Vera e gjatë dhe e nxehtë sjell momente të këndshme në plazh, por këtu lind edhe dëshira dhe nevoja për të pasur një tup të bukur dhe të shëndetshëm. Sporti i përditshëm mund të na ndihmojë për të arritur pamjen e dëshirueshme, por gjatë stinës së verës sportet duhet të praktikohen me shumë kujdes. Temperaturat e larta dhe rritja e lagështisë në mjedisin e jashtëm ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe në punën e muskujve. Kjo shkakton lodhjen kronike të muskujve dhe rrit rrezikun e lëndimeve gjatë sportit. Sigurisht që gjatë periudhës së verës duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të shmangni sindromin e mbinxehtësisë dhe dehidratimit kronik të organizmit.
Përgatisni trupin tuaj për një ekuilibër të përsosur
Konsumi i ushqimeve të lehta dhe pa yndyrë gjatë stinës së verës është parakushti kryesorë për përgatitjen e duhur të aktiviteteve sportive, veçanërisht vëmendje duhet ti kushtohet rehidratimit të trupit gjatë aktiviteteve sportive. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sportistë profesionistë apo persona të apasionuar me sportin, duhet patjetër të shmanget mundësia e shfaqjes së dehidratimit. Gjithmonë duhet t’i ofroni trupit sasinë e lëngjeve të humbura gjatë aktivitetit sportiv. Kjo arrihet me matjen e peshës trupore para dhe pas aktivitetit sportiv. Ndryshimi i peshës trupore tregon sasinë e lëngjeve të humbura. Gjatë dy orëve të para duhet të plotësoni rreth 90 -110% të lëngjeve të humbura dhe më pas edhe 25-40% të sasisë së humbur të lëngjeve gjatë gjashtë orëve të para pas aktivitetit sportiv. Gjatë kohës së aktivitetit sportiv është e nevojshme që të konsumohen sasi të vogla lëngjesh çdo 20 minuta, jo ujë për lëngje sportive (jo pije energjike) të cilat do ta zëvendësojnë humbjen e elektroliteve në organizëm.
Vishni rroba të lehta
Përdorimi i veshjeve që pengojnë avullimin e djersës shkakton rritjen e mbinxehjes në trup. Përdorimi i veshjeve të lehta dhe të pambukta nuk e akumulojnë nxehtësinë në trupin tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të freskët.
Kur dhe me çfarë sporti duhet të merreni gjatë verës?
Në këtë periudhë të vitit më tepër se kurrë duam të merremi me sport të hapur në natyrë dhe ta shmangim sportin në palestër apo në ambiente të tjera të mbyllura. Noti, ecja, çiklizmi dhe ushtrimet fizike sportive përkrah lumit, liqenit apo detit, ju mbushin vërtetë me energji. Por, sigurisht që këto gjëra duhet ti praktikoni me shumë kujdes. Gjithmonë kryeni ushtrime gjatë orëve të para të mëngjesit, apo gjatë orëve më të vona të pasditës në mënyrë që t’a shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të forta të diellit.
Këshilla të dobishme
Kryeni ushtrime në mënyrë të kontrolluar dhe asnjëherë mos e sforconi trupin tuaj. Vetëm në këtë mënyrë do të keni një jetë të shëndetshme dhe aktive. Një rol të rëndësishëm luan edhe përgatitja e duhur para se të filloni të merreni me çfarë do lloj aktiviteti0 sportiv. Në këtë mënyrë do ta mbroni trupin tuaj nga të gjitha pasojat negative dhe nga ritmi i mundimshëm. Një nga pasojat më të zakonshme të mos përgatitjes paraprake janë lëndimet sportive të cilat do t’ju pengojnë që t’i shijoni aktivitetet sportive gjatë stinës së verës.