4 produkte të shëndetshme për të cilat mendojmë se janë të dëmshme


Cili ushqim mund ta prish dietën tuaj? Disa hulumtime të reja kanë treguar se disa ushqime që deri tani I kemi konsideruar si të rrezikshme, ndihmojnë në reduktimin e stresit, parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe ju mbrojnë nga disa lloje të kancerit. 

Fatkeqësisht,  mjafton të thuhet një here  se ky ushqim ‘është I dëmshëm për shëndetit tuaj’ më pas, është pothuajse e pamundur  që të bindemi për të kundërtën.

Por ju mund ta ndryshoni këtë tendencë. Këtu keni 5 produkte të cilat duhet ti përfshini përsëri në dietën tuaj.

sistina

Cili ushqim mund ta prish dietën tuaj? Disa hulumtime të reja kanë treguar se disa ushqime që deri tani I kemi konsideruar si të rrezikshme, ndihmojnë në reduktimin e stresit, parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe ju mbrojnë nga disa lloje të kancerit. 

Fatkeqësisht,  mjafton të thuhet një here  se ky ushqim ‘është I dëmshëm për shëndetit tuaj’ më pas, është pothuajse e pamundur  që të bindemi për të kundërtën.

Por ju mund ta ndryshoni këtë tendencë. Këtu keni 5 produkte të cilat duhet ti përfshini përsëri në dietën tuaj.

Veza

Mendim I vjetët: Vezët rrisin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mendim I ri: Vezët janë plot me antioksidantë, proteina dhe lëndë ushqyese që përbëjnë bazën për një shëndet më të mirë. Për shembull, një studim i bërë në vitin  2011, thotë se konsumi i rregullt i vezëve ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit për shkak të nivelit të lartë të antioksidantë që ato përmbajnë. Studime të tjera kanë treguar se vezët mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Hulumtimi i fundit tregon se vezët mund të përfshihen në një ushqim të shëndetshëm të zemrës pa pasoja negative të kolesterolit dhe rritjes së peshës.Gjithësesi, si çdo ushqim tjetër edhe veza (sidomos e verdha e vezës) duhet të hahet me masë.

Arra

Mendim i vjetër: Arrat të shëndoshin.

Mendim i ri:  Çdo ushqim i cili konsumohet në sasi të tepëruar, rrit peshën trupore. Por , kur hahet në sasi të kontrolluar, proteinat dhe yndyrat e shëndetshme që ndodhen tek arrat, në fakt mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Përveç  humbjes së  peshës, konsumimi i arrave zvogëlon rrezikun e atakut të zemrës apo të goditjes në tru. Arrat përmbajnë omega 3 acide yndyrore të cilat janë të shkëqyera për zemrën.

Çokollata

Mendim I vjetër: Ëmbëlsirat janë të dëmshme për shëndetin.

Mendim I ri: Është e vërtetë se çokolata është e dëmshme për shëndetin, por kjo vlen vetëm për ato çokollata të cilat përmbajnë shumë sheqer. Por, çokollata e errët me sasi të pëmbajtjes së kakaos mbi 70% , është plot me flavonoide, të njejtat përbërje ndodhen tek manaferrat, vera e kuqe dhe çaji. Rreth 30 gram çokollatë e errët në ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare,  dhe 50 gram mund të zvogëlojë stresin.

Patatja

Mendim I vjetër:  Të gjitha llojet e patateve shëndoshin.

Mendim I ri: Patatja luan rol në zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore. Sipas një studimi të kryer në vitin 2012, patatja ndihmon në uljen e tensionit të gjakut tek personat me kile të tepërta, pa e rritur peshën e tyre. Përveç kësaj, patatet për nga natyra janë të pasura me fibra dhe pothuajse nuk përmbajnë yndyrëra. Patatja e ëmbël, kryeson përsa I përket sasisë ushqyese që ajo përmban.

Por gjithësesi, ju duhet të kujdeseni që pataten ta hani të zier, pasi në të kundërt nuk do të mund ta ndjeni efektin e saj pozitiv  në lidhje me shëndetin.

 

Shpërndaj