Aknet në shtatzëni

Shfaqja e akneve është një nga problemet më të shpeshta të lëkurës gjatë periudhës së shtatzënisë. Studimet më të fundit tregojnë se pothuajse çdo grua e dytë shtatzënë ka problem me shfaqjen e akneve në fytyrë në faza të ndryshme, ndonjëherë ato mund të lënë dhe shenja në fytyrë. Për fat të mirë, mjekësia moderne ofron mundësi për ta zgjidhur këtë problem. Aknet tek gratë shtatzëna shfaqen për shkak të nivelit të lartë të hormoneve në tremujorin e parë të shtatzënisë, gjë kjo që ndikon dukshëm në rritjen e yndyrës në lëkurë ( për shkak të gjendrave dhjamore).  Gratë të cilat në moshën e adoleshencës kanë patur probleme me aknet, përballen me një rrezik të lartë të rritjes së nivelit të shfaqjes së tyre në shtatzëni.

Nëse aknet nuk shfaqen gjatë tre muajve të parë, zvogëlohet mundësia e shfaqjes së tyre më vonë. Tek ato shtatzëna të cilat nuk kanë patur probleme me shfaqjen e akneve më parë, ndonjëherë shtatzënia mund ti shkaktojë ato, kjo tregon se ky problem është i paparashikuar.

Trajtimi

Shumica e ilaçeve që përdoren për trajtimin e akneve (sidomos ato që përdoren tek format më të rënda), janë të ndaluara gjatë shtatzënisë për shkak të efektit teratogjenik (d.m.th. mundësia për të dëmtuar rëndë fetusin). Përsa i përket trajtimit lokal, ekzistojnë preparate të cilat janë të lejuara për gratë shtatzëna dhe ndihmojnë në rastet e formave apo gjendjeve më të lehta.  Sigurisht që gjatë trajtimit është i detyrueshëm konsultimi me mjekun dermatolog. Por nga ana tjetër, lajm i mirë është fakti se dihet shkaku i shfaqjes së këtyre akneve ( çekuilibrimi hormonal ) dhe pritet që me stabilizimin e hormoneve të zduken apo të tërhiqen aknet.

Këshilla

Si një zgjidhje tepër e thjeshtë rekomandohet pastrimi i fytyrës dy herë në ditë me lëndë të cilat nuk janë agresive dhe që kanë si përmbajtje bazë  ujin.  Përdorni garza pambuku me një përdorim të vetëm. Aplikoni krem hidratues dhe shmangni kozmetikën e rëndë e cila mbyll poret. Tregohuni të kujdesshëm edhe me ushqimin, konsumoni ushqim i cili është i pasur me ujë dhe që është cilësorë për shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës.  Në këtë mënyrë lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse.

Zgjidhje për shenjat dhe për njollat

Për mënjanimin efektiv të shenjave përdoret metoda e re me lazer të pjesshëm CO2. Kjo metodë ndikon drejtpërdrejtë tek indet e dëmtuara, shenjat dhe njollat dhe stimulon rritjen e indeve të reja në lëkurë. Me ndihmën e kësaj metode bashkëkohore, depërtohet thellë në shtresat e lëkurës dhe formohet ind i ri i pastër dhe i butë, si dhe përmirësohet tonifikimi i lëkurës dhe reduktohet inflamacioni. Rekomandohet që të fillohet me trajtimin pas përfundimit të procesit të ushqyerjes me gji. Ky trajtim kombinohet në mënyrë të përkryer me trajtimin PRP me vetë plazmën e tyre gjë kjo e cila jep një rezultat të përsosur. 

Shpërndaj