Pyetjet më të shpeshta në lidhje me infeksionet e sipërme respiratore

Infeksionet e sipërme respiratore janë shkaku kryesor përse pacientët paraqiten tek mjeku i tyre familjar. Gjithashtu, këto infeksione janë edhe arsyeja përse ata shpesh mungojnë në shkollë apo në punë. Në pjesët e sipërme të sistemit respirator përfshihen organet në vijim: kanalet hundore, pjesa e sipërme e fytit, bajamet, sinuset dhe pjesët e sipërme të tubit respirator.

Infeksionet e sipërme respiratore janë shkaku kryesor përse pacientët paraqiten tek mjeku i tyre familjar. Gjithashtu, këto infeksione janë edhe arsyeja përse ata shpesh mungojnë në shkollë apo në punë. Në pjesët e sipërme të sistemit respirator përfshihen organet në vijim: kanalet hundore, pjesa e sipërme e fytit, bajamet, sinuset dhe pjesët e sipërme të tubit respirator.

Kur është sezoni i shfaqjes së infeksioneve të sipërme respiratore?

Infeksionet e sipërme respiratore zakonisht shfaqen gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit,duke filluar nga muaji shtator deri në muajin prill. Gjatë kësaj periudhe, si të rriturit ashtu edhe fëmijët, gjëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta. Ajri i thatë dhe i pa filtruar, bën që mukoza e rrugëve të frymëmarrjes të jetë më e ndjeshme ndaj infeksioneve virale. Gjithësesi,  kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të shfaqen edhe gjatë stinëve të tjera të vitit.

Cilat janë simptomat?

Simtomat më të zakonshme të infeksioneve të sipërme respirative janë: rrjedhja e sekrecioneve nga hunda, bllokimi i hundëve, teshtitje të shpeshta, kollitja, kruarje apo gërryerje e fytit, dhimbje fyti, dhimbje gjatë përtypjes, ndjenja e dobësisë, dhimbje koke, vështirësi gjatë frymëmarrjes. Gjithashtu, si pjesë e simptomave, mund të jetë edhe shfaqja e dhimbjes së muskujve, rritja e lehtë e temperaturës së trupit, të përziera dhe humbje oreksi. Këto simptoma zakonisht zgjasin 3 -14 ditë, por në rast se shfaqen komplikime, këto simptoma mund të zgjasin edhe më tepër.

A transmetohet simptomat e infeksioneve të sipërme respiratore?

Këto infeksione janë ngjitëse, shfaqen me anë të thithjes së pikave të vogla të ajrit të cilat janë të kontaminuara nga mikroorganizma.  Këto mikroorganizma lëshohen nga personi i infektuar me anë të teshtitjes dhe kollitjes.  Transmetimi i infeksionit mund të bëhet edhe nëpërmjet objekteve  të cilat ndodhen në ambientin e pa pastruar përreth  personit të infektuar. Këto objekte apo pajisje mund të ndoten me anë të prekjes nga  duar të kontaminuara, të cilat janë ndotur me anë të prekjes së hundës apo gojës së personit të infektuar. Në këtë mënyrë shfaqen epidemi  të vogla të shkaktuara nga infeksionet e sipërme respirative në  ambiente kolektive si kopshte dhe shkolla.

Nga se shkaktohen këto infeksione?

Në shumicën e rasteve këto infeksione shfaqen si rezultat i vetë kurimit të viruseve të cilat janë të shkaktuara nga një gamë e gjërë virusesh: rinoviruseve, viruseve të gripit, adenoviruseve dhe shumë të tjera. Rrallë shkak për këtë janë edhe bakteret (streptokok, hemofilus, stafilokok).

Si mund të gjendet diagnoza e saktë?

Diagnoza gjithmonë duhet të jetë e bazuar në kryerjen e  kontrollit të detajuar, të testeve laboratorike dhe analizës mikrobiologjike të briseve (mbjelljeve) të rrugëve respiratore.  Thelbësore është që të përcaktohet apo të theksohet se si është sekrecioni i rrugëve të frymëmarrjes tek pacienti. Infeksionet virale shkaktojnë sekrecione të shumta të rrjedhshme dhe pa ngjyrë (transparente), ndërkohë që sekrecionet e trasha me ngjyrë të verdhë- jeshile tregojnë se bëhet fjalë për infeksion bakterial.  Gjetjet pozitive të kontrolleve mikrobiologjike janë dëshmi e infeksioneve bakteriale.

Cili është trajtimi i infeksioneve respiratore virale?

Trajtimi i infeksioneve respiratore virale është simptomatik. NUK TRAJTOHEN ME ANTIBIOTIK! Jepen ilaçe për uljen e temperaturës, dhimbjes së kokës dhe të muskujve, si dhe pika të cilat ndihmojnë në çbllokimin e hundëve, si dhe shurup për zbutjen e kollës. Duhet të pini sa më shumë lëngje të nxehta me mjaltë, duhet të merrni terapi me vitamina dhe duhet patjetër të bëni pushim. Ekzistojnë edhe ilaçe antivirale të cilat jepen vetëm në raste të rënda të gjendjeve të gripit, por me terapinë duhet të filloni gjatë 48 orëve të para që nga fillimi i simptomave të para të sëmundjes. Mos harroni se për infeksionet virale respiartore  përdorimi i antibiotikëve mund të jetë i dëmshëm, ndërkohë që ato në raste të tilla nuk kanë asnjë efekt pozitiv, pra nuk ndikojnë aspak në përmirsimin e gjendjes tuaj.

Si trajtohen infeksionet bakteriale respirative?

Antibiotikët janë ilaçe të cilat përdoren për infeksione të shkaktuara nga bakteret. Ilaçet e tjera, lëngjet, vitaminat dhe pushimi, të cilat përdoren për trajtimin simptomatik, edhe në këtë rast ndikojnë në lehtësimin e gjendjes së pacientit. Mbani mend, trajtimi me antibiotik duhet të merret në dozë të saktë, duhet të merret në orarin e duhur, nuk duhet të kapërcehet marrja e dozës dhe duhet të merret për një kohë të mjaftueshme për të mundësuar shërim të suksesshëm. Nëse është i nevojshëm kontrolli mikrobiologjik  pas terapisë, ai duhet të bëhet të paktën një javë pas marrjes së dozës së fundit të  antibiotikut. 

 

Shpërndaj