Dobësia dhe lodhja e përgjithshme – simtomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës B12

Vitamina B12 ndikon në rritjen e energjisë, në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe ndikon në reduktimin më të shpejtë të kilogramëve të tepërta. Luan një rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të AND-së, nervave dhe qelizave të gjakut. Është tepër e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit imunitar. Burimi I vetëm I kësaj vitamine është ushqimi me origjinë shtazore si , veza, mishi, midhjet dhe produktet e qumështit. Peshku dhe mishi konsiderohen si burime më të pasura të kësaj vitamine.

Vitamina B12 ndikon në rritjen e energjisë, në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe ndikon në reduktimin më të shpejtë të kilogramëve të tepërta. Luan një rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të AND-së, nervave dhe qelizave të gjakut. Është tepër e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit imunitar. Burimi I vetëm I kësaj vitamine është ushqimi me origjinë shtazore si , veza, mishi, midhjet dhe produktet e qumështit. Peshku dhe mishi konsiderohen si burime më të pasura të kësaj vitamine.

Si të njiheni me vlerat e vitamins B12?

Shtë tepër e rëndësishme të që kontrolloni nëse trupi juaj ka mjaftueshëm vitaminë B12. Shqyrtohet me anë të marrjes së gjakut. Meqenëse shqyrtimin e kësaj vitamine nuk e bëjmë me anë të analizës rutinë të gjakut, shumë persona prej vitesh nuk janë në dijeni të mungesës së vitamins B12 në organizmin e tyre. Nëse rezultati juaj do të tregojë vlera të ulëta, duhet patjetër që të kompensohet mungesa e vitaminës.

Grupi  i personave të rrezikuar për mungesë të vitaminës B12

Vitanmina B12 zakonisht mungon tek personat të cilët i përkasin moshës mbi 65 vjeçare, të cilët shpesh kanë probleme me tretjen e ushqimit, me sëmundjen celiac, personat të cilët mbajnë dietë rigoroze vegjetariane, personat të cilët kanë bërë intervenim kirurgjik për humbjen e peshës trupore. Sipas një numri të madh studimesh, mungesa e vitaminës B12 është e lidhur me personat të cilët për dy vjet me rradhë në mënyrë të vazhdueshme pijnë ilaçe për reduktimin e acideve në stomak, të cilat janë të nevojshme për absorbimin e kësaj vitamine. Nëse keni mungesë të vitaminës B12, ajo mund të kompensohet me anë të suplementeve të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme.  Kthimi i vlerave normale të vitaminës në trup do të ndikojë në lehtësimin e simptomave si mpirja, rrahjet e shpeshta të zemrës, ngurtësimi i muskujve, ndjenja e dobësisë së përgjithshme në trup, vështirësitë gjatë ecjes dhe problemet me kujtesën.

Shenjat e para të mungesës së vitaminës janë lodhja dhe dobësia

Vitamina B12 është quajtur vitamina e energjisë. Pikërisht për këtë, shenjat e para të mungesës së kësaj vitamine janë lodhja, kunfuzioni dhe gjendja e dobësisë. Por, meqenëse këto simptoma janë të përgjithshme dhe shpesh lidhen edhe me gjendje apo sëmundje të tjera,  nuk i kushtohet rëndësi rolit që shkakton mungesa e vitaminës B12, dhe shpesh herë pacientët as që mendojnë se ndoshta pikërisht këtu qëndron problemi.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton anemi

Anemia pernicioze , është një anemi  specifike e cila shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. Bëhet fjalë për çrregullim të qelizave të kuqe të gjakut, i cili shfaqet si rezultat i prodhimit të pamjaftueshëm  të substancës e cila është e nevojshme për absorbimin e duhur të kësaj vitamine.

Edhe bebet mund të kenë mungesë të kësaj vitamine

Mungesa e vitaminës B12 tek bebet dhe fëmijët e vegjël mund të jetë një arsye serioze e shfaqjes së anemisë, vështirësisë së lëvizjes, dhe arritjes së zhvillimit të etapave (fazave).

Mbidoza e vitaminës B12

Për shkak se kjo vitaminë është e tretshme në ujë, në trupin e njeriut gjendet në sasi të vogla, ndërkohë që pjesa tjetër e mbetur nxirret nga organizmi me anë të urinës.  Në rast se këtë vitaminë e merrni njëherësh  në sasi të mëdha , atëherë mund të shfaqen efekte anësore si diarrea. 

Shpërndaj