Ndryshimi i motit është shkaku i tretë i vdekjes dhe shkaku i parë invaliditetit në vendet e zhvilluara. Sipas statistikave botërore çdo 45 sekonda ndodh nga një sulm në tru, dhe çdo tre minuta vdes nga një person në botë për shkak të sulmit në tru. Dryshimi i motit paraqet rritjen e rasteve të sulmeve në tru.
Sulmi në tru është një humbje e papritur e funksionit të një pjese të trurit për shkak të qarkullimit jo të rregullt. Nëse truri mbetet 5 minuta pa gjak, shkakton një dëmtim të pakthyeshëm dhe zmadhim të qelizave të trurit. Sulmi në tru ndodh për shkak të gjakderdhjes nga një enë e gjakut në tru, ose për shkak të bllokimit të arteries në tru (infarkt në tru). Infarktet kanë të bëjnë me ndalimin e qarkullimit të një arterie të caktuar (ose të venës) për shkak të bllokimit të saj nga trompoza.
Parandalimi është gjëja kryesore për reduktimin e sulmit në tru
Simptomat e sulmit në tru varen nga madhësia e enës së gjakut e cila është e prekur dhe nga lokalizimi i sulmit në tru. Ato mund të jenë minimale dhe shpeshherë të papërfilshme siç është mpirja e gjysmës së trupit, një paralizë e lehtë në disa muskuj të caktuar apo probleme me të folurin, por mund të jenë dhe tepër të rënda si paralizë e plotë e krahut, këmbës, humbje e vetëdijes dhe gjendje kome. Faktorët më të shpeshtë të rrezikut të cilët shkaktojnë sulmin në tru, janë sëmundjet e zemërs, arterioskleroza, tensioni i lartë, çrregullimi i ritmit të zemrës, diabeti, nivelet e larta të yndyrës në gjak si dhe pirja e duhanit.
Parandalimi ose trajtimi i këtyre kushteve mund të çojë në reduktimin e sulmit në tru. Nëse tek pacienti tashmë është zhvilluar sulmi në tru, është i nevojshëm diagnostikimi dhe trajtimi urgjent.
Procedurat diagnostikuese më bashkëkohore dhe trajtimi i sulmit në tru
Pajisjet bashkëkohore siç janë kompjuerizimi tomografik (CT) dhe rezonanca magnetike mundësojnë pamjen e zhvillimit dhe të vërehet pjesa e prekur e trurit. Diagnoza e hershme mundëson nisjen e terapisë në kohën e duhur. Koha e ardhjes në spital gjatë shfaqjes së simptomave të para të sulmit në tru, është prioriteti numër një i trajtimit të shpejtë efikas dhe të suksesshëm për pacientin.