Nëse ekziston vendi në të cilin duhet të tregoheni të sinqertë dhe ti tregoni të gjitha të fshehtat tuaja, kjo është ordinnca e doktorit tuaj. Harrojeni ndrojtjen, doktori juaj është aty për tju ndihmuar dhe çdo informacion që ju do të ndani me të, do të shërbejë për të mirën e të dyve.
- Ëmbëlsirat janë dobësia juaj
Konsumi i tepërt i ëmbëlsirave mund të ndikojë në rritjen e peshës tuaj trupore dhe në shfaqjen e kolesterolit të keq.
- Informoni doktorin edhe për aktivitetet fizike
Ndoshta nuk shkoni çdo ditë në palestër, por gjithsesi ekzistojnë edhe mënyra të tjera për tu marrë me aktivitete sportive, dhe ta mbani trupin në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme. Mund të bëni një shëtitje në këmbë, mund të merreni me kopshtari në oborrin tuaj, si dhe mund të ngisni biçikletë.
- Mos i lini pas dore simptomat
Mos harroni ti tregoni doktorit tuaj për dhimbjet e shpeshta të kokës, të cilave nuk i kushtoni rëndësi, si dhe për dhimbjen në kraharor kur bëni stëritje.
- Konsumi i alkolit dhe pirjes së duhanit
Nëse konsumoni shpesh alkol, duhet patjetë ti tregoni mjekut tuaj. Fshehja e këti informacioni mund të jap rezultate të gabuara. Edhe pse mendoni se pirja e duhanit nuk mund t’ju shkaktoj dëme, mjeku juaj duhet të dijë nëse jeni apo jo duhanpirës.
- Marrja e terapisë së rregullt
Një numër i madh i pacientëve me sëmundje kronike, nuk e marrin rregullisht terapinë e tyre, sipas rekomandimit nga mjeku. Nëse shkak për mos marrjen e rregullt të terapisë janë efektet anësore që shkaktojnë ato, bisedoni me mjekun tuaj, me siguri ai do t’jua ndryshoj terapinë.
- Keni sëmundje seksualisht të transmetueshme
Edhe kjo është një nga informacionet të cilat duhet ti ndani me mjekun tuaj, nëse shpesh i ndryshoni partnerët dhe nëse praktikoni marrëdhënie seksuale pa mbrojtje. Kjo gjë mund t’ju vërë në rrezik ndaj disa sëmundjeve të caktuara, për këtë arsye mund të keni nevojë që të kryeni disa shqyrtime të tjera shtesë. Disa sëmundje të caktuara seksualisht të transmetueshme kërkojnë trajtim. Shpesh, meshkujt janë të ndrojtur të flasin për problemet e tyre me mosfunksionimin erektil.