Përse duhet të ngisni biçikletë?

Pranvera është periudha ideale për të shëtitur me biçikletë. Kjo mënyrë e përsosur për tu marrë me sport përballet shumë mirë me kilogramët e terpërt, me forcimin dhe formimin e muskujve. Shëtitjet me biçikletë ndikojnë edhe në fitimin e qëndrueshmërisë në organizëm, reduktimin e shfaqjes së presionit të lartë të gjakut, forcimin e imunitetit si dhe në reduktimin e stresit. Gratë të cilat peshojnë 60 kg,  do të shpenzojnë 480 kalori nëse ecën me biçikletë me një shpejtësi mesatare prej 20-25 km në orë (60 min.) sa më shpejtë dhe në mënyrë intenzive të ecni me biçikletë, aq më shumë kalori do të shpenzoni. Por, ekspertët nuk rekomandojnë që të sforcoheni me këtë aktivitet. Studimet kanë treguar se personat të cilët ecin me biçiklet 10 km, dy herë në javë,  djegin gjysëm kilogram yndyrë në muaj.

Çiklizmi ju bën të ndiheni më të rinj

Ecjet e rregullta me biçikletë, ndikojnë kundër plakjes.  Me rritjen e qarkullimit  gjatë ecjes me biçikletë,  rritet edhe rrjedha e acidit në sipërfaqe të lëkurës. Në këtë mënyrë eliminohen edhe toksinat, përmirësohet toni i lëkurës dhe rritet prodhimi i kolagjenit.

Forcon imunitetin

Imuniteti e mbron trupin tonë nga infeksionet e ndryshme dhe sëmundjet sistemike. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik në mënyrë të kontrolluar, siç është ecja me biçikletë, e forcon imunitetin tonë.

Rrit nivelin e energjisë

Kur jeni të lodhur dhe pa dëshirë, ecja me biçikletë do t’ju kthejë 20% të energjisë, dhe do të reduktojë 65% lodhjen. Kjo ndodh për shkak se çiklizmi stimulon trurin të sekretojë (prodhojë) dopaminë, hormon i cili është i lidhur me nivelin e energjisë.  Madje edhe ecja e ngadaltë me biçikletë, tre herë në javë, gjatë të cilës madje nuk djersiteni, do t’ju bëj të ndiheni të lumtur.

Parandalon shfaqjen e sëmundjeve në shtyllën kurrizore dhe dhimbjeve në shpinë

Ndërkohë që ngisni biçikletën , mbajtja e trupit është optimale dhe lëvizjet e këmbëve stimulojnë muskujt në pjesën e poshtme të shpinës, ku zakonisht shfaqet dhimbja e shtyllës kurrizore.  Çiklizmi gjithashtu stimulon muskujt e vegjël rreth shpinës, të  cilët me shumë vështirësi mund të aktivizohen gjatë ushtrimeve të tjera.

Për një gjumë më të mirë

Shëtitjet me biçikletë gjithashtu rekomandohen për të pasur një gjumë të mirë dhe cilësor, dhe në mëngjes të ndiheni të ngopur me gjumë dhe të freskët.  Gjysëm ore shëtitje me biçikletë redukton problemet që lidhen me gjumin pothuajse 50%.

Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare

Zemra është një nga organet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të pasur një jetë të shëndetshme, dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktoj dëmtimin e saj. Shëtitjet me biçikletë janë ideale për forcimin e zemrës.

Redukton presionin e lartë të gjakut

Shëtitjet me biçikletë mund të parandalojnë presionin e lartë të gjakut, ose ta reduktojë atë në rast se është shfaqur më parë.  Sëbashku me të automatikisht reduktohet edhe mundësia e shfaqjes së  sulmit në tru apo dëmtimi i organeve të tjera. Shëtitjet me biçikletë kanë edhe shumë avantazhe të tjera, të cilat ju sugjerojmë që ti zbuloni vetë!

Shpërndaj