Shpesh kemi zili ndaj atyre personave të cilët duken disa vite me të rinj në moshë. E besoni apo jo, me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore dhe njohuritë e personave mjekësore profesionalë, procesi i plakjes mund të nadalësohet apo mund të shtyhet. Thjeshtë, kushtojini më tepër kohë dhe kujdes pamjes tuaj, dhe koha do të ndalet. Në vijim do të gjeni 6 këshilla nga mjekët e spitalit klinik “Acibadem Sistina”.
Hapi i parë – Botoks
Toksina botulinum është një nga substancat më të njohura në dekadën e fundit përsa i përket procedurave estetike. Me aplikimin e tij arrihet rrafshimi i rrudhave dhe linjave në fytyrë të cilat shfaqen me kalimin e viteve. Botoksi përdoret veçanërisht për trajtimin e rrudhave të ballit, ndërmjet vetullave apo mbi hundë dhe përreth syve. Efekti i botoksit zgjat deri në 6 muaj dhe më pas ky trajtim ka nevojë për tu përsëritur.
Hapi i dytë – Filer dermal ( mbushës i lëkurës)
Kohët e fundit fileri dermal është një trend i popullarizuar në trajtimin estetik për mbushjen e rrudhave apo defekteve në fytyrë. Kjo metodë ka për qëllim që t’ju rinojë në mënyrë të ndjeshme, dhe për ti dhënë volum disa pjesëve të caktuara të fytyrës. Fileri dermal përdoret për rinimin e lëkurës, rrafshimin dhe mbushjen e rrudhave, linjave dhe gropave dhe shenjave në lëkurë. Rigjallëron lëkurën duke i dhënë një pamje rinore dhe të freskët lëkurës. Rezultati është i dukshëm menjëherë, përdorimi i tij është veçanërisht i suksesshëm për mbushjen dhe rrafshimin e rrudhave dhe linjave përreth hundës dhe gojës, me efekt prej 12 muajsh, si dhe për të theksuar disa pjesë të fytyrës – buzët, faqet të cilat janë gjithnjë të pranishme në estetikën dermatologjike në ditët e sotme.
Hapi i tretë – Trajtimi PRP
Ana pozitive përse ky trajtim është i kërkuar nga njerëzit, është rinimi në mënyrë natyrale dhe të sigurtë. Metoda PRP (platelet rich plasma) rigjeneron lëkurën me anë të përdorimit të vetë plazmës (gjakut) së pacientit. Është një metodë krejtësisht e sigurt pasi përdoren vetë mekanizmat e pacientit për ipërtërim të lëkurës. Si rezultat, lëkura bëhet më e fortë, elastike, më e freskët dhe më e ndritshme. Avantazhi i kësaj metode është fakti se rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, dhe falë efektit kumulativ, kjo metodë garanton qëndrueshmëri dhe afat të gjatë të rezultatit.
Hapi i katërt – Facelifting
Facelifting është një metodë e cila me ndihmën e kirurgjisë rimodelon lëkurën e fytyrës. Ajo bëhet e tërhequr dhe rinohet në drejtim të kundërt të gravitetit. Për të marrë një rezultat të plotë, është e mundur që të përdoret edhe transplantimi i yndyrës ose plazmës. Lifting i plotë mund t’ju bëj të dukeni 10-15 vjet më të rinj.
Hapi i pestë – Blefaroplastika
A e tregon pamja juaj e fytyrës moshën që keni, ndërkohë që kozmetika e shtrejntë dhe cilësore nuk nuk është aq e fuqishme që të mund ta fsheh lodhjen? Tani është koha që ta riktheni freskinë. Blefaroplastika është një metodë kirurgjike e cila përdoret për korrigjimin e qepallave të sipërme dhe të poshtme të syve. Kjo është një procedure kirurgjike relativisht e thjeshtë me anë të së cilës ju do të merrni një pamje më te re dhe më të bukur të fytyrës tuaj, si dhe do ti shmangni problemet të cilat shfaqen si rezultat i kalimit të viteve, si rënja e kapakëve të syve dhe shfaqjes së rrathëve apo qeseve në kapakët e poshtëm të syve. Pas kryerjes së Blefaroplastikës, sytë janë më të theksuar dhe bukuria e tyre vihet më tepër në dukje.
Hapi i gjashtë – Abdominoplastika
Me anë të abdominoplastikës mënjanohet lëkura e tepërt e cila është e varur dhe e shoqëruar me stri. Me anë të abdominoplastikës reduktohet yndyra nën lëkurë dhe forcohen muskujt e barkut. Prerja bëhet në zona diskrete, të cilat mbulohen nga kostumi i banjos. Zakonisht, kjo procedurë kirurgjike kryhet nga gratë pas lindjes të cilat kanë vendosur që të mos lindin më fëmijë, personat të cilët kanë humbur shumë peshë,ose ata persona të cilët peshën e tyre dhjamore e kanë të lokalizuar në një vend apo zonë të trupit.