Anët pozitive të ngrënies gjatë natës

Është mjaft i njohur rregulli i artë i dietës “mos hani gjatë natës”, ose e thënë ndryshe, nëse doni që të rrisni peshën trupore, duhet të hani natën vonë. Studime të shumta tregojnë se konsumi i disa ushqimeve të caktuara gjatë natës, mund ta përshpejtojë metabolizmin dhe t’ju ndihmojë në dietën përtë arritur një peshë trupore ideale.

Është mjaft i njohur rregulli i artë i dietës “mos hani gjatë natës”, ose e thënë ndryshe, nëse doni që të rrisni peshën trupore, duhet të hani natën vonë. Studime të shumta tregojnë se konsumi i disa ushqimeve të caktuara gjatë natës, mund ta përshpejtojë metabolizmin dhe t’ju ndihmojë në dietën përtë arritur një peshë trupore ideale.

Në të vërtetë nuk ndodh asgjë magjike pas orës 8 apo 9 të darkës. Shkaku i vetëm përse duhet ti shmangim vaktet e mëdha gjatë natës, është fakti se gjatë natës jemi më pak aktivë dhe shpenzojmë më pak kalori. Gjithashtu, në fund të ditës jemi më të relaksuar dhe kemi rritje të oreksit. Gjithashtu, një arsye tjetër përse e bëni darkën fajtore për shtimin e kilogramëve është fakti se uleni duke ngrënë para televizorit dhe parë emisionin e preferuar të mbrëmjes. Ushqimi gjatë natës nuk është i gabuar nëse shoqërohet me disa zakone të shëndetshme. Sigurisht që nuk rekomandohet konsumi i ushqimeve të shpejta para se të shtriheni për të fjetur. Lexoni konkluzionet e studimeve të shumta të cialt do t’ju ndihmojnë për ta përshpejtuar metabolizmin.

Darka e cila përmban shumë pak sheqer, e rregullon nivelin e sheqerit në gjak ditën e nesërme

Rezultatet e një studimi të kryer në Amerikë, kanë treguar se ajo çfarë keni ngrënë në darkë mund të ndikojë në faktin se si trupi juaj do të reagojë në mëngjesin e ditës së nesërme. Rezultatet kanë treguar se ata persona të cilët kanë ngrënë në darkë ushqim me përmbajtje të ulët të sheqerit, e kanë rregulluar shumë më mirë nivelin e sheqerit në mëngjesin e ditës së ardhshme.

Të gjitha karbohidratet shndërrohen në yndyrë nëse i konsumoni gjatë natës

Mos i shmangni karbohidratet pas një stërvitje rigoroze për shkak të mbrëmjes. Konsumi i bananes apo i patates së ëmbël është ideal pasi do t’i zëvendësojë rezervat energjike në muskuj. Kryerja e ushtrimeve ka një rol të madh për faktin se si trupi e pranon dhe e përpunon ushqimin. Mos u frikësoni nga fakti se karbohidratet mund të shndërrohen në yndyrë për shkak se jeni duke ngrënë gjatë natës. Muskujt kanë nevojë për këtë ushqim në mënyrë që të mund ta rikthejnë energjinë e humbur dhe të mund të jenë në gjendje për stërvitjen e ardhshme.

Konsumi i karbohidrateve gjatë natës ju ndihmon për të kontrolluar oreksin/urinë  gjatë ditës së nesërme

Darka e pasur me karbohidrate shkakton ndryshime hormonale të cilat reduktojnë urinë gjatë ditës së nesërme. Këto janë rezultatet e studimit të kryer ndërmjet dy grupeve të moshës 63 vjeçare ku janë të përfshirë burra dhe gra. Njëri grup ka ngrënë darkë të pasur me karbohidrate, ndërsa grupi tjetër ka konsumuar karbohidrate vetëm gjatë ditës. Rezultatet kanë treguar se grupi i parë i cili ka ngrënë darkë të pasur me karbohidrate, ka mundur ta kontrollojë oreksin gjatë ditës së nesërme. Aftësia për të kontrolluar urinë, është një strategji e rëndësishme për humbjen e peshës.  

Shpërndaj