Në sipërfaqet e rrëshqitshme duhet të ecni si pinguin

Dëbora dhuron një kënaqësi të këndshme gjatë stinës së dimrit. Megjithatë ajo mund të jetë e rrezikshme në sipërfaqet e trotuarëve dhe në rrugët me asfalt. Parandaloni rëniet me disa taktika të caktuara të ecjes dhe me pajisjet e nevojshme dimërore, dhe në rast se ndodh që të rrëzoheni, mësoni se si duhet ta mbroni veten në mënyrë që të parandaloni dëmtimet e rënda apo frakturat.

Dëbora dhuron një kënaqësi të këndshme gjatë stinës së dimrit. Megjithatë ajo mund të jetë e rrezikshme në sipërfaqet e trotuarëve dhe në rrugët me asfalt. Parandaloni rëniet me disa taktika të caktuara të ecjes dhe me pajisjet e nevojshme dimërore, dhe në rast se ndodh që të rrëzoheni, mësoni se si duhet ta mbroni veten në mënyrë që të parandaloni dëmtimet e rënda apo frakturat.

Ecni si pinguin

Përsa i përket mënyrave më të mira të ecjes,duhet të shikoni përreth jush dhe të shikoni se si bota kafshërore është përshtatur me këto kushte. Shikoni pinguinat. Në dëbore dhe në akull ato ecin me hapa të vegjël, ndërkohë që peshën trupore e shpërndajnë në të gjithë sipërfaqen e shputës (këmbës).

Në borën e sapo rënë, mundohuni të ecni nëpër gjurmët e të tjerëve. Në këtë mënyrë do të shpenzoni më pak energji. Nëpër zonat me më shumë dëborë, fillimisht ecni me thembër dhe më pas me pjesën e gishtave. Në këtë mënyrë do të parandaloni që këmba të rrëshkasë nga përpara.

Shumica e mjekëve shprehen se numri i personave të lënduar është  më i madh në periudhën pasi të ketë  rënë dëbora në krahasim me ditën pikërisht kur bie dëborë. Problemet shfaqen atëherë kur dëbora fillon të shkrihet, pasi gjatë mbrëmjeve të ftohta  ajo shndërrohet në akull. Nëse mbi të, bie përsëri dëborë,  njerëzit ecin të sigurt dhe nuk mendojnë aspak në faktin se mund të jenë duke ecur në sipërfaqe të ngrirë e cila është e mbuluar nga dëbora e re.

Zgjidhni këpucët e duhura

Në dimër duhet të vishni këpucë me shollë të trashë gome dhe me dhëmbëza. Përveç kësaj, duhet të keni parasyshë se këpucët sportive të cilat nuk rrëshkasin në asfalt të thatë, nuk janë të qëndrueshme në dëborë dhe në akull. Përveç këpucëve me shollë të mirë, duhet të përzgjedhni këpucë të cilat e mbajnë kyçin (nyjen) e këmbës të stabilizuar pasi përndryshe mund të zhvendoset (ndrydhet) shumë lehtë.

Si ti parandaloni lëndimet gjatë rënieve?

Së pari duhet të keni parasyshë moshën dhe brishtësinë e trupit tuaj. Rëniet me këllk (nyja e pjesës së sipërme të këmbës) mund të parandalohen pasi gjatë rënies mund të mbrohemi me anë të duarve.  Edhe pse mund të rrezikoni thyerjen apo zhvendosjen e dorës, gjithësesi këto lëndime janë shumë më të lehta se thyerja e këllkut. Prandaj, është shumë e rëndësishme që gjatë ecjeve në dëborë apo në zona të ngrira, duart gjithmonë duhet ti keni të lira, në mënyrë që të mund të mbroheni. 

Shpërndaj