Simptomat e kancerit të gjirit

Çfarë është kanceri i gjirit?

Pas kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është diagnostikuar si kanceri më i shpeshtë tek gratë. Mund të shfaqet edhe tek meshkujt edhe tek femrat, por tek këto të fundit është tepër më i përhapur.
Falë rritjes së ndërgjegjësimit të grave përsa i përket kancerit të gjirit, studimet e fundit tregojnë se diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundje po tregon rezultate gjithnë e më të mira. Shkalla e mbijetesës është gjithnë e në rritje, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve është gjithjë në ulje falë faktorëve të shumtë të zbulimit të hershëm të sëmundjes, trajtimet e reja dhe rritja e nevojës për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo sëmundje në të vërtetë.

Simptomat

– Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit mund përfshijnë:
– Kokërr apo trashje të gjirit të cilën e ndjeni ndryshe nga indet e tjera përreth.
– Rrjedhje nga gjiri, veçanërisht rrjedhje gjaku
– Ndryshim të madhësisë dhe formës së gjirit
– Rrjepje ose djegie të gjirit apo thithës së gjirit
– Ndryshime të lëkurës së gjirit, shfaqja e vrimave në lëkurë
– Gropëzim (kthim përbrenda) i thithit
– Skuqje, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit ( ngjan me lëkurën e portokallit)

Nëse vëreni kokërr apo ndonjë ndryshim tjetër në gjoksin tuaj, edhe nëse rezultatet e mamografisë së fundit ishin në rregull, menjëherë rezervoni kontrollin tuaj.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura