Vera po afrohet. Të gjithë jemi të ngazëllyer për ditët e gjata me diell. I prisni me padurim pushimet verore, ku do të mund t’iu dorëzoheni plotësisht ujit të kaltër dhe rërës së plazhit. Por këtë kënaqësi mund t’jua pengojë dielli me rrezet e tij të forta. Përkrah efekteve pozitive, dielli dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë promble shëndetësore serioze.
Ekspozimi i gjatë ndaj temperaturave tepër t larta, mund të shkaktojë mbinxehje të trupit, gjëndje e cila është veçançrisht e rrezikëshme për shëndetin.
Pasojat që shkakton dielli i nxehtë janë:
- Rraskapitje për shkak të të nxehtit. Më të prekur nga kjo gjë janë personat e moshuar të cilët vuajnë nga rritja e tensionit të gjakut, si dhe fëmijët e vegjël. Simptomat e rraskapitjes për shkak të të nxehtit shfaqen menjëherë, por edhe pas disa ditësh nga ekspozimi i ndaj temperaturave tepër të larta. Fillimisht shfaqet me etje, lodhje, dobësi, marramendje, dhimbje koke, pamje jo të qartë dhe përzierje. Nëse këto simptoma paralajmëruese i shpërfillni, mund t’ju shfaqen të vjella, dhimbje të muskujve dhe të fikët. Lëkura tek këta persona është e zbehtë dhe e lagësht, me pika djerse të ftohta, puls të shpejtë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Nëse i ndjeni këto simptoma të shkaktuara nga rraskapitja për shkak të të nxehtit duhet të qëndroni menjëherë në ambient të freskët, të pini më shumë ujë dhe lëngje.
- Insolancë. Qëndrimi i gjatë në diell mund të shkaktoj insolancë. Kjo vlen më tepër për fëmijët, për personat të cilët nuk kanë flokë, veçanërisht nëse nuk përdorin kapele apo çdo gjë tjetër për mbrojtje ndaj diellit. Simptomat e insolancës zakonishtë janë: lëkurë e thatë me temperaturë trupore, dhimbje koke, marramendje, shqetësim dhe skuqje në fytyrë. Nëse nuk i merrni parasyshë këto alarme, shumë shpejt mund të fillojnë t’ju ushtojnë veshët, do të keni problem me shikimin dhe do të ndjeni këputje në trup, dhe në rastin më të keq mund të shfaqet dhe humbje e vetëdijes. Personat të cilët kanë marrë insolancë duhet menjëherë të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të errëta. Gradualisht duhet të freskohen me ujë dhe kompresë me ujë të ftohtë në qafë dhe në pjesën e ballit. Duhet të pijnë sa më shumë ujë, dhe pije të tjera në të cilat nuk përfshihet kafja dhe alkooli. Në rastin më të keq të humbjes së vetëdijes, shfaqjes së ngërçeve dhe përgjumjes, lajmëroni menjëherë mjekun.
- Ngërçet e shkaktuara nga të nxetit. Ngërçet e nxehtësisë zakonisht shfaqen tek personat të cilët janë fizikisht aktivë në temperatura ekstremisht të larta, dhe tek ata të cilët djerësiten tepër.Kjo mund të ndodhë edhe tek personat të cilët janë me pushime të cilët të pa aklimatizuar merren intenzivisht me sport. Për shkak të mundimit fizik, trupi djersitet dhe në këtë mënyrë humbet sasi të madhetë ujit dhe kripës, të kaliumit dhe magneziumit. Për këtë arsye, shfaqen ngërçe në duar dhe në këmbë, kryesisht pulpën në shputën e këmbëve. Muskujt bëhen të ngurtë dhe të njeshëm. Nëse i ndjeni këto simptoma, duhet menjëherë të ndaloni çdo aktivitet fizik dhe të qëndroni nën hije, të pini ujë dhe lëngje frutash. Është e nevojshme të pushoni për disa orë.
- Goditje nga të nxehtit. Problemi shëndetësor më serioz i shkaktuar si rezultat i temperaturave të larta është goditja e të nxehtit. Në këtë raste, trupi për shkak të temperaturave të larta, ndalon të djersitet dhe temperatura e trupit rritet mbi 41˚C. Kjo gjë ndodh papritmas, pa shfaqur shenja paralajmëruese, dhe në rastin më të keq mund të çojë në paralizë ose vdekje. Simptomat të cilat tregojnë goditjen e të nxehtit janë: marramendja, dhimbje koke, gjëndje të mundueshme, të vjella, mungesë të ajrit, ngërrçe dhe përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Lëkura te këta persona është e thatë, e nxehtë dhe e kuqe dhe temperatura e trupit është mbi 40˚C. Nëse i ndieni këto simptoma lajmëroni menjëherë ndihmën e shpejtë, dhe në të njejtën kohë duhet të qëndroni në vend të freskët dhe të laget me ujë, ose të futet në ujë.