Studimet e fundit në lidhje me shqyrtimin e kancerit në mitër, kanë treguar se nën moshën 21 vjeçare nuk është e nevojshme kryerja e testeve për detektimin e kancerit në qafën e mitrës, sepse parametrate testeve, përveç të tjerash, bazohen në aktivitetin seksual të gruas.
Kanceri i mitrës është një sëmundje tepër e rrallë për popullësinë e kësaj moshe, pothuajse nuk ekziston. Studimet e fundit tregojnë se gratë duhet të fillojnë të kryejnë teste për shqyrtimin e kancerit të mitrës mbi moshën 21 vjeçare. Nga mosha 21 deri në moshën 30 vjeçare duhet patjetër të kryhet pap test një herë në vit. Ndërsa për gratë mbi moshën 30 vjeçare duhet të kryejnë pap test dy herë në vit. Ndërsa kryerja e testit të HPV është e detyrueshme të paktën një herë në 3 -5 vjet. Në këtë mënyrë, gratë mbi moshën 30 vjeçare, do të mbrohen nga një numër i madh i sëmundjeve në mitër.
Nëse gratë kryejnë rregullisht kontrolle gjinekologjike dhe Pap test, shumica e ndryshimeve parakanceroze mund të detektohen më herët dhe të kurohen më herët, para se të arrihet zhvillimi i kancerit.
Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni shumicën e kancereve invazive. Çdo kancer invaziv i zhvilluar, mund të arrihet të zbulohet shumë më herët me anë të këtyre testeve shqyrtuese, madje që në hapat e para të tij dhe në këtë mënyrë do të mund të shërohet krejtësisht.
Screening nuk rekomandohet për gratë mbi moshën 65 vjeçare, veçanërisht për ato të cilat kanë kryer rregullisht pap teste në 10 vitet e fundit dhe kanë pasur rrezultate të shkëlqyera.