Çfarë i dëmton valvulat e zemrës?

Funksioni normal i valvulave lejon rrjedhën e gjakut në rrugën e duhur, me një shpejtësi të caktuar dhe në kohën e duhur.ndryshimet patologjike të cilat i prekin valvulat, ndikojnë në funksionin e tyre duke i bërë atë tepër të ngushta dhe të forta dhe kështu ato nuk mund të hapen dhe mbyllen plotësisht. Ky funksion i parregullt ndikon në rrjedhën e gjakut (kthimin apo ngadalësimin e gjakut). Ky problem mund të ndikojë në muskulin e zemrës dhe të shkaktojë dobësim të zemrës. Mbajtja e gjakut shkakton rritjen e zemrës duke dëmtuar funksionin e saj. Zmadhimi i atriumeve e bën të pamundur rrjedhën normale të gjakut, gjatë të cilit rritet rreziku i koagulimit (mpiksjes së gjakut). Një gjendje e tillë mund të shkaktojë emboli në mushkëri ose në tru (goditje në tru). Çfarë i dëmton valvulat e zemrës dhe cilat janë mënyrat e trajtimit biseduam me Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular në spitalin klinik "Acibadem Sistina".

Funksioni normal i valvulave lejon rrjedhën e gjakut në rrugën e duhur, me një shpejtësi të caktuar dhe në kohën e duhur.ndryshimet patologjike të cilat i prekin valvulat, ndikojnë në funksionin e tyre duke i bërë atë tepër të ngushta dhe të forta dhe kështu ato nuk mund të hapen dhe mbyllen plotësisht. Ky funksion i parregullt ndikon në rrjedhën e gjakut (kthimin apo ngadalësimin e gjakut). Ky problem mund të ndikojë në muskulin e zemrës dhe të shkaktojë dobësim të zemrës. Mbajtja e gjakut shkakton rritjen e zemrës duke dëmtuar funksionin e saj. Zmadhimi i atriumeve e bën të pamundur rrjedhën normale të gjakut, gjatë të cilit rritet rreziku i koagulimit (mpiksjes së gjakut). Një gjendje e tillë mund të shkaktojë emboli në mushkëri ose në tru (goditje në tru). Çfarë i dëmton valvulat e zemrës dhe cilat janë mënyrat e trajtimit biseduam me Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Simptomat

Simptomat e sëmundjeve të valvulave të zemrës mund të shfaqen në varësi të shpejtësisë së zhvillimit të sëmundjes. Nëse sëmundja përparon ngadalë, zemra mund të përshtatet me simptomat dhe ato të mos vërehen. Një pjesë e simptomave janë të ngjashme me ato të dobësimit të zemrës: mungesa e ajrit, vështirësi në frymëmarrje madje edhe gjatë aktivitetit më të vogël fizik, ëjntje të cilat shfaqen në pjesën e këmbëve, tek nyjet apo kyqet e këmbëve, tek duart dhe barku. Simptomat e tjera përfshijnë: rrahje apo ritme të parregullta të zemrës (aritmi), dhimbje në pjesën e gjoksit (mund të jetë e lehtë), lodhje , marramendje apo humbje të vetëdijes, ethe (endokardit bakterial), rritje të peshës trupore për shkak të akumulimit të ujit në trup.

Shkaqet

Sëmundjet e valvulave të zemrës mund të jenë të lindura por mund të shfaqen edhe me kalimin e viteve në jetë. Shkaqet më të shpeshta janë:  ndryshimet degjenerative të valvulave pavarësisht nga mosha, ethet reumatike (në ditët e sotme ndodh shumë rrallë), endokarditi bakterial (infeksion të valvulave brenda në zemër), presioni i lartë i gjakut dhe aterioskleroza mund ta dëmtojnë valvulën e aortës, sulmi në zemër mund ti dëmtojë muskujt të cilët i kontrollojnë valvulat, trauma.

Diagnoza

Zbulimi i “zhurmës së zemrës” arrihet me anë të një ekzaminimi rutinë me stetoskop i cili tregon  mundësinë e mundshme të sëmundjes së valvulave. Mënyra e gjetjes së diagnozës së saktë bëhet edhe me anë të EKG (elektrokardiogram), fotografimi me rreze X në pjesën e kraharorit, ekoja e zemërs është metoda më e rëndësishme për diagnostikimin dhe vizualizimin e valvulave me ndihmë e të cilës përcaktohet edhe funksioni i tyre. Procesi i diagnostikimit, sipas nevojës mund të plotësohet edhe me kryerjen e testit të stresit (stres test) dhe koronarografisë.

Trajtimi

Trajtimi varet nga shkalla e dëmtimit të valvulave. Shkalla e lehtë dhe e mesme e dëmtimit të valvulave me anë të ekos,  zakonisht mund të zgjidhet me anë të metodës konservative me ilaçe (medikamentoze. Shkalla më e avancuar e dëmtimit të valvulave zakonisht zgjidhet me anë të kirurgjisë. Intervenimi kirurgjik i valvulave në fakt është operacioni i hapjes së zemrës me ndihmën e qarkullimit ekstrakoronar, e cila mund të kryhet me metodë klasike dhe ndonjëherë edhe me anë të procedurës minimalisht invazive (me prerje të vogël). Kirurgjia e valvulave mundëson riparimin (rindërtimin) zakonisht në valvulën mitrale ose zëvendësimi i valvulave me valvula artificiale. Gjatë operacionit mund të riparohen apo zëvendësohen një , dy apo tre valvula. Ndonjëherë është i nevojshëm edhe bajpasi. Riparimi apo rindërtimi i vlavulave mundëson rivendosjen e funksionit të tyre. Nëse kirurgu e vlerëson riparimin të suksesshëm, dhe të qëndrueshëm me kalimin e kohës, atëherë kjo është zgjedhja më e mirë. Në të kundërt, valvulat zëvendësohet me valvula artificiale (mekanike apo biologjike). Valvulat mekanike zakonisht ndërtohen tek pacientët më të rinj, të cilët më tej vazhdojnë të jenë të lidhur me terapinë antikoagulante (ilaç kundër koagulimit të gjakut) përgjatë gjithë jetës së tyre. Marrja e terapisë antikoagulante është tepër e rëndësishme pasi ajo mundëson funksionin normal të valvulave mekanike. Valvulat biologjike të cilat janë të bëra me material natyral, funksionojnë normalisht për 15 vjetë. Shumica e pacientëve me këto valvula nuk kanë nevojë për terapi antikoalugative (kundër mpiksjes së gjakut).

    

Shpërndaj