Personalitet e njohura si Kristiano Ronaldo, devid bekam, Bred Pit krijuan një pamje të re për atë se si mashkulli duhet të ketë kujdes dhe të kujdeset për pamjen e vet. Një numër i madh i meshkujve në botë filluan t’i ndryshojnë shprehitë dhe u nisën gjurmëve të personaliteteve të famshme. Sot secili mashkull dëshiron të duket më i ri dhe mjaft kalon duke u kujdesur për lëkurën dhe flokët. Dermatologët ua prezantojnë problemet më të shpeshta të cilat i shqetësojnë meshkujt. Gjithashtu, ju ofrojmë edhe zgjidhje më bashkëkohore se si t’i tejkaloni të njëjtat.
Irritomi i lëkurës pas rrojtjes
25 për qind të meshkujve lëkura u irritohet pas rrojtjes. Trajtimi i këtij problemi shpesh nënkupton kombinim i antibiotikëve dhe asteroideve, dy deri në tre ditë, varësisht nga shkalla e irritimit. Që ta parandalojë irritimin, mjekra duhet të rruhet nga lartë poshtëm në drejtim të rritjes së qimeve. Është e rëndësishme që të bëni pushime të shkurtra gjatë rrojtjes, me qëllim që ta pushoni lëkurën dhe t’i lani pjesët e irrituara me sapun anti bakterial. “Nëse rruheni më shpesh, mos e shtypni shumë mjekrën, që t’i pengoni qimet nën lëkurën. Gjithashtu, e rëndësishme është që lëkura mirë të përgatitet para rrojtjes, gjegjësisht të zbutet me ujë të ngrohtë, dhe ta shmangni ta vendosni shkumën në fytyrë të thatë. Në fund, kontrolloni nëse brisku është mjaft i mprehtë dhe përpiquni të përdorni brisk të ri për çdo rruajtje”, sqaron dr. Vesna Pljakoska, dermatvenerolog.
Qimet nën lëkurë
Qimet nën lëkurë janë të qime të shkurta të përdredhura që rriten drejt brendisë së lëkurës dhe krijojnë topa të kuqe dhe me qelb. Sipas dr. Pljakoska, që të mbrohemi nga këto qime të padëshiruara përdorni makinë elektrike për rrojtje, të cilat më pak e irritojnë lëkurën nga brisqet klasike. “Rekomandojmë që mos ta ruani mjekrën tërësisht me qëllim që t’i shmangeni paraqitjes së qimeve nën lëkurë. Pas rrojtjes, përdorni krem hidrate”, këshillon dr. Pljakoska
Kurriz me leshra të shumta
Para 20 viteve kurrizi me leshra të shumtë për meshkujt ishte fat. Sot me zhvillimin e dermatologjisë fati i meshkujve mund të ndryshohet me ndihmën e aparateve për epilacion me laser. “Lëkura te meshkujt është më e trashë, e me këtë jo secili aparat për epilacion me laser ka rezultatet të suksesshme. Laseri me diodë arrin në shtresat më të thella dhe mu për këtë aplikohet shumë gjatë epilacionit te meshkujt”, sqaron dr. Pljakoska.
Tullaci
Flokët shpesh fillojnë të bien pas moshës 30 vjeçare nga jeta. Edhe pse nuk parqet problem serioz shëndetësor, ndikon në psiken dhe vetëbesimin, veçanërisht te meshkujt, ku ky problem është më i shpeshtë. Rënia e flokëve quhet alopeci dhe mund të paraqitet si pasojë e më shumë shkaqeve: gjenetike, infektive dhe sëmundjet auto imune. Shkaku më i shpeshtë për rënien e flokëve është alopecia androgjenike, që është rezultat i ndryshimeve hormonale dhe faktorit trashëgues. Fillon me rënien e flokëve prapa kokës,m e pastaj përhapet në teme. Me kalimin e kohës tullacia përhapet në të gjitha flokët dhe mbetet vetëm një kurorë në pjesën e qafës. Tullacia nuk mund të pengohet e as të parandalohet në mënyrë efikase, veçanërisht kur shkaku është faktori gjenetik. Në treg ekzistojnë losione të shumta, krem, shapona për pengimin e tullacisë dhe kthimin e serishëm të flokëve. Por, asnjeri prej tyre nuk parqet zgjidhje të përhershme për tullacin pasiqë folikulat, d.m.th. rrënjat e flokëve, janë të vdekura dhe nuk mund të kthehen sërish në funksion. Mënyra e vetme që ta ktheni vëllimin e flokëve tuaja është metoda e transplantimit të flokëve. Sipas dr. Andrej Petrov, ekzistojnë më shumë metoda për transplantimin e flokëve, por metoda më pak invazive me të cilën arrihen rezultatet më të mira është FUE metoda (Folicle Unit Extraction). Ky intervenim revolucionar realizohet vetëm në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.
Transplantimi i flokëve me FUE metodën
“FUE metoda është intervenim minimal invaziv, që realizohet me marrjen individuale të folikuleve nga fija, më shpesh nga fusha e qafës, dhe transplantimi në vende ku mungon floku. Procedura realizohet me ndihmën e aparatit të veçantë që mundëson marrjen më të saktë të fijeve, pa shenja dhe pa dëmtimin e rinjve fqinje, që ka përparësi të madhe në raport me teknikat tjera. Me transferimin e fijeve individuale arrihet shpërndarja e barabartë e flokëve, si dhe pamja natyrale. Me përsëritjen e intervenimit mundësohet dendësia graduale e flokëve, e në të njëjtën kohë arrihet rezultat optimal estetik. Pas procedurës nuk vihen penj, e as nuk mbahet fashë sepse vrimat prej të cilave është marrë fija për transplantim janë me madhësi prej 1mm dhe spontanisht rriten me dregëza, të cilat pas disa ditëve bien vetë. Intervenimi realizohet me anestezion lokal. Pas transplantimit pacienti mund t’u kthehet obligimeve të përditshme. Efekti nga transplantimi i flokëve me FUE metodën është e dukshme menjëherë Në periudhën prej 6 muajve gradualisht bie floku i transplantuar, e në vend të tij mbin floku i ri”, sqaron dr. Andrej Petrov.