Rritja e sekretimit vaginal

Rritja e sekretimit vaginal, zakonisht shfaqet si rezultat i infeksioneve vaginale (vaginiti ose kolpiti). Shfaqen duke filluar nga mosha më e re (colpitis uvenilen) deri në moshë më të vjetër (colpitis senil). Rritja e sekretit vaginal mund të jetë edhe me natyrë jo-infektive, për shkak të rritjes së sekretimit të mukozës vaginale dhe cervikale, veçanërisht gjatë periudhës së ovulimit. Nëse nuk trajtohen siç duhet, infeksionet vaginale mund të shkaktojnë edhe efekte të tjera anësore siç është steriliteti, aborti spontan, lindja e parakohëshme (tek gratë shtatzëna), inflamacioni i organeve pelvike dhe çrregullimet sistemike.

Infeksionet vaginale shfaqen gjatë reduktimit të imunitetit lokal dhe sistemik siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme – gjatë ndryshimit të shpeshtë të partnerëve seksualë, gjatë veshjeve të ngushta dhe sintetike, mungesës higjenike, ushqimit jo të mirë, përdorimit afatgjatë të antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera. Mukoza vaginale në raste normale është e veshur me baktere saprofitike të llojit të Lactobacillus- (Bacile -doderlein) që doktorët e quajnë si acid laktik dhe e thartojnë mjedisin e vaginës deri në 4ph, me anë të të cilës nuk zhvillimi dhe rritja e baktereve patogjene dhe të mykut. Çdo çrregullim i acideve vaginale shkakton çrregullim të florës vaginale, rritje të baktereve patogjene, myk dhe shfaqje të infeksionit vaginal. Shkaqet më të shpeshta të infeksioneve vaginale janë:

–          Infeksionet e mykut, zakonisht të llojit Candida (Candida albicans, C.tropicals, C.galabrata…).

–          Vaginozat bakteriale, të shaktuara nga flora aerobe dhe anaerobe (Streptokoki, Stafilokoki, Gonokoki, Coli-bakteret…), Gardnerella vaginalis.

–          Trihomonijazat të shkaktuara nga Trichomonas vaginalis(protozoa).

–          Bakteret intracelulare (Chlamidia, Micoplasma, Ureaplasma).

–          Infeksionet virale  HSV-2, viruset HPV.

Infeksionet gjenitale më të rralla tek ne janë gonorea, sifilis, AIDS, hepatit B dhe C. Të gjitha këto infeksione bëjnë pjesë në grupin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe është tepër e rëndësishme që të zbulohen dhe të trajtohen në kohë.

Për parandalimin e infeksioneve, është e nevojshme kryerja e kontrolleve gjinekologjike në mënyrë që të  zbulohen dhe trajtohen në kohë. Disa nga infeksionet, zbulohen edhe me anë të PAP testit Candida, Trichomonas vaginalis, Gardnerella vaginalis…),ndërsa përsa i përket infeksioneve të tjera, merren mostra mikrobiologjike specifike (Chlamidia, Micoplasma-Ureaplasma)… Në varësi të rezultateve të marra, gjinekologu juaj do t’ju lëshojë terapinë e duhur (lokale apo sistemike) vetëm për ju ose edhe për partnerin tuaj. Në mënyrë që trajtimi i infeksioneve vaginale të jetë efektiv, duhet patjetër që të kryhet nga persona profesionalë (gjinekologë, mikrobiologë) dhe jo të vendosni ju vetë. Pas kryerjes së terapisë me antibiotikë apo me terapi antimikotike është mirë që të vazhdohet me imunostimulues, me Lactobacille lokale dhe sistemike dhe me terapi me vitamina.

Kontrollet e rregullta gjinekologjike, marrëdhënia e duhur seksuale, higjena, përdorimi i rrobave të pambukëta, shmangia e përdorimit të agjentëve kimikë, ushqimi i shëndetshëm dhe mënyra e të jetuarit shëndetshëm, do ta zvogëlojnë frekuencën dhe numrin e infeksioneve vaginale, si dhe rritjen e sekretimit vaginal.

Shpërndaj