Roli i PET/KT në diagnostikimin e kancerit

PET/KT është një nga teknikat më efektive të imazheve të cilat janë të disponueshme në ditët e sotme. PET (Positron emission tomography) është teknika e imazhit e cila shfaq ndryshimet funksionale të organeve dhe indeve në metabolizmin e trupit e njeriut. Kjo metodë e kombinuar me KT (tomografi kompjuterike) siguron informacione të detajuara anatomike. PET/KT përdoret veçanërisht në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e shkallës së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, si dhe për vlerësimin e e përgjigjes apo reagimit nga marrja e terapisë.

PET/KT është një nga teknikat më efektive të imazheve të cilat janë të disponueshme në ditët e sotme. PET (Positron emission tomography) është teknika e imazhit e cila shfaq ndryshimet funksionale të organeve dhe indeve në metabolizmin e trupit e njeriut. Kjo metodë e kombinuar me KT (tomografi kompjuterike) siguron informacione të detajuara anatomike. PET/KT përdoret veçanërisht në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e shkallës së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, si dhe për vlerësimin e e përgjigjes apo reagimit nga marrja e terapisë.

Ky aparat është i disponueshëm për pacientët në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Dr. Lilijana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare, shpjegon se PET/KT, gjithashtu aplikohet në neurologji, kardiologji si dhe në rastet e inflamacioneve.  Në këtë mënyrë ky aparat hap një epokë të re në diagnostikimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve neurologjike dhe kardiologjike.

Në cilën fazë të kancerit përdoret PET/KT?

PET/KT për diagnostimkimin e hershëm të sëmundjes – Kjo metodë ofron mundësi për diagnostikimin e shumë çrregullimeve në fazë fillestare. Gjatë imazhit me PET/KT mund të vërehen apo zbulohen edhe tumoret me madhësi deri në 5 mm, sepse informacionet në lidhje me trupin e pacientit merren nëpërmjet imazheve të arritura nga sisteme të avancuara kompjuterike. PET/KT duke përdorur rritjen e glukozës së metabolizmit dhe karakteristikën e qelizave kancerogjene, lehtëson vendosjen e diagnozës së shpejtë dhe të sigurtë, pa pasur nevojë të merren mostra.

PET/KT gjatë metastazave – PET/KT  gjithashtu ofron një avantazh të rëndësishëm në përcaktimin e përhapjes së sëmundjes  tek indet apo nyjet limfatike përreth, si dhe për të përcaktimin e ekzistencës së metastazave apo jo. Prandaj, PET/KT është i domosdoshëm në përcaktimin e shkallës lokale apo të largët të sipërfaqes së sëmundjes, për shembull, nëse tumori i mushkërive është përhapur në organe të tjera të brendshme, gjendrat mbiveshkore apo tek nyjet limfatike (nëse ka metastaza apo jo), me fjalë të tjera PET/KT ndihmon në përcaktimin e fazës së sëmundjes.

PET/KT pas trajtimit – shumë lloje të kancerit mund të shërohen në rast se është vendosur diagnoza e hershme. Për shembull, shkalla 5 vjeçare e mbijetesës tek pacientët e diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme është mbi 80%. PET mundëson analizën e metabolizmit të indeve,  sipas të cilës do të mund të përcaktohet nëse lezioni, prania anatomike e të cilit është e përcaktuar, është malinjë apo beninjë.  Gjithashtu PET, mund të përdoret edhe për ndjekjen e reagimit të terapisë, në rastin e sëmundjeve malinje.  Për shembull, në rastin e limfomës, nyjet limfatike të cilat rriten, mund të zvogëlohen me anë të trajtimit, por ekzistojnë raste kur ato nuk mund të mënjanohen krejtësisht.  Në shumë raste, ndodh që nyjet limfatike të mund të mbeten pak të rritura edhe pas trajtimit.  Kur bëhet fjalë për të përcaktuar nëse sëmundja është ende aktive tek këto nyje, apo nëse sëmundja është plotësisht e eliminuar, PET/KT është metoda më e mirë për ndjekjen e reagimit apo përgjigjes së terapisë.  Kështu, PET/KT mundëson përcaktimin e saktë të lokalizimit të nyjeve limfatike, si dhe nëse sëmundja është ende aktive apo është shëruar plotësisht. Me të gjitha këto karakteristika, PET/KT luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e hershëm të sëmundjes, si dhe në ndjekjen e trajtimit të sëmundjes malinje.

A e dini se?

  • PET/KT zbulon lloje të ndryshme të kancerit, sëmundje kardiologjike dhe neurologjike. Me aplikimin e kësaj metode, shmanget  nevoja për përdorimin e shqyrtimeve të tjera shtesë të  procedurave diagnostzikuese.
  • PET/KT është një metodë e sigurtë.
  • Vetëm një aplikim i PET/KT zëvendëson një numër të madh shqyrtimesh apo ekzaminimesh.
  • PET/KT i shfaq të gjitha sistemet e organeve vetëm me një filmim (imazh).
  • PET/KT bën të mundur diagnostikimin e hershëm të shumë sëmundjeve në krahasim me metodat e tjera.
  • PET/KT  tregon rrjedhën e sëmundjes dhe reagimin e trupit nga aplikimi i trajtimit.
  • PET/KT siguron informacione të rëndësishme në lidhje me planifikimin e trajtimit

Rastet klinike në të cilat aplikohet PET/KT

  • Limfomat
  • Melanoma
  • Kanceri i mushkërive
  • Kanceri pankreatik
  • Kanceri i zorrës së trashë
  • Kanceri i gjirit
  • Kanceri i gjendrës tiroide
  • Tumori në tru
  • Si dhe në fusha të tjera të cilat kanë nevojë të trajtohjen me anë të aplikimit të PET/KT

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura