Zgjerimi i gjendrave limfatike tek fëmijët

Zgjerimi i gjendrave limfatike shpesh i shqetëson prindërit. Kur  prekin kokrra të vogla në qafë, në sqetull apo në pjesën e ndjeshme në pjesën e sipërme të këmbëve, menjëherë mendojnë  për sëmundjen më të keqe. Gjendrat apo nyjet limfatike, reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe  bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes. Gjendrat limfatike janë pjesë e sistemit limfatik, i cili ka funksion për t’i mënjanuar të gjitha mikroorganizmat dhe molekulat e mëdha që të mos futen në gjak dhe në këtë mënyrë të mund të përhapen në të gjithë trupin. Ato reagojnë ndaj infeksioneve sistemike dhe lokale me aktivitet të zmadhuar.  Ato  reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe  bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes shpjegon Dr. Leonardo Kamenjarski, pediatër në Spitalin klinik "Acibadem Sistina".

Zgjerimi i gjendrave limfatike shpesh i shqetëson prindërit. Kur  prekin kokrra të vogla në qafë, në sqetull apo në pjesën e ndjeshme në pjesën e sipërme të këmbëve, menjëherë mendojnë  për sëmundjen më të keqe. Gjendrat apo nyjet limfatike, reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe  bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes. Gjendrat limfatike janë pjesë e sistemit limfatik, i cili ka funksion për t’i mënjanuar të gjitha mikroorganizmat dhe molekulat e mëdha që të mos futen në gjak dhe në këtë mënyrë të mund të përhapen në të gjithë trupin. Ato reagojnë ndaj infeksioneve sistemike dhe lokale me aktivitet të zmadhuar.  Ato  reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe  bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes shpjegon Dr. Leonardo Kamenjarski, pediatër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Limfadenopatia dhe adenopatia – inflamacioni më i shpeshtë i gjendrave limfatike

Zakonisht, zmadhimi i gjendrave është deri në 2 cm, ato janë diskrete, pak të ngurta ose fleksible dhe zhduken relativisht lehtë. Kjo quhet limfadenopati. Megjithatë, në më pak se 25% të rasteve gjendrat rriten ndjeshëm, me shenja të theksuara të inflamacionit, kjo përfaqëson inflamacionin e gjendrës së quajtur adenitis.  Në të gjenden baktere, neutrofile dhe mbetje nekrotike. Me kalimin e kohës lëkura mbi gjendrën skuqet, ngjitet me gjendrën duke e kufizuar kështu lëvizshërinë e saj. Adenopatia mund të jetë e përgjithësuar ( e përhapur) ose rajonale dhe mund të shfaqet si rezultat i infeksionit, sëmundjes kolagjene ose për shkak të perjardhjes neoplazike. Ndërsa  adenitis zakonisht është i lokalizuar dhe zakonisht shfaqet për shkak të infeksionit.

Bakteret dhe viruset të cilat shkaktojnë imflamacionin e gjendrave limfatike

Çdo organizëm i aftë për të infektuar indet, mund të shkaktojë adenitis, që do të thotë se numri i shkaqeve është i lartë.  Këtu përfshihen bakteret, zakonisht streptokoku betahemolitik i grupit A dhe stafilokoku, si dhe një numër i madh i viruseve si virusi Ebshtajn-Barr, citomegalovirus, rubeola, virusi simpleks  herpes.  Zmadhimi i gjendrave limfatike shpesh i shqetëson prindërit. Kur  prekin kokrra të vogla në qafë, në sqetull apo në pjesën e ndjeshme në pjesën e sipërme të këmbëve, menjëherë mendojnë  për sëmundjen më të keqe. Gjendrat apo nyjet limfatike, reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe  bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes. Përveç baktereve dhe viruseve, të cilat shfaqen si shkaku më i zakonshëm i inflamacionit të gjendrave limfatike, shkak mnd të jenë edhe  bacilet e tuberkulozit, gërvishtjet ose kafshimet e ndonjë kafshe apo insekti. Kryesisht nyjet limfatike të prekura janë ato të qafës. Inflamacioni i tyre shfaqet për shkak të infeksionit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, lëkura e fytyrës, dhëmbët, goja, veshët, etj.  Inflamacioni i nyjeve limfatike  në sqetull, shkaktohet nga infeksioni i plagëve në lëkurë, celuliti, herpesi zoster. Nyjet limfatike  iguinale kanë të bëjnë me inflamacionin e shkaktuar nga infeksioni i lëkurës, infeksionet perianale, intra-abdominale dhe gjenitale. Një  shfaqje e zakonshme tek fëmijët është inflamacioni  limfadenistis mezentzerik i nyjeve limfatike në bark, duke shkaktuar dhimbje të përkohshme të barkut.

Tuberkulozi, një  arsye tjetër për zmadhimin e nyjeve limfatike

Një entitet i veçantë është tuberkulozi limfadenitis.  Tuberkulozi pas disa dekadash rënie, kohët e fundit është përsëri në rritje. Nga tuberkulozi mund të infektohen fëmijë të të gjitha moshave, dhe shpesh me ekspozimin e tyre pranë të rriturve të sëmurë. Vendet më të zakonshme të tuberkulozit limfadenitis janë nyjet limfatike tonsillare dhe ato pshtë nofullave,  nyjet mbi kockat kryesore,  në sqetulla, nyjet inguinale dhe ato të femorale. Në fillim nyjet janë të forta, diskrete dhe nuk mund të ndjehen me anë të prekjes, por gjatë progresimit ato kanë tendencë të rriten dhe të bëhen të dukshme në lëkurë e cila tashmë është trashur  por nuk kanë ngjyrë.  Në rast se nuk trajtohen,  mund të ndodhë rrjedhje  spontane, e cila lë rrjedhje të sinusit. Limfadenitis tuberkular tek nyjet aksiliare apo nyjet mbi kockën kryesore mund të shkaktohen nga vaksina BSZH. Trajtimi i limfadenitis zbatohet në varësi të arsyes që e ka shkaktuar atë.

Shpërndaj