Kirurgjia e mëlçisë shumë shpeshtë është mënyra e vetme për trajtimin e ndryshimeve të indit të mëlçisë. Dr. Vlladimir Avramovski, kirurg digjestiv, shpjegon se për shkak të madhësisë së organit dhe mekanizmave të tij kompensatore, shumë sëmundje të mëlçisë nuk japin simptoma në fazën e hershme dhe më së shpeshti ndryshimet e saj detektohen gjatë ekzaminimit me ultra zë. Për vlerësimin e gjendjes dhe për përgatitjen paraoperatve përdoren ekzaminime shtesë që përshijnë tomografinë e kompjuterizuar, rezonancën magnetike, biopsinë e ndryshimit dhe ekzaminimin e saj patohistologjike, si dhe eventualisht PET skan.
Procedurat kirurgjikale
Resekcionet e mëlçisë (heqja e një pjese të madhe ose një pjese të vogël) janë procedura më të shpeshta kirurgjikale që kryhen kur bëhet fjalë për ndryshim tumoral të mëlçisë. Kohëzgjatja e operacionit nga 2 deri në 5 orë, ndërsa në disa raste mund të zgjatë edhe më shumë. Ekipi anesteziologjik është shumë i rëndësishëm për rrjedhjen e procedurës kirurgjikale për shkak të specifikave të kirurgjisë së mëlçisë.
Kirurgjia e mëlçisë kryhet në qendra të larta të specializuara.
Mëlçia është organ i madh parenkimatoz me furnizim të pasur të gjakut dhe një nga karakteristikat e saj kryesore gjatë ndonjë lëndimi shumë gjakoset edhe gjatë intervenimit kirurgjik. Për shkak të specifikimit të saj dhe kompleksitetit, çdo kirurg digjestiv nuk është profesional për të kryer intervenime kirurgjikale të mëlçisë. Kirurgjia e mëlçisë punohet në qendra të lartë të specializuara të ekipuara me personel mjekësor dhe pajisje mjekësore që është e nevojshme në këtë lloj të proceduvrave kirurgjikale. Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” kirurgjia e mëlçisë është një procedurë rutine kirurgjikale.
Çfarë pas operacionit?
Pas përfundimit të operacionit, pacienti i kalon orët në dhomën për shërimin postoperativ ose, nëse gjendja kërkon, mund të vendoset në njësinë për trajtim intensiv. Më vonë pacienti vendoset në Repartin e Kirurgjisë ku fillohet me terapi fizikale dhe mobilizimin e tij gjatë ditës së parë postoperative, ndërsa fillohet me ushqim përmes gojës. Trajtimi spitalor i pacientit zgjatë rreth një jave nëse nuk ka komplikime postoperative.
Komplikimet
Më se shpeshti pacientet nuk kanë komplikime postoperative. Është e mundshme të paraqiten gjakderdhjja postoperative, rrjedhje e tëmthit (lëngun që prodhon mëlçia), rrjedhje e ascitit (përmbajtjen e lëngshme, që e prodhon mbulesa e abdomenit), dhe etj. Ndonjëherë është e nevojshme reoperacion për kontroll dhe zgjidhjen e komplikimeve postoperative. Te pacientet me sëmundje të tjera shoqëruese ose me gjendje të rëndë paraoperative janë të mundshme komplikime nga organet e tjera dhe sisteme. Vështirësitë ose ndërprerja me funksionim të mëlçisë vijnë pas resekcioneve të mëdha të mëlçisë. Shpeshherë këto gjendja kërkojnë që trajtimi të vazhdohet në njësinë e trajtimit intensiv me përfshirjen e specialisteve të sferave të tjera. Pas një jave pacientet kthehen në aktivitetet e përditshme. Pas qëndrimit në spital, pacientet janë të përgatitur për t’i kryer aktivitetet e përditshme rutine. Për cilësi më të mirë të jetës, pacienteve u rekomandohet aktivitet më të madh fizik të përditshëm me shëtitje në ajër të freskët, ushqim të shëndosh dhe higjienë. Alkooli është i ndaluar për pacientet që kanë sëmundje në mëlçi. Janë të nevojshme ekzaminime të rregullta kontrolluese postoperative, ndërsa ndonjëherë sëmundja vazhdon me trajtimin onkologjik.
Sëmundjet e mëlçisë që trajtohen në mënyre kirurgjikale:
- Tumore me origjine të mëlçisë
- Karcionimi hepatocelular
- Holangiokarcinomi
- Karcinomi i fshikëzës së tëmthit
- Ndryshim tumoral metastatik
- Ndryshime metastatike nga kanceri kolorektal
- Tumore neuroednokrine
- Tumore të tjera metastatike
- Tumore të natyrës beninje
- Adenoma
- Ndryshime fokale nodulare
- Hemangioma
- Cistë ehinokokë
- Cirroza e mëlçisë