Ekokardiografia fetale – skrining për zbulimin e hershëm të anomalive kardiake tek fetusi

Nëse më parë ekokardiografia fetale duhej bërë tek gratë shtatzëna me faktor rreziku për anomaly të mundshme kardiake tek fetusi , sot, të dhënat statistikore nga referenca të shumta kardiologjike dhe nga qendra kardiokirurgjike në Europë dhe në Amerikë, tregojnë se ka rritje të anomalive të zemrës edhe tek gratë shtatzëna të shëndetshme të cilat kanë një shtatzëni normale dhe pa asnjë rrezik. Prandaj sot, ekokardiografia fetale rekomandohet tek çdo grua shtatzënë.

Dr. Drashko Dimeski pediatër kardiolog,  shpjegon se ekokardiografia fetale është një diagnostikim me anë të ekos që është pjesë e diagnostikimit prenatal në gjinekologji dhe është një metodë e cila përdoret për zbulimin e hershëm të ekzistencës së defekteve të lindura të zemrës tek fetusi dhe problemeve me ritmin e zemrës tek fetusi. Ekokardiografia fetale përdor teknikat standarde ekokardiografike: teknikën Doppler njëdimensionale, 2D, 3D dhe 4D duke përfshirë edhe color Doppler-in.  Tek grate të cilat kanë shtatzëni me rrezik të lartë bëhet në  javën e 15-16  të shtatzënisë dhe bëhet në mënyrë trnasvaginale (nëpërmjet vaginës). Tek gratë shtatzëna të cilat nuk kanë ndonjë rrezik të caktuar ,  metoda standarde rutinore kryhet në mënyrë transabdominale (nëpërmjet barkut) si kontroll i parë duke filluar nga java 19-24 dhe si kontroll i dytë nga java 28-29.

Shumë prindër nuk e dinë se anomalitë kongjenitale në zemër  janë të pranishme tek  6 deri në 8 foshnja për 1000 lindje të gjalla. Të dhëna statistikore, të marra nga qendra referente të cilat kanë të bëjnë me ekokardiografinë fetale  tregojnë se prania e anomalive kongjenitale të zemrës është më e madhe se 6-8 foshnja për 1000 lindje.

Përse është e rëndësishme kryerja e kontrollit të parë ndërmjet javës së 19-24?

Përsa i përket fetusit, kjo është periudha më e mirë, “mosha” e fetusit, hapësira që ka në mitër e cila lejon lëvizjen e lirë, gjë e cila na jep një pamje më të mirë të të gjitha strukturave anatomike të zemrës”, thotë Dr. Dimeski.

Zbulimi i hershëm i anomalive kardiake është parakusht për trajtimin e suksesshëm

Ky skrining ka avantazhe të shumta ndër të cilat janë:  zbulimi i hershëm i defekteve të lindura në zemër, informimi i prindit për gjendjen e zemrës së fetusit, planifikimi i kohës dhe vendit të lindjes pranë qendrës kardiokirurgjike nëse fetusi është bartës i VSM, terapia e mundshme për aritmitë kardiake fetale, ndërprerje e mundshme e shtatzënisë në rastin e kardiopative komplekse të lidhura me çrregullime gjenetike, sigurimi i njohurive shkencore rreth zhvillimit dhe rrjedhës së VSM dhe perspektivën e intervenimit fetal kardiologjik dhe kardiokirurgjik.

Trendet më të fundit të kirurgjisë kardiake në trajtimin e anomalive të lindura të zemrës

Pikëpamjet e sotme të qendrave referente të cilat merren me kardiokirurgjinë pediatrike  janë të fokusuar në diagnostikimin prenatal të anomalive kardiake. Kur dihet diagnoza dhe kur pritet që foshnja të lindë me anomali  në zemër, kirurgët insistojnë që kirurgjia të implementohet sa më shpejtë të jetë e mundur për faktin se rezultatet në aspektin kirurgjik janë më të mira dhe foshnja ka një cilësi jetë më të mirë në krahasim me ata tek të cilët trajtimi kirurgjik është kryer pas diagnostikimit I cili është bërë pas një periudhe të caktuar pas lindjes së foshnjës. Për kryerjen e kësaj procedure, kirurgët insistojnë për transport (In utero), që do të thotë se lindja e gruas shtatzënë do të bëhet pranë qendrës referente të kirurgjisë kardiake. Kjo qasje për trajtimin e anomalive kongjenitale të zemrës është një domosdoshmëri për kirurgjinë kardiake pediatrike.

Në spitalin klinik Acibadem Sistina, çdo grua shtatzënë ka mundësi për të bërë ekokardiografi fetale si pjesë e kontrolleve të detyrueshme. Si pjesë e konceptit Acibadem Sistina BABY, nënat të cilat kanë bërë ekokardiografi fetale gjatë shtatzënisë, do t’iu ofrohet  skrining  kardiologjik papagesë  për foshnjën e tyre pas lindjes.

 

Shpërndaj