e ndihmojnë trupin për krijimin e vitaminës D, por ekspozimi i tepërt ndaj diellit, ka efekt kancerogjen ndaj lëkurës. Konsiderohet se rrezet UVB janë rrezet më të rrezikshme kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës. Intensiteti më i madh i këtyre rrezeve është ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00.

Rrezet UVA janë ato të cilat shkaktojnë shfaqjen e njollave kafe, pigmentimit, rrudhave dhe kancerit të lëkurës. Intensiteti i tyre është i njejtë gjatë ditës përgjat gjithë vitit. Ato depërtojnë tek ne  nëpërmjet dritareve në shtëpi apo në zyrë si dhe nëpërmjet syzeve të diellit.  Ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve UVA shkakton ngadalë por me siguri dëmtimin e lëkurës.  Rrezet UVA nuk mund të shkaktojnë djegie por  vetëm mund ta dëmtojnë lëkurën. Për ta ruajtur  lëkurën të shëndetshme, mundohuni që ti shmangni rrezet UVA sa më shumë që të jetë e mundur, veçanërisht nëse keni lëkurë të bardhë.  Sa më e bardhë të jetë lëkura aq më pak është e mbrojtur ndaj rrezeve të diellit.

Kremi mbrojtës nuk e mbron lëkurën ndaj rrezeve UVA

Shumica e kremrave me faktor mbrojtës, e mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve UVB (faktori mbrojtës i referohet pikërisht mbrojtjes ndaj këtyre rrezeve), por askund nuk është i specifikuar faktori mbrojtës ndaj rrezeve UVA.  Tek disa kremra mund të shkruaj se ka një spektër të gjërë të veprimtarisë, por në fakt kjo nuk tregon se ka ndonjë mbrojtje shtesë.  

Zinku është mbrojtja më e mirë ndaj rrezeve UV

Konsiderohet se vetëm Zinku ka efekt të mirë ndaj bllokimit të rrezeve UVB dhe UVA.  Përqëndrimi i Zinkut varet nga koha që jeni ekspozuar  drejtpërdrejtë ndaj diellit. 

Shpërndaj