Si ti kalojnë më lehtë fëmijët në shkollë simptomat e alergjisë?

Alergjitë janë gjithnjë dhe më tepër të pranishme tek fëmijët, ndërkohë që prindërit, gjithmonë  mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Duke i njohur simptomat e alergjisë dhe gjërat të cilat e shkaktojnë atë, ju tashmë e dini se si duhet të veproni kur janë në shtëpi apo në shëtitje. Por si ta ndihmoni fëmijën tuaj ndërkohë që është në shkollë?

Alergjitë janë gjithnjë dhe më tepër të pranishme tek fëmijët, ndërkohë që prindërit, gjithmonë  mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Duke i njohur simptomat e alergjisë dhe gjërat të cilat e shkaktojnë atë, ju tashmë e dini se si duhet të veproni kur janë në shtëpi apo në shëtitje. Por si ta ndihmoni fëmijën tuaj ndërkohë që është në shkollë?

 

Informoni mësuesit në lidhje me alergjinë e fëmijës

Është shumë e rëndësishme që ti informoni mësuesit në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës tuaj, me qëllim që të kenë mundësi për ta ndjekur dhe t’ju informojnë nëse simptomat intensifikohen gjatë periudhës së qëndrimit në shkollë.

Bëni një listë të simptomave dhe të atyre gjërave të cilat i shkaktojnë ato

Bëni një shpjegim me shkrim të gjendjes dhe pamjes klinike të fëmijës suaj. Përmendini simptomat tipike të alergjisë dhe çfarë i shkakton ato, emrin dhe dozën e ilaçeve që duhet të marë fëmija  gjatë ditës, dhe nëse ilaçe të caktuara shkaktojnë alergji tek fëmija. Lëreni dhe numrin tuaj të kontaktit në rast se duhet t’ju kontaktojnë apo t’ju informojnë në lidhje me ndonjë situatë të caktuar.

Cilat janë simptomat ndaj të cilave duhet veçanërisht të bëhet kujdes?

Në rast se gjendja e fëmijës suaj përkeqësohet ose nëse ka nevojë për rritjen e dozës së trajtimit ajo mund të manifestohet me shfaqjen e disa shenjave të caktuara për të ciulat duhet patjetër të jeni të informuar. Duke e njohur mirë gjendjen shëndetësore të fëmijës suaj, mësuesi duhet t’ju njoftojë nëse vëren disa shenja të caktuara tek fëmija juaj si psh:

  • Paaftësi për tu përqëndruar
  • Kollë
  • Skuqje të faqeve dhe të syve
  • Kruarje të syve dhe përlotje
  • Rrjedhje ose bllokim i hundës

Përfshiheni edhe fëmijën tuaj

Me qëllim për të ditur nëse ekzistojnë  alergjene të caktuara të cilat i përkeqësojnë simptomat , pyesni fëmijën tuaj nëse ka vënë re se simptomat e alergjisë i shfaqen gjatë kontaktit me pluhurin e shkumësit, ose nga ndonjë mjet apo objekt tjetër në shkollë. Si shkak i shfaqjes së simptomave mund të jetë edhe lagështia e tualetit, pluhuri në klasë, poleni në oborrin e shkollës, prania e gjitarëve të vegjëI  brenjtës (minj), etj.

Jini të gatshëm për të reaguar

Shpeshherë tek fëmijët të cilët janë alergjikëndaj polen, aktivitetet jashtë shkollës i përkeqësojnë simptomat e alergjive, veçanërisht në periudhat kur poleni është në një koncentrim të lartë. Prandaj nuk do të ishte keq sikur ta lajmëronit mësuesin që në ditë të tilla të mos e lërë dritaren hapur.

Shpërndaj