Jemi të sigurt se gjëja e fundit që mund t’ju vijë ndërmend është të blini një kafshë shtëpiake, ndërkohë që jeni duke pritur një bebe. Por, mendoni se pikërisht kjo do ta mbrojë fëmijën tuaj nga alergjitë.
Edhe pse mund t’ju tingëllojë e çuditshme, nëse ruani kafshë shtëpiake ndërkohë që fëmijët tuaj janë të vegjël, kafshët shtëpiake mund t’i mbrojnë ata dhe mund t’i bëjnë ata imun ndaj alergjive të shkaktuara nga qentë dhe macet gjatë viteve të mëvonshme.
Studimet kanë treguar se bebet nën moshën një vjeçare, të cilët jetojnë në praninë e kafshëve shtëpiake janë më pak të ndjeshëm ndaj alergjive. Dhe akoma më interesante, të luajturit dhe të vrapuarit rreth kafshëve shtëpiake, zëvendëson ushtrimet e nevojshme prej 30 minutash në ditë, të cilat j’ua rekomandon mjeku.
Çfarë ndodhë nëse tashmë fëmija juaj është alergjik?
Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj kafshëve shtëpiake , në këtë rast është më tepër se e sigurt që duhet menjëherë t’i largoni këto kafshë nga shtëpia. Një opsion tjetër është t’i mbani fëmijët në ambiente të ndara me kafshët shtëpiake, si dhe të përdorni mjete freskuese për pastrimin e ajrit, ose t’i lani më shpesh kafshët tuaja shtëpiake.
Për trajtim është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun pediatër-pulmoalergolog, i cili do t’ju lëshojë terapi për të kontrolluar simptomart e hundës dhe syve, nëse është e nevojshme edhe imunoterapi.
Cilat janë simptomat e këtyre alergjive?
Reagimet e lehta manifestohen me simptomave të cilat zënë një pjesë të veçantë të trupit si: skuqje, kruarje, lotë apo kruarje në sy, kullim të hundës, etj. Këto reagime nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit. Reagimet e moderuara manifestohen me simptoma të cilat përhapen edhe në pjesë të tjera të trupit. Simptomat përfshijnë kruarje,skuqje të lëkurës, ënjtje, dhe probleme me frymëmarrjen.
Reaksionet e rënda, të njohura me emrin ‘anafilaksia’ janë shumë të rralla dhe madje mund të vënë në rrezik jetën e njeriut. Reaksioni është tepër i shpejtë dhe mund të përfshijë menjëherë të gjithë trupin. Simptomat e para të anafilaksisë janë kruarje e syve dhe fytyrës. Pas disa minutash shfaqen simptomat më të rënda, duke përfshirë ënjtje të fytit, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen dhe përtypjen, dhimbje barku, ngërç, të vjella, diarre, kruarje dhe ënjtje.
Nëse mendoni se ju ose fëmija juaj ka alergji nga kafshët shtëpiake, mos prisni, por menjëherë vizitoni doktorin. Nëse simptomat zgjasin një javë deri në dy, atëherë konsultohuni me specialist alergolog apo imunolog.