7 këshilla për qëndrimin e fëmijës tuaj në karrige të lartë

A mendoni se karriget e larta janë të sigurta për fëmijën tuaj? Janë rritur në mënyrë alarmante lëndimet tek fëmijët si rezultat i rënies nga karriget e larta. Lëndimet zakonisht janë tronditje, mavjosje apo çarje në pjesë të kokës apo fytyrës. Dy të tretat e fëmijëve janë lënduar për shkak të rënies nga karrigia. Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga këto rënie, është përdorimi i karrigeve të veçanta të dizejnuara për fëmijët e vegjël. Patjetër duhet t’i lidhni ata me rripin që posedojnë vetë karriget.

Këtu keni gjashtë këshilla që fëmija juaj të jetë i sigurt:

1)      Mësojeni fëmijën tuaj që karrigja duhet përdorur vetëm për të ngrënë dhe jo për të luajtur.

2)      Përdorni rripin i cili ndodhet në karrige – tavolina nuk është mënyra efikase për mos lejimin e rënies së fëmijës tuaj nga karrigia.

3)      Mos e lini vetëm fëmijën tuaj në karrige.

4)      Mos i lejoni fëmijët të ngrihen apo të ngjiten vetë në karrige.

5)      Edhe pse të rënit nga karrigia është një nga lëndimet që fëmijët marrin më shpesh, sigurohuni që ajo të jetë mjaftueshëm larg nga tavolina apo nga sipërfaqet mbi të cilat punohet, në mënyrë që të mos tentojnë ta përmbysin karrigen e tyre duke u mbajtur në tavolinë apo në këto sipërfaqe.

6)      Para  se të vendosni të blini karrige apo lodra për fëmijën tuaj, sigurohuni që ato të mos kenë defekte apo të jenë të dëmtuara.

Ka shumë raste të rënies së fëmijëve nga karrige normale. Po kështu edhe nga karriget e larta, mos i lejoni fëmijët tuaj të ngrihen apo të luajnë në karrige, apo akoma më pak ti përdorin ato si shkallë për të arritur gjëra të cilat ndodhen më lartë. Të qëndruarit në këmbë apo të ngjiturit në mbobiljet shtëpiake, pasi fëmija mund të humbasë ekuilibrin dhe të përmbyset në ndonjë sipërfaqe të fortë, apo mbi fëmijën të përmbysen abjekte  apo sende të rënda dhe ta lëndojnë fëmijën tuaj.

Së fundi, duhet të vendosni limit fëmijëve tuaj derisa janë të vegjël, dhe ti mësoni ata se çfarë duhet dhe çafrë nuk duhet të bëjnë. Kur ata të rriten do të dinë vetë si të mbrohen gjatë kohës që janë duke luajtur.

Shpërndaj