Koliti ulçeroz dhe sëmundja kron (Crohn)

Mjekimi pothuajse gjithmonë fillon me trajtim mjekësor.  Në rastet e formave më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve biologjike të reja dhe trajtimeve konvencionale, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.  Ai mund të jetë elektiv (i planifikuar) dhe urgjent në rastet e rënda dhe të komplikuara. Përveç trajtimit mjekësor, një pjesë e rëndësishme e trajtimit është regjimi dietik, aktiviteti fizik, reduktimi i stresit, shprehet Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Mjekimi pothuajse gjithmonë fillon me trajtim mjekësor.  Në rastet e formave më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve biologjike të reja dhe trajtimeve konvencionale, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.  Ai mund të jetë elektiv (i planifikuar) dhe urgjent në rastet e rënda dhe të komplikuara. Përveç trajtimit mjekësor, një pjesë e rëndësishme e trajtimit është regjimi dietik, aktiviteti fizik, reduktimi i stresit, shprehet Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Sëmundjet kronike autoimune siç është koliti ulçeroz dhe sëmundja kron, janë sëmundje kronike afatgjata të cilat shoqërohen me mukus  apo me  mukus (rrjedhje) të përgjakshëm dhe me dhimbje barku.

Gjithnjë dhe më i madh është numri i pacientëve të cilët vuajnë nga ky grup i sëmundjeve. Stresi, shqetësimet e përditshme, mënyra e jetesës, mënyra e të ushqyerit,  janë pjesë e faktorëve të shfaqjes së kësaj sëmundje. Mjekët nuk e përjashtojnë edhe lidhjen gjenetike.

Simtomat e këtyre sëmundjeve janë, diarrea ose kapsllëku,  mukus ose jashtëqitje të shoqëruar me gjak, shfaqja e gazrave të shumta, zhurmë në zorrë. Gjatë manifestimit të secilës prej këtyre simtomave, sidomos gjatë jashtëqitjes të shoqëruar me gjak, duhet menjëherë të paraqiteni tek mjeku, në mënyrë që të diagnostikohet se për çfarë bëhet fjalë.

Çfarë është koliti dhe çfarë është sëmundja kron?

Sëmundja e inflamcaionit të zorrëve, të cilat quhen  IBD dhe janë sëmundje inflamatore kronike të traktit gastrointestinal, me origjinë të panjohur.  IBD janë sëmundje të cilat klasifikohen në grupin e sëmundjeve autoimune.

Ekzistojnë dy lloje IBD – koliti ulçeroz dhe sëmundja kron. Koliti ulçeroz ka të bëjë me inflamacionin në zorrën e trashë, ndërsa sëmundja kron mund të shfaqet në të gjithë traktin gastrointestinal (nga goja deri në rektum), me prekjen më të shpeshtë të pjesës së fundit të zorrës së trashë.

Cilat janë simptomat e kolitit?

Faktorët e rrezikut për IBD janë: mosha, rraca dhe përkatësia etnike,  historia familjare, prja e duhanit, përdorimi i ilaçeve të caktuara, vendi i banimit. Simptomat e IBD ndryshojnë nga shkalla dhe intensiteti i inflamacionit. Sëmundja ka një fazë aktive, por edhe periudhë të mjekimit me ilaçe ose të mjekimit spontan, si dhe rishfaqjen e saj. Simptomat e IBD janë: diarrea, dobësia, lodhja, dhimbja e barkut, prania e gjakut në jashtëqitje, hubja e oreksit dhe e peshës trupore.  Në format më të rënda klinike, sëmundja kron dhe koliti ulçeratik janë gjendje kërcënuese për jetën, për të cilat është i nevojshëm trajtimi në spital.

Si diagnostikohen sëmundjet IBD?

Sëmundjet IBD diagnostikohen me anë të metodës endoskopike, zakonisht me kontroll kolonoskopik të zorrës së trashë me hyrje të shkurtër me anë të një tubi të hollë dhe endoskopi të sipërm digjestive, kontroll të ezofagut, të stomakut dhe të pjesës fillestare të zorrës së hollë. nëse ka dyshime për praninë e sëmundjes, atëherë bëhet patohistologjia e sëmundjes.

Në çfarë konsiston trajtimi i kolitit?

Trajtimi i IBD varet nga lloji i kolitit, forma e sëmundjes, mosha e pacientit, shkalla e sëmundjeve të tjera kronike. Mjekimi pothuajse gjithmonë fillon me trajtim mjekësor.  Në rastet e formave më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve biologjike të reja dhe trajtimeve konvencionale, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.  Ai mund të jetë elektiv (i planifikuar) dhe urgjent në rastet e rënda dhe të komplikuara. Përveç trajtimit mjekësor, një pjesë e rëndësishme e trajtimit është regjimi dietik, aktiviteti fizik, reduktimi i stresit.

A mund të shërohet koliti?

IBD janë sëmundje për të cilat asnjëherë nuk mund të themi me siguri të plotë se pacienti mund të shërohet plotësisht.

Burimi: Republika.mk

 

Shpërndaj