Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çfarë është kimioterapia?

Pacientit i jepet një apo më tepër ilaçe me qëllim që të shkatërrohen qelizat kancerogjene. Zbatohet sipas disa protokolleve të caktuara për mjekim, të cilat zakonisht kombinojnë një apo më shumë ilaçe citostatike. Me kimioterapi, 15-30% zvogëlohet mundësia e përsëritjes së sëmundjes si dhe reduktohet numri i rasteve të vdekjeve.

Pacientit i jepet një apo më tepër ilaçe me qëllim që të shkatërrohen qelizat kancerogjene. Zbatohet sipas disa protokolleve të caktuara për mjekim, të cilat zakonisht kombinojnë një apo më shumë ilaçe citostatike. Me kimioterapi, 15-30% zvogëlohet mundësia e përsëritjes së sëmundjes si dhe reduktohet numri i rasteve të vdekjeve.

Kur zbatohet?

Tek rastet e kancerit të gjirit, kimioterapia zakonisht zabtohet pas operacionit. Me përjashtimin e disa rasteve të veçanta, kimioterapia është metoda e parë e cila aplikohet tek pacientët të cilët kanë kancer në fazë të avancuar dhe nuk mund mënjanohet me anë të kirurgjisë ose në rastet kur kanceri është përhapur edhe tek organet e tjera. Përshembull, në mënyrë që të kryhet operacioni me ruajtjen e gjirit, tek pacientët në fazë të hershme të sëmundjes, kimioterapia ndonjëherë mund të jetë metoda e parë e trajtimit. Tek këta pacientë, në vend të mastektomisë (mënjanimit të plotë të gjirit), planifikohet që fillimisht të zvogëlohet tumori me anë të kimioterapisë, dhe më pas të mënjahohet kanceri duke mundësuar ruajtjen e gjirit.

Kush nuk duhet të marrë kimioterapi?

Kimioterapi nuk duhet të marrin pacientët me çrregullime serioze të zemrës, probleme të veshkave, sëmundje të mëlçisë, çrregullim të sistemit imunitar, apo çrregullime të vetëdijës.

Cilat janë efektet anësore?

Ndër efektet anësore të para të shkaktuara nga kimioterapia janë: reduktimi i leukociteve në gjak (qelizat e bardha të gjakut), çrregullim i sistemit imunitar, anemia, të përzjera, të vjella, humbje të oreksit dhe rënia e flokëve. Megjithatë, sot,  këto efekte anësore të lidhura me kimioterapinë, falë kujdesit të madh para dhe gjatë  trajtimit, janë gjithnjë dhe më të pakëta.  Pacientët duhet të mbikqyren me shumë kujdes pasi kimioterapia mund të shkaktojë ndërprerjen e ciklit menstrual si dhe probleme me zemrën.

Kur duhet të merret kimioterapia dhe kur terapia hormonale?

Në rastin e kancerit të gjirit, gjatë marrjes së vendimit për aplikimin e trajtimit për aplikimin e kimioterapisë apo të terapisë hormonale, gjithmonë merret parasyshë mosha e pacientit, madhësia e tumorit, tiparet biologjike dhe patologjike të tumorit. Sipas këtyre të dhënave, pacienti bën pjesë në një nga këto tre grupe: me rrezik të ulët, të mesëm apo të lartë.

Sipas kësaj:

  • Tek pacientët me kancer më të vogël se 2 cm, i cili nuk është përhapur tek nyjet limfatike aksillare, merren parasyshë vetitë e tjera malinje të kancerit, këta pacientë konsiderohen si pacientë me rrezik të lartë dhe për këtë arsye ju jepet kimioterapi.
  • Pothuajse të gjithë pacientët me tumor deri në 2 cm apo më të madh,  ku tumori është përhapur tek nyjet limfatike, konsiderohen si tumore të ndjeshme ndaj kimioterapisë (nëse mosha dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit janë të përshtatshme, si dhe në rast se nuk ka ndonjë sëmundje serioze, që mund ta pengojë marrjen e kimioterapisë).
  • Për pacientët tek të cilët kimioterapia është e diskutueshme, të cilët kanë kancer me receptorë pozitivë të estrogjenit / progesteronit,  të cilët janë kandidatë për terapi hormonale, në marrjen e vendimit ndihmojnë rezultatet e testit Onkotip DX dhe testit gjenetik.  Testi Onkotip DX është testi i cili shqyrton praninë e 21 gjeneve që luajnë rol në përsëritjen e kancerit, kështu që përcakton rrezikun e përsëritjes së sëmundjes. Nëse rezultati i këtij testi është i ulët, pacienti bën pjesë në grupin e rrezikut të ulët dhe nuk është i nevojshëm trajtimi me kimioterapi, por vetëm trajtimi me terapi hormonale. Nëse rezultati është i lartë, aplikohet kimioterapia me besimin se do të ndikojë pozitivisht tek pacienti, dhe më pas jepet terapia hormonale. 

Shpërndaj