Lëngu i shegës – antioksidant i fuqishëm

Shega është një simbol i shëndetshëm i jetës së përjetshme. Lëngu i shegës ka një pushtet të fuqishëm antioksidant, më të fuqishëm madje edhe se ai i çajit jeshil dhe verës së kuqe. Sipas studimeve lëngu i shegës është tre herë më i fortë se e njejta sasi e çajit jeshil apo verës së kuqe, boronicës blu apo boronicës së kuqe. Efektet mbrojtëse i’u atribuohen fitohemikaleve – polifenole, tanineve dhe antocianineve. Vetëm me një gotë lëng mund t’a zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shega e përkthyer në gjuhën latine do të thotë mollë e mbushur plot për plot me fara. Në mjekësinë popullore shega është përdorur kundër parazitëve në zorrë. Vlera mesatare e energjisë në 100 gr shegë është 74 kalori. Është një burim i pasur i kaliumit. Përmban magnez, fosfor, kalcium, hekur, bakër. Përmban karrotenoide, vitaminë C dhe B.

Lëngu i shegës parandalon oksidimin e kolesterolit LDL, pra parandalon arterosklerozën. Shkancëtarët kanë provuar se si sillet kolesteroli LDL në praninë e lëngut të shegës, dhe kanë vërejtur se më pak se 40% të molekulave të kolesterolit LDL kanë oksiduar. Ky lëng ka një efekt kimioterapeutik mbi qelizat e kancerit të prostatpës. Shega posedon antioksidantë të fortë dhe veti anti-vepruese. Ekstrakti i shegës ka aftësi për të ngadalësuar rritjen dhe t’i shkatërrojë qelizat e kancerit të prostatës.

Zakonisht, disa prej nesh duan që t’i përtypin të gjitha kokrrat e frutit, dhe më pas t’i gëlltitin edhe farat edhe tulin e frutit. Ky është një veprim i dobishëm pasi farat e shegës përmbajnë substanca të dobishme duke përfshirë fibra të pa tretshme. Gjithmonë para se të blini mundohuni që fruti të jetë i rëndë, i rrumbullakët, dhe të ketë madhësinë e një portokalli, pasi frutat më të mëdhenjë kanë më tepër lëng. Shegën mund ta ruani madje dhe një muaj në një vend të thatë dhe të freskët, ose dy muaj në frigorifer. Lëngun e freskët konsumojeni menjëherë!

Shpërndaj